Rama: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, opozita po nxit dhunë kundër mjekëve

21 Nëntor 2020, 19:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe të tregojë të vërtetën.

Prokuroria e di vetë punën e saj, nëse e shikon të arsyeshme që të ndërhy në këtë maskaradë politike, askush nuk do e pengojë”, shprehet Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se për këtë denoncim do të ketë dhe një gjykatës tjetër që do jetë populli, duke iu referuar votës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Rama i trembet dhe një nxitje dhune kundër mjekëve, duke thënë se ata që kanë humbur të afërmit e tyre do mundohen të gjejnë fajtorët në radhët e bluzave të bardha.

Mund të nxitet dhuna e qytetarëve për mjekët pasi kanë humbur të afërmit. Në do ta vijojmë këtë luftë”, shtoi Rama.

Në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të shmangin mbylljen e vendit. “Ju lutem të gjithëve zbatoni rregullat, kontribuoni që të shmangi një mbyllje tjetër dhe mos dyshoni për asnjë informacion zyrtar dhe mos bini pre e frikës që u duan mish për topin e tyre të verbër”, tha kreu i qeverisë.

3 komente në “Rama: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, opozita po nxit dhunë kundër mjekëve”

  1. Basha ikkkkk!!!! says:

    Opozitë mjerane

    1. Atdhetari says:

      RAMA eshte BURE
      Basha nje MASHTRUS Genjeshtar I kalibrit te LARTE

  2. Tropojani says:

    Basha eshte kthyer ne super shpifsire, na e ka gerdit sic thone kosovarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje