Lufta makabre me të vdekurit!

24 Nëntor 2020, 15:19Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Lufta e sotme në Shqipëri lidhur me numrin e të vdekurve nga kovid nuk është diçka e panjohur. E përjetoi Evropa në fillim të vitit, por në ndryshim nga ne, e gjitha kishte lidhje me mënyrën sesi duheshin raportuar dhe si po përgjigjeshin sistemet e vendeve të ndryshme dhe jo luftë politike. Kështu për shembull nëse Italia raportonte si të tillë çdo të vdekur që pavarësisht sëmundjeve shoqëruese, kovidi i kishte vënë kapakun, Gjermania raportonte si të vdekur vetëm ata që vdisnin nga kovidi.

Përjashto ndonjë individ, shumë pak personalitete apo mjekë të thjeshtë u përfshinë në lojën politike me pandeminë në Evropë apo SHBA. Madje edhe sulmet e presidentit Trump ndaj Fauçit, nuk gjetën jehonë. Ndërkohë në Shqipëri një Zot e di ku duan të arrijnë duke relativizuar emrat e Pëllumb Piperos, Tritan Kalos, Najada Çomos, e të tjerëve. Nisur nga disa foto të bëra në morgun e Tiranës, ka plasur një betejë e cila asgjë mjekësore nuk ka në vetvete. Nga nje krah janë mjekët, anëtarë të komisionit shtetëror, ndërsa në krahun tjetër disa mjekë që duan të kapin trenin e opozitës për t’u inkuadruar politikisht.

Sa ndikon diskutimi mbi shifrën e të vdekurve jashtë ambienteve mjekësore në anën praktike të menaxhimit të pandemisë?

Numri i lartë i të vdekurve ndikon në aspektin psikologjik të popullatës. Sa më i madh ai, aq më e frikësuar popullata. Kështu që nëse qeveria do ishte e interesuar të vendoste “rendin e ri botëror” siç mendojnë të fandaksurit, atëherë duhet ta rriste. A do ta prekë ky imazh qeverinë si të paaftë në menaxhimin e pandemisë? Ajo që dihet me siguri është pasiguria sa do të ndikojë në vota.

Ana tjetër e medaljes është se rritja e numrit të vdekjeve do ndikonte në qasjen e perëndimit ndaj nesh. Aktualisht po përjetojmë një mbyllje kufijsh nga Greqia dhe shtrëngim nga Italia. Nëse numri i të vdekurve do rritej, atëherë do pësonim një bllokim edhe më të madh. Për më tepër fryma e sipërmarrjes, konsumi i popullsisë do pësonte goditje. Ndaj edhe nëse do kishim një ulje të numrit të vdekjeve nga qeveria, do të ishte e kuptueshme nga pikëpamja ekonomike, por nuk sjell asgjë në menaxhimin në terren të pandemisë kur përdoret politikisht, përveçse komplekson ekipet mjekësore.

I gjithë ky debat do të kishte kuptim nëse do ishte në nivel profesionistësh të shëndetit publik ku numri i vdekjeve do të shërbente për të peshuar politikat e deritanishme dhe korrigjimin e tyre. Ndërsa kur mjekët e rreshtuar politikisht në vend se të merren me protokollet, pse shoqëritë farmaceutike i kanë rritur në kulm çmimet e disa medikamenteve që megjithëse nuk kanë rezultat vazhdojnë dhe jepen, mënyrën sesi të bëhet sa më ekonomik tamponi, çmimet marramendëse të spitaleve private, apo të vrasin mendjen pse kemi një vdekje 100% të personave të intubuar, hedhin shifra dhe thonë që është fshehur numri i vdekjeve. Por kur nuk jep emra e as shkaqe; kur përdoren pamje morgjesh të mbingarkuara dhe normale në kohë epidemish, atëherë nuk kemi të bëjmë më me politika mjekësore por me mjekësi politike.

Administrimi i kësaj pandemia ka probleme të mëdha. Numri i vdekjeve duhet të ishte ekskluzivisht një domen mjekësor për të kalibruar protokollet dhe mjekimet. Vetë vende të zhvilluara i ndryshojnë qasjet përditë dhe shkenca ende nuk është e sigurt në hapat që ka ndërmarrë. Vetë opozita në harkun kohor të pandemisë ka hedhur disa opsione sesi duhej të qaseshim, ku opsioni i ditës nuk i ngjante asaj që kishte thënë më parë. Por rrallë për mos thënë fare, nuk shikon këtë kërleshje të opozitave në botë për të përdorur politikisht sëmundjen dhe numrin e të vdekurve. Aq më pak duhet ta bëjë opozita shqiptare e cila në inventarin e saj ka tashmë ca dollapë të mbushur me skeletet e kufomave të Gërdecit dhe 21 Janarit 2011.(dritare.net)

5 komente në “Lufta makabre me të vdekurit!”

  1. arqile says:

    Ti palaco gazetar servil i rames mizerje.

    1. Sqepari says:

      Arqiloqja, eshte nga me te miret, ka integritet moral e profesional.

  2. Yesss!!!!!?? says:

    Po Dritan. Ke shumë të drejtë.
    Militantëve u a ngre nervat .

  3. BASHA KRYEMINISTËR ?!?!MOS E DHËNTË ZOTI ??? says:

    OPOZITË SHTERPË, PA IDE .
    E DESTINUAR TË TKURRET DHE TË ZVARTITET NË PO STO LLOGORE.

  4. WHAT A FUCK says:

    relativizimi i cdo ceshtje tashme dihet edhe nga femijet 5 vjeç…nese shtetet per te cilet flet zoteria ka dabate por ne fund vendosen standartet dhe protokollet… tek ne vendoset sipas tekeve te KM NE FB…nese nje i semurepozitiv Covid vdes, deklarohet i vdekur nga covid. KY ESHTE REKOMANDIMI I OBSH-SE . Ne Shqiperi manipulohet nga qeveria ( QE NE FILLIM TE PANDEMISE MARS 2020) per qellime politike, madje gazetare te rraces tende filluan te shkruajne qe OBSH ka sjelle eksperte per te pare pse shqiptaret jane kaq imune !? NAZARKO debatonte me shkencetare Z.MUKA, e ofendonte sepse ai thonte realitetein…ky eshte diskriminimi qe i behet mjekut e aq me teper shkencetarit…
    Nese nga spitalli COVOD kane dale te vdekur mbi 1000 pse qeveria nuk i tregon, sepse dikur manipulonin edhe me pamje televizve gjoja si policia rrihte qytetaret ne Spanje, nxirrte arkivole …pra nuk e ben per te rritur optimizmin por per fushate elektorale qe po vjen…
    semundja nuk luftohet duke fshhur indikatorin kryesor, % e vdekshmerise ….me mire shkruaj per Avionet ne GJader se aty je ekspert

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje