REAGIMET/ Nga federata e Argjentinës, Barcelona dhe Napoli: Do jesh i përjetshëm Diego

25 Nëntor 2020, 19:31Sport TEMA

Reagime të jashtëzakonshme ka pasur menjëherë nga federata dhe klube pas lajmit për vdekjen e legjendës argjentinase, Diego Maradona.

Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare gjatë mëngjesit të së mërkurës në Buenos Aires të Argjentinës.

Vdekja e legjendës botërore të futbollit ka ardhur për shkak të një sulmi në zemër.

Kjo vdekje ka shokuar të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, të cilët kanë reaguar me disa postime në rrjetet zyrtare.

Janë Federata Argjentinase e futbollit, faqja e kombëtares argjentinas, ajo e klubit të Barcelonës, Boca Juniorsit dhe Napolit që kanë reaguar ndër të parat.

“Kaq gjatë, Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, shkruhet në postimin e faqes argjentinase.

“Faleminderit për gjithçka, Diego”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare.

“Përgjithmonë. Mirupafshim Diego”, lexohet në mesazhin e Napolit për lojtarin më të mirë në historinë e tyre.

Reagime tjera kanë ardhur edhe nga klub tjera të mëdha evropiane.

Real Madridi, Interi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë disa nga klubet e shumta që kanë reaguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje