FOTOT/ Ish-shoqja e ngushtë e Ivankës: Donald Trump më injoronte se s’isha e bukur, me të tjerat sillej ndryshe

25 Nëntor 2020, 11:56Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ish-shoqja e ngushtë e Ivankës: Donald Trump më injoronte

Lysandra Ohrstrom, një gazetare 38-vjeçare, e cila ka qenë shoqe e ngushte gjimnazi me Ivanka Trump, fitoi vëmendje botërore një javë më parë, pas një shkrimi ku nxirrte në pah sekretet e shoqes së vet.

Gjatë një interviste të dhënë një ditë më parë, Ohrstrom tregon se pse e bëri këtë shkrim, pasi është akuzuar se ka nxjerrë në publik sekretet e ish-shoqes së saj të ngushtë, duke e tradhtuar atë.

“Unë e kam mbrojtur përgjatë gjithë këtyre viteve, por një muaj më parë, ndërsa takova një shokun tonë të vjetër, në lindi ideja, duke qenë se kisha vendosur të votoja për Biden.

Gjithë këto kohë të gjithë miqtë e vjetër e kanë mbrojtur Ivankan, duke mos folur keq për të, pasi ajo ka qenë një vajzë e këndshme.

Por, ajo ishte dhe snobe dhe elitare, jo konservatore, siç hiqet tani.

Ajo u distancua prej meje për shkak të qendrimeve të mija pro palestineze, duke qenë se bashkëshorti i saj është izraelit”, tregon 38-vjeçarja.

Më tej ajo sulmon babanë e Ivankës, Donald Trump.

“Ai më injoronte mua, pasi nuk isha tërheqëse.

Ai nuk e mbante mend emrin tim kurrë.

Ndërsa kjo nuk ndodhte me shoqet e tjera simpatike.

Njërën prej tyre madje ai e thërriste Cindy Craëford, për shkak se ishte simpatike”, thotë ajo.

Sipas saj, Ivanka duhej të ishte përplasur dhe ta kundërshtonte të atin për sjelljet e tij, jo vetëm atëhere, por edhe kur u bë president.

Ohrstrom, pavarësisht kritikave ndaj ish-shoqes së saj, thotë se Ivanka Trump një ditë mund të kandidojë për presidente të SHBA-së.

38- vjeçarja ka qenë shoqe me Ivankan dhe ka marrë pjesë edhe në dasmën e saj, si shoqëruese nderi.

Por pas dasmës shoqëria e tyre u prish, pasi Orhstrom thotë se Ivanka nuk u interesua për punën e saj të re, çka 38-vjeçaren e lëndoi.

“Lys, nuk kam nge të merrem me punën tënde”, i ka thënë Ivanka shoqes së saj, sipas vetë Ohrstrom.

Kjo e fundit ka rrëfyer disa gjëra jo të këndshme për ish-shoqen e saj, nga periudha e gjimnazit.

“Ajo ishte simpatike, por e fiksuar pas parave që adoleshente dhe përpiqej t’i fshihte ato.

Kur unë i rekomandova një libër për të varfërit, ajo mu drejtua e revoltuar se nuk kishte pse të lexonte libra për ta”, thotë Lysandra Ohrstrom.

“Njëherë e revoltuar më tha se si një mësuese mund të përballonte që të kishte në zotërim një BMW, ndërsa një officer policie të kishte një shtëpi të mirë”, vijon Lysandra Ohrstrom.

Sipas kësaj të fundit, ajo nxiste shoqet e saj të kishin një sjellje të keqe.

“Na nxiti që të nxirrnim gjokset në dritare, një ‘lojë’ e famshme kjo atëhere.

Por kur na morën në pyetje mësuesët, ajo nuk mbajti përgjegjësi dhe u pezulluam ne nga shkolla”, tregon Lysandra Ohrstrom.

Ajo tregoi edhe takimet me Donald Trump.

“Kur ishim në një takim, ai më pyeti nëse Ivanka ishte vajza më e bukur e shkollës.

Kur unë i thashë jo, ai mbeti i shtangur.

Ndërsa njëherë tjetër, ndërsa po hanim, më rrëmbeu një gjysëm sanduiçi.

Kur Ivanka e kritikoi, ai i tha se në fakt unë duhej ta falenderoja, pasi më bënte dëm të haja shumë, se do shtoja në peshë”, thotë Lysandra Ohrstrom.

Lysandra gjithashtu tha që Ivanka i tha asaj se ‘urrente’ një gjerdan që mbante me emrin e saj në arabisht dhe një herë i tha asaj:

“Si mund të ndihet i dashuri yt kur je duke bërë seks dhe gjerdani e godet në fytyrë?

Si mund ta mbash këtë gjë? Thjesht do bërtasë, “terroriste””, tregon shoqja e Ivankës.

(TemA)

5 komente në “FOTOT/ Ish-shoqja e ngushtë e Ivankës: Donald Trump më injoronte se s’isha e bukur, me të tjerat sillej ndryshe”

  1. aaaaa says:

    Ja ke futur kote moj goce..Une mendova se ajo ka shperthyer ndonji fabrike demontimesh si gerdeci dhe ka vrare njerze te pafajshem,ka vjedhur pasurit kombetare ose grabitur prona ne bregdet apo komplekse sportive si femijet e ndyrsires sali berisha and company ose ka grabitur floririn si like florir,etj,etj,etj,…por keto ca the me siper jane gjera foshnjarake dhe kalamalleqe,,,dhe ti quhan gabim qe ka nxjerre gjoksin ,etj edhe njehere ja ke futur kote goce.

  2. Trotski says:

    Asgje te keqe per Ivanken .Mos u bej Shpifarake e Mjere.

  3. Plaku Pa Mjeker says:

    She is a sore looser….. Playing the victim to cash it in…. Poor me i was so ugly and Trump didn’t pay too much attention to me. Now let’s make some $$$ writing a book about how much I was abused by the Trump’s.
    This is exactly the mentality of the left and the losers.

  4. Beni says:

    Kur nuk ke gje ne dore merr cte vije para. Kur ke te gjitha normal qe zgjedh me te mirat
    Po te vihet re te gjithe ata qe ngrihen kundra sistemit si dhe komunistet ne vendin tone jane loosers qe nuk kane te ardhme

  5. elsa says:

    Ivanka 50 vjece, shoqja 38 vjece. Thuhet shoqe Gjimnazi!!!!!! Ka sens???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje