Bilushi i Metës xheloz per aktin e Dardanit të Shijakut

24 Nëntor 2020, 19:57Antena TEMA

Pas daljes publike të Dardanit të Shijakut, që vuri vdekjen e nënës së tij në shërbim të kauzës demokratike, dhe Palokës që sakrifikoi vdekjen e kushërirës, Bilushi i Metës i bëri sot thirrje LSI-së të nxjerrë dhe ajo heronjtë e saj:

“Të dashur miq të LSI-së!

Në këto momente të vështira që po kalojmë, partia kërkon sakrifica të forta për të kontribuar në kauzën tonë.

Siç e patë, Dardani nga Shijaku nuk kurseu as nënën 82- vjeçare për të ndihmuar në fushatën e fshehjeve të vdekjeve.

Pavarësisht se nënën e tij nuk e kishin fshehur, ai është në rregull, se Qeveria tha një 82- vjeçare nga Shijaku, dhe jo nëna e Dardanit, siç duhet të thoshte.

Po ashtu, dhe Ed Paloka, që sakrifikoi dhe vdekjen  e vajzës së tezes, pasi ata nuk thanë që vdiq vajza e tezes së Palokës, por vetëm dy iniciale.

LSI në këtë aspekt është pak mbrapa. Kjo është e papranueshme.

Në çdo aksion të tillë, ne jemi të parët.

Është turp të na e kalojë PD në gjeste të tilla.

Edhe ne kemi nëna, baballarë, apo kushërinjtë që na kanë vdekur.

Pse mos t’i nxjerrim dhe ne ata në publik dhe ta marrë vesh i madh e i vogël, që dhe LSI është gati të bëjë sakrifica familjare në këtë luftë!

Unë kam një kushëri që po shkonte të vizitonte nënën në spital dhe vdiq rrugës nga aksidenti.

A nuk ishte COVID shkaku që ai vdiq? Patjetër, se po të mos ishte COVID, nëna nuk do shtrohej në spital dhe ai nuk do vdiste.

Tek fshati im është një varr që shkruan “Filani vdiq në aksident ajror”.

Unë pyeta babin.

-Pilot ka qenë ky që ka vdekur?

-Jo, më tha, ishte bari, por kaloi një avion, ai ngriti kokën ta shikonte dhe u rrëzua në gropën e gëlqeres, dhe vdiq.

Kështu ja shkruajtëm “aksident ajror”, se aeroplani u bë sebep.

Kështu është dhe kjo histori e vdekjeve që fshehin këta.

Duhet doemos t’i demaskojmë”.

1 komente në “Bilushi i Metës xheloz per aktin e Dardanit të Shijakut”

  1. nino says:

    Dardan katunari mezi pret qe te filloi perseri pune ne MB, e mor plere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje