VIDEO/ UEFA jehonë golit të sulmuesit kuqezi: Kënd i ngushtë? Nuk ka problem për Manaj

Rej Manaj u rikthye te goli me kombëtaren teksa realizoi në fitoren 3-2 të kuqezinjve ndaj Bjellorusisë.

Talenti lushnjar shfrytëzoi më së miri një top të mbetur në zonë dhe nga një kënd vërtetë i vështirë ia doli të realizonte golin e tretë për kombëtaren.

Ndërkohë, ky realizim i vështirë, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga faqja e zyrtare e UEFA EURO 2020.

“Kënd i ngushtë? Nuk ka problem”, ishin fjalët që shoqëronin videon me golin e Manaj.

Tani shpresohet që kjo rrjetë të zgjojë Manajn edhe te Barcelona B, e sulmuesi në këtë formë të ketë më shumë mundësi në karrierën e tij, pasi potenciali nuk i mungon dhe këtë e tregoi me Shqipërinë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *