Opozita akuzon për fshehje të viktimave, Rama: Teorikisht e pamundur, s'janë vota në zgjedhjet e PD. Poshtërsi përdorimi politik i të vdekurve

24 Nëntor 2020, 12:56Politika TEMA

Kryeministri Rama iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ai e konsideroi poshtërsi dhe tha se kjo është teorikisht e pamundur, pasi nuk ka asnjë autoritet tjetër, përveç ,mjekëve në përcaktimin e diagnozës, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Më vjen keq që vazhdon kjo bisedë, është teorikisht e pamundur. Nuk janë vota në zgjedhjet e PD-së, që praktika ka treguar se numërohen sipas qejfit.

Nuk ndodh, është shumë e qartë dhe e thjeshtë sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozë ne  pacientëve dhe të mbushë kartelën mjekësore të atyre që humbin jetën, veç mjekut dhe mjeku ka përgjegjësi ligjore për këtë.

Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh, ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm, por edhe budallenj që të shkelin mbi vete dhe ligjin.

Dhe se kujt do t’i hyjë në punë e se kush do të përfitonte nga kjo, këtë arrin ta thotë vetëm imagjinata e atyre që përdorin edhe të vdekurit për luftën për pushtet. Është e turpshme për ne që diskutojmë këtë gjë”, deklaroi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi një javë më parë kryeministrin Rama për fshehje të numrit të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, denoncime, që u pasuan edhe nga përfaqësues të tjerë të selisë blu, të cilët i bënë thirrje Prokurorisë dhe SPAK-ut që të nisë hetimet për këtë çështje

1 komente në “Opozita akuzon për fshehje të viktimave, Rama: Teorikisht e pamundur, s’janë vota në zgjedhjet e PD. Poshtërsi përdorimi politik i të vdekurve”

  1. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Ilir meta duhet te filloj nga prerja e dores,se filloi vjedhja e kufomave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje