Super Ibrahimoviç, Milani mposht Napolin dhe ngjitet në vend të parë

22 Nëntor 2020, 22:53Sport TEMA

Javën e kaluar barazuan 2-2 me Hellas Veronën dhe u mendua se mund të jetë koha e ndërprerjes së formës fantastike të Milanit.

Por jo, të besuarit e Stefano Piolit janë rikthyer në krye të Serie A, pas fitores së madhe 3-1 në transfertë ndaj Napolit, në San Paolo.

Ishte nata e Zlatan Ibrahimovic, që me dy gola e ndihmoi Milanin t’i rrëmbejë tri pikë të arta, që e dërgojnë në krye të Serie A me 20 pikë të grumbulluara.

Ibrahimovic shënoi në minutat 20’ dhe 54’, ndërsa në fund në minuten e 94′, realizoi Hauge, talenti i ri.

Gjithçka që arritën të bëjnë vendasit, ishte goli i nderit i shënuan nga Mertens në minutën e 62-të.

Lajmi i keq për Milanin është dëmtimi i Ibrahimovic, që u largua në minutën e 78′ pas disa problemeve muskulore.

Kujtojme se Napoli luajti me 10 lojtarë nga minuta e 65′, Bakayoko mori dy të verdhë në këtë ndeshje.

Për Napolin në këtë ndeshje munguan dy lojtarë shqiptar Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, për shkak se ditë më parë dolën pozitiv me COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje