REAGIMI/ Rama: Ne po luftojmë me Covid, opozita dhe presidenti janë bërë bashkë me COVIDIN, kundër nesh. Viktimat s'fshihen si videot e 21 Janarit, po tejkaloni çdo cak

21 Nëntor 2020, 18:22Politika TEMA
REAGIMI/ Rama: Ne po luftojmë me Covid, opozita dhe presidenti janë

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot me një mesazh qytetarëve lidhur me akuzat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për fshehje të numrit të viktimave në spitalet COVID, duke mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Në mesazhin e tij Rama tha se COVID-19 është një sprovë e madhe që po sulmon egërsisht të gjitha shtetet dhe sistemin shëndetësore. Rama shtoi se është krenar për të gjithë qytetarët për reagimin e tyre në këtë krizë të rëndë që ka goditur vendin.

“Unë jam sinqerisht krenar për ne si popull që kemi reaguar në të dyja rastet (tërmeti dhe COVID) për mënyrën se si kemi reaguar. Jam shumë krenar si kryeministër se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion të qytetarëve. Jam krenar për çdo mjek në vijën e parë dhe çdo mjek familje”, tha ai.

Më tej kreu i qeverisë opozitën e quan një “pakicë e zhurmshme” dhe shton çdo shpifje që hidhet kundër tij nuk e dëmton por e bën më të fortë.

“Një pakicë e zhurmshme çdo ditë shan e qëllon me gurë ata që rrinë pa gjumë e punojnë çdo ditë. Nuk jam këtu për t’u për t’u ankuar për baltën dhe për pështymat që marr çdo ditë nga pakica e zhurmshe. Mua të sharat nga pakica e zhurmshme më bën më të fortë.

Thonë që unë nuk i dua kurrë kritikat, por e kanë gabim. Unë nuk duroj dot sharjet dhe këto ma ndezin gjakun. Dikush e quan dhe arrogancë kur unë përballem me shpifësit, por është pasioni i madh për punën që bëj.

Ne mund të kemi opinione të ndryshme për punën, dhe kjo është demokraci, por nuk mund të shahet dhe të shpifet. Ne nuk mund të ndahemi për numrin e të vdekurve dhe të bëhet politike me foto nga morgu”, shtoi Rama.

Në mesazhin e tij, Rama përgënjeshtroi akuzën e Bashës se po fshihen viktimat, duke i cilësuar sulmet si një akt të turpshëm, që ”tejkalon demokracinë”, një “lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, episod i shëmtuar i luftës për pushtet, që nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar”.

Kryeministri akuzoi opozitën dhe presidentin duke thënë se sipas tij, akuzat e pabaza, me fotografi “klandestine” nga morgu, tregojnë “ka një dobësi të frikshme të karakterit të opozitës.

Viktimat nuk janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim, ata nuk treten në ajër. Mjekët në front të parë nuk janë si këshilltarët e presidentit që shpërndajnë lajme të rreme, nuk fshihen viktimat si u fshinë videot e kryeministrisë në 21 janar. Opozita dhe presidenti po bëhen palë me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë”.

Rama cilësoi akuzat  edhe si të rrezikshme për vetë mjekët sepse “nxit urrejtjen ndaj tyre”.

Kreu i qeverisë mohoi që të jenë fshehur numrat e viktimave nga COVID, duke thënë se qeveria nuk ka as mundësi praktike dhe as teorike ta bëjë një gjë të tillë.

Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekurve është çnjerëzore. Sa do i dobët qoftë karakteri i lidershipit të një partie, si mund të cenohet integriteti njerëzor, jo profesional i një armate të madhe mjekësh që kanë harruar familjet e tyre.

Si mund t ë bjerë kaq poshtë qenia politike dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që kanë humbur të dashurit e vetë dhe të fusë tmerrin për ata që kanë të sëmurë të afërmit. Ky nuk është karakteri i këtij i vendi, nuk është karakteri i këtij populli, e as i politikës në vetvete.

S’ka më turp se kaq. Por dhe këtë nuk e thua dot më, në fakt në këtë pikë nuk është e imagjinueshme se ku mund të shkojë paturpësia e këtij vendi. Pse ça janë këta që vdesin vota që humbasin gjatë votimit të zgjedhjeve në PD, apo kuti këpucësh që mbushen me lekë në Lalëz e shpërndahen në burime mediatike.

Nuk ka asnjë mundësi teorike dhe as praktike që qeveria të fsheh numrin real të viktimave. Ashtu siç nuk ka asnjë parti politike që të përcaktojë diagnozën e vdekjeve të pacientëve në spital. Nuk është hera e parë, por është kulmimi i një serie rastesh sulmesh, që ngre akuza për thirrjen e Prokurorisë.  Mjekët sot kanë nevojë për solidaritet dhe kjo e kalon neverinë e politikës”, tha ai.

13 komente në “REAGIMI/ Rama: Ne po luftojmë me Covid, opozita dhe presidenti janë bërë bashkë me COVIDIN, kundër nesh. Viktimat s’fshihen si videot e 21 Janarit, po tejkaloni çdo cak”

  1. Shaqo says:

    Ja, me kete race anti njerzore e antishqiptare u muar qe ne fillim Enver Hoxha, qe t’i hapte rrugen e zhvillimit Shqiperise, ta nxirte ate nga mesjeta e hereshme e ta fuste ne shinat e perparimit.
    Kenii rastin t’i njifni me mire kete specie ,e realle, por qe demton atje ku zhvillohet dhe t’i jepni te drejte Enverit, ndryshe nuk perparohet.

    1. Kalec Dega says:

      DR Fuci Rama, lol!..dhe 21 Janari qe e zgjidhi si Covidin….
      =
      Ky Covidi e zuri qekur hyri ne Cader me Bashen….lol!

  2. Pato says:

    Mire o mire por nuk te kemi zgjedhur per analist por kryeminister i nje vendi dhe i nje qeverie. I dime te gjitha me ze dhe figure per 21 Janarin por zotrote na the nuk fut njerez ne burg kryeministri dhe e kemi pas gabim qe te dhame voten nese mendonin se keta plehrat do ti vije para drejtesise. Merr shembull nga ambasada amerikane qe ju kane heq vizat pa qene as gjykates dhe as prokuror per ti mbajtur larg nga shoqeria e tyne.

  3. RAMA-VUCIC says:

    KY DERR PO E LUFTON COVIDIN DUKE LUAJTUR BASKETBOLL DHE DUKE QENDRUAR TERE DITEN NE INSTAGRAM

  4. ?? says:

    BASHA QERROHU !!!!

  5. edmond says:

    Reagimi i KM për deklaratat e Lulit (po të kishte ndodhur në Francë Luli do të thirrej me urgjencë nga një Prokuror i Republikës me inciativën e këtij të fundit, nuk do kishte nevojë për padi):
    – ku ishe? Asgjëkundi! Cfarë bëre? Hiç asgjë!
    Cilat janë variantet e këtij qëndrimi?
    – SPAK do të thotë ASPAK!
    – Edi Rama nuk e paska “kapur” dot SPAK-un!
    – Në pragun e zgjedhjeve Rama nuk ka ku të gjejë kundërshtar më komod se sa Luli!
    – Kur themi Rama nënkuptojmë Luli dhe kur themi Luli nënkuptojmë Rama!
    VARIANTI I FUNDIT ËSHTË PËR MUA MË I MUNDSHMI!
    PO SI NUK DOLI NJË QYTETAR TË SHKOJË TË DEPOZITOJË PADI PËR DEKLARATAT E LULIT??????

  6. Rrace muti.. shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Ske c’ben, ke te besh me kafshe

  7. Trotski says:

    Duhet vendosmeri per te denuar te gjithe te korruptuarit dhe penguesit e Reformes per Drejtsi .A eshte shkelje ky veprim i Presidentit Delenxhi dhe Lul-Hajdutit??? Ne dore e keni Nje dite mbajini ne Polici dhe do te shikoni se si do i mbushin Poturet,

  8. Shenjestra says:

    Zoti Kryeminister,mos degjo se ç’thon Basha muti dhe Sali Krmineli se ata kete avaz kan,por ju beni punen tuaj ashtu si po e beni,shume mire.Koha e tanishhme eshte shume e veshtire.Jemi ne nje lufte te madhe kundra nje armiku te padukshem,por opozitaret,maskarenj nuk dua t’ia din fare per kete.Prandaj mos i pyet fare,vazhdo punen tende.Ju zoti Rama do te mbeshteteni nga i gjithe populli se ai po shikon me syt e tij agresivitetin e opozites qe eshte vetem per t’u penguar juve.Ec perpara.Votat jane per ju,per PS-te.

  9. Albani says:

    Per njerez normale kryeministri kerkon as me pak dhe as me shume vetem solidaritet midis njerzeve,partive,institucioneve,dhe me shume me repartet e mjekesise qe sote jane ne vijen e pare ku po ndeshen me nje qrmik qe nuk dihet se a do kete fund apo jo.
    Per ca qe shkruajne mbroçkulla ketu larte nuk jane njerez me llogjike por akoma kafshe te pa transformuare ne njerez.Ketu nuk ka pune as Enveri dhe as njeri apo tjeteri diktator ,sote eshte koha per te dhene doren njeri tjetrit si komb per te fituare mbi semundjen.Edi Rama eshte me i spikaturi dhe me i zoti per ta monitoruare kete situate pertej politikes dhe deshires per pushtet fallco te te ashtuquajtures opozite e rruges.
    Gabimi mbase ne pamundesi i Edi Rames per ne eshte se ketij grupi anti shtet me ne krye presidentin ne nje fare menyre duhet ti kishte dhene zgjedhje qofte edhe me dhimbje per te gjithe.Keta jane bere te pa prekshem dhe akoma me te padurushem,dhe nga kjo populli vuan dhe terrorizohet pa te drejte.Te kerkoshe pushtet ose me troç te degjoshe kur thone ik ti se ne jemi me te mire kjo eshte tani gota e mbushur dhe nuk durohen se ne çdo kerkese ju del hapur padituria dhe thellesia e injorances brenda shpirtrave te tyre me gjok jo shqiptari. Ec Edi Rama se populli eshte me ty dhe jo thjeshte se je ti por eshte me te drejten qe ju dini ta vleresoni dhe te punoni forte per te.

  10. rexha 10 says:

    SOTE NUKE JA VLENE QE TE DENONCOSH 21 JANARIN ,PER ZHUKJEN E KASETES.SEPSE KUPTOHET QARTE QE DO TE MBAHESH NE KEMBE KURE E DI QE KA FILLUAR TE FYTET UJI.C’FARE BERE TI PER NGJARJEN E 21 JANARIT????????????????????C’FARE DENONCOVE?????KU??DUKE E DITUR SE EDHE TE AKUZUAN .SAPO MORE PUSHTETIN ,I HARROVE TE GJITHA NGJARJET ,BILES U BASHKOVE ME KRIMINELAT VRASES QE NDODHI ATE DITE.
    MOSE I HAPE ATO PLAGE SE RRJEDHIN GJAKE GJITHE JETEN PO NUKE I SHEROVE.
    SA PER SITUATEN E COVIT FAZA E DYTE JU KA DALE NGA KONTROLLI TE GJITHEVE QEVERIVE NE MBARE BOTEN.TE PAKTEN TE KISHIT SHPALLUR NJE : UNITET KOMBETARE :KU TE GJITHA FORCAT POLITIKE TE ISHIN NE PUNE PER TE ELIMINUAR VDEKJET.ATJE NJERI I BIE GOZHDES ,DHE TJETRI PATKOIT. TE DUKET SE AI VENDE ESHTE I MALLKUAR NGA ZOTI , DHE NJERZIT QE DREJTOJNE JANE KTHYER NE KRIMINELA ORDINERE TE ORGANIZUAR,KU SEJCILI SHIKON AKTIVITETIN E TIJE. Ta gezoshe baftiarin Presidente qe e beri po ti.TANI NUMRONI TE VDEKURIT ,DUKE I KTHYER NE VOTA PER PARTITE.,A THUA SE NUKE EKZISTONIN,PO TE MOSE ISHIN PARTITE KRIMINALE . TURPE ME TE MADHE NUKE GJENDET.
    TE NUMROSHE TE VDEKURIN ,SEPSE U MUNGON VOVOTA. SA TE VDEKUR DO TE VOTOJNE KETE VITE??????,SEPSE ATY JANE BERE SHUME PARTI.

  11. edi says:

    Alban po qe se popull jeni vetem ju te stafit te gazetes Tema atehereeshte e drejte qe populli eshte me Ramen.

  12. betixho says:

    Më vjen shumë keq per K/Ministrin tonë shumë puntor,shumë i perkushtuar,reformator,artist me ndjenja dhe punë,tepër i
    thellë,elokuent,substancial,organizator i talentuar dhe burrë shteti të detyrohet të merret me aspekte,sjellje,genjeshtra monstruoze,sharje të pa
    denja,dhe ligesira të imponuara nga një opozitë dhe lideri i saj që nuk kanë asnjë prag turpi, dinjiteti dhe morali në një luftë të pa ndershme per
    pushtet,në një luftë pa permbajtje perveç kapjes së pushtetit.Opozitë e pafrymezuar nga idealet në një kohë kur objektivat per në
    Europë,provat per të perballuar një situatë të rendë nga pasojat e termetit dhe mbi të gjitha situata e rendë e Pandemisë të imponojnë dhe
    frym%zojnë për prova të medha veprimi,drejtimi dhe organizimi per te kaperxyer situatat,ndersa merret me poshtersira dhe ligesira duke ulur
    prezantimin e saj ne kufijte e budallallekut dhe ligesise.Populli pret tjeter gje nga opzita dhe ata sfidojnë pritshmerite e popullit ne kufijt e të
    mendushmes dhe te pa pranushmes,pertej kufijve te njerezores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje