Risia e fundit nga Izraeli, vaksina ndaj Covid-19 mund të merret me tre pika nga goja

23 Nëntor 2020, 15:02Bota TEMA

Izraeli po punon për një vaksinë që do të administrohet në rrugë orale dhe nuk do të ketë nevojë për ruajtje deri në -70 gradë. Testi pritet të fillojë së shpejti, raporton “La Repubblica”.

Për pasojë, nëse i kalon të gjitha testet e kërkuara nga FDA, bota do të marrë një vaksinë të lirë dhe të thjeshtë. Ju nuk do të keni nevojë as për shiringën: ajo do të jepet në gojë dhe tre pika do të mjaftojnë.

Faza e provave njerëzore do të fillojë së shpejti në dy spitale izraelite dhe një në Shtetet e Bashkuara.

Kjo vaksinë parashikohet të dërgohet lehtësisht edhe në fshatrat më të largëta. Njerëzit do të duhet të marrin vetëm tre pika në gojë, gjë që do të ndihmojë gjithashtu në kapërcimin e mosbesimit të atyre që kanë frikë nga marrja në rrugë tradicionale e vaksinës.

Por aspekti më i rëndësishëm është se ajo   do të ketë një kosto që do ta bëjë të përballueshme edhe për vendet më të varfra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje