Akuzat për fshehjen e viktimave, mjeku Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende o “ish-brekëgrisur”. Privatizuat, pervetësuat, vodhët e po vidhni gjithçka o politiqenër

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës, e në veçanti ndaj opozitës, pas akuzave për fshehjen e numrit të viktimave të Covid.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Kalo thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin. Kalo i quan politikanët e sotëm “ish brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje.

Ndër të tjera Kalo shprehet se misioni i mantelbardhëve nuk është baltosur dhe nuk do të baltoset kurrë, prej akuzave të partive si dhe mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes popullit dhe stafit mjekësor është dhe do të mbetet thelb i suksesit në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Shkrimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane….22.11.2020….”pordhitika” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….

Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

Krimi më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë kombit shqiptar…. Larg duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej shëndetsisë sonë…..

Gjithkush prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….

Qënërinë tuaj për poste politike dhe push-shtet që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj nesh….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithçka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….

Në darkë përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë ditës si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

Kurrë të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]