Rrugëve të Tiranës ndizet prostitucioni i të varfërve

25 Nëntor 2020, 14:31Kronika TEMA

Laura, kështu preferon ta quajnë, ofron trupin në rrugë. Ka dalë duke ecur me një fund të shkurtër në rrugën “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz” dhe duke tundur çantën e vogël ndalon me sytë nga kalojnë makinat e pakta. Është ora 11 e natës dhe 27-vjeçarja, e mbërritur nga një fshat i Lezhës, e divorcuar dhe me qira diku pranë rrugës “Mine Peza” nuk ka gjetur ende një klient me të cilin do të bënte pazar. Ndalon përpara makinës dhe kur shikon që ulet shpejtësia, ulet pranë xhamit të dritares dhe pyet “a je për një xhiro”.

Pa e ditur që në ndenjësen e pasme gjendet një gazetar, e reja ofron çmimin. “20 mijë lekë”. Por vajza nuk është e vetmja që përdor këtë rrugë si vendin e gjahut.

E kthyer në një zonë ku prostituta rrugësh apo edhe biseksuale shesin trupin, syri të kap lirshëm persona që popullojnë rrugën në mënyrë të çuditshme në këtë kohë covidi.

E njëjta panoramë me prostituta që ecin në këmbë dhe flasin e hedhin oferta me këmbësore apo shoferë makinash është edhe përgjatë rrugës nga stacioni i trenit deri pranë maternitetit. Nëse ecën në këmbë prostitutat gjenden në trotuarin e brendshëm, ngjajnë sikur bëjnë një xhiro shpërfillëse, por në të vërtetë ato ofrohen për xhiro në këmbim të shërbimeve seksuale.

Laura thotë se pandemia i ka sjellë një dëm të pariparueshëm. Nëse në natë siguroja një apo dy klientë, me llogaritë e mia kështu i mbyll shpenzimet, pasi kam qira për të paguar, një djalë të vogël për të rritur. U mundova që të siguroja klientë ndryshe, por është e vështirë, mbase do më nevojitet një mashkull që të më ruajë nga klientë të dhunshëm, por nuk e kam gjetur ende as atë. Përse e ushtron prostitucionin?

E thjeshtë fare përgjigjet, “më duhen para”. “Ish-burri përfundoi në burg dhe kur doli më la nga xhelozia dhe nga dhuna që ushtronte. Nuk gjeja punë, u lidha me një burrë të martuar që nuk më ndihmoi përkundrazi ma vështirësoi më tej jetën. Andaj i dhashë drejtim”.

Por ndryshe nga shumë vajza të tjera të mbetura të papuna dhe të paafta për të siguruar një vend të denjë pune, zgjedhin si ajo të prostituojnë. Disa prej tyre në qendra masazhesh. Të tjera gjejnë klientë me telefon. Dhe rasti i Laurës është si i shumë grave të tjera që ecin rrugëve të Tiranës, pranë Casa Italia, në hyrje të Kombinatit, pranë lulishtes në afërsi të qendrës apo edhe pranë Bibliotekës Kombëtare, ose përgjatë autostradës.

Edona E. nga fshati Baldushk është gjithashtu një prostitutë rruge. E arrestuar disa herë, ajo pritet të dalë sërish para gjykatës për të njëjtën vepër.

“Është dënuar njëherë për ushtrim prostitucioni, kur vjen para gjykatës belbëzon të njëjtën frazë, nuk ka punë dhe flet për dy fëmijët e mitur që po i rrit”, shpjegon njëri nga avokatët e caktuar nga shteti që e përfaqëson falas. 40-vjeçarja u kap së fundmi së bashku me klientin, një 25-vjeçar që pranoi ofertën e saj për shërbime seksuale.

Policia shkruan në procesverbal se pas vëzhgimit në ambient publik, rezultoi se ajo ushtronte prostitucion në prani të fëmijëve njëri prej tyre 12 vjeç dhe tjetri 8 vjeç, që të dy frut i një martese të dështuar, që u mbyll me largimin e burrit, i cili nuk i dha asaj asnjë të ardhur për të rritur dy të miturit.

Vëzhgimi i fundit ndaj saj u zhvillua në rrugën e Qelqit në Kombinat, ku agjentët panë se pasi gruaja po patrullonte në këmbë ajo hipi në një makinë, dhe u largua duke parkuar më tej në shesh pushimi. Gruaja qëndroi disa minuta aty, ndërsa fëmija gjendej në automjet. Policia shkruan “automjeti niset sërish dhe e lë gruan në rrugë. Sërish, në datën pasardhëse është marrë në vëzhgim subjekti. E. del nga shtëpia ku jeton me qira në orën 23.30. Në rrugë ndalon pak më vonë një automjet tip skoda “Oktavia”, ajo hipën në mjet së bashku me fëmijën 7 vjeç dhe mjeti lëviz në drejtim të TEGU-ut”.

Sipas të dhënave, disa minuta më vonë klienti i rastësishëm, një i ri 25 vjeç dhe gruaja me fëmijën hyjnë në hotel. Disa minuta më vonë sipas burimeve të gazetës Si, policia ndërhyn dhe gjen në dhomë prostitutën, klientin e saj dhe fëmijën e vogël. I riu i pyetur nga policia tregoi se bëri pazar me gruan dhe ajo i kërkoi 2500 lekë. “E pyeta po fëmija ku do qëndrojë dhe më tha do qëndrojë larg. Kur mbaruam më tha jepja lekët shefit, duke nënkuptuar fëmijën”.

E pyetur nga policia, prostituta tregoi se zakonisht i gjente klientët me telefon, por në rastet kur nuk e telefononte askush ajo detyrohej të dilte në rrugë.

“Është e vështirë të takosh të panjohur, janë të rrezikshëm ndaj e mbaj njërin nga fëmijët me vete. Që ata të kenë kujdes dhe të frenohen nga fëmija dhe mos të më rrahin. Nuk ka punë dhe ne nuk kemi asnjë shans për t’u ushqyer në rast se nuk punoj”, i rrëfeu policisë prostituta.

Përse është e vështirë të ndalohet prostitucioni në rrugë?

Pa më të voglin dyshim, prostitucioni në rrugë po kthehet në një shqetësim, kështu e nis përshkrimin e situatës një oficer policie. Por sipas tij mbetet e vështirë për t’u zbuluar duke qenë se vajzat dhe gratë që ofrojnë trupin, kujdesen të ngjajnë si të rastësishme në rrugë dhe jo sikur po punojnë.

“Ka disa prej tyre, janë kryesisht gra tek të 45-at që njihen nga policia, ato arrestohen, dënohen dhe sërish dalin në rrugë. Pesë prej tyre janë arrestuar dhjetëra herë, gjithçka ka lidhje me ekonominë e tyre”, thotë eksperti i policisë sipas të cilit kjo është forma më e dobët e prostitucionit, sa kohë grupe të tjera janë formatuar dhe ofrojnë shërbime përmes mekanizmave të vështirë për t’u zbuluar”. “Ofrojnë femra me çmime të caktuara në hotele, ofrojnë drogë dhe për ne ky është shqetësimi më i madh”, e mbyll deklaratën në anonimitet oficeri.(SI)

13 komente në “Rrugëve të Tiranës ndizet prostitucioni i të varfërve”

  1. Beni says:

    Jepu mundesi punesime dhe paga te mjaftueshme dhe asnje nuk prostituction

  2. Vizioner says:

    E vemja rruge, eshte Legalizimi.
    Ka femra qe kane nevoje ta bejne ate pune ka dhe meshkuj.
    Legalizimi shmang shume probleme.

  3. Koli says:

    Mekat i madh ne nje vend te vogel si yni.

    1. Ilir says:

      Vertete mekat,realitet i Dhimbshem. Punesimi thote njeri me lart, mendoj ka te drejte. Nese njerezit kane alternative, nuk detyrohen.

  4. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Ato qe dalin tek ish treni jane shumica jevge apo tranvesite jevgj. Duhen thene disa te verteta.

    Eshte gjynah i madh te ekzsitoje qofte edhe 1 prostitute Shqiptare.

    Shqiperia as 3 milione nuk eshte dhe ka mundesi qe te gjithe te jetojne me dinjitet.

    Vetem vullneti dhe deshira e mire e politikaneve Shqiptare mungon, asgje tjeter.

    Minimalja qe duhej te behej eshte qe te hapeshin 2 fabrika dhe keto dhjetra femra apo edhe me shume se 100 te punesoheshin aty dhe nderkohe te merrnin edhe mesime morali.

    Komuniteti mysliman dhe Kisha Ortodokse mund te jepnin kontributin e tyre gjithashtu.

    A degjon o Edi droga dhe bastardet e tjere te politikes Shqiptare???

    As edhe 1 Shqiptare etnike nuk del.me.deshire prostitute.

    Nuk flas ketu per rumunet, moldavet, ruset, ukrainaset, bullgaret, servet etj se ndoshta shumica e tyre dalin me deshire.

    Zoti vente dore.

    1. ? says:

      Ashtu eshte o 32 perandoret koqe, muti i Belulit nuk vjen ere, thoshte e ema e Belulit. Edhe ti thua nuk ka shqiptare etnike qe del prostitute me deshire. A je budall, apo bon sikur je?

      1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

        Ne krahasim me sllavet,.latinet dhe aftikanet jane shume pak o vemje e vogel, kete po thoja.

        1. ? says:

          O pordho, ti nuk po thoje qe jane pak, po thoje qe nuk e bejne me deshire si ato te tjerat, prandaj edhe une te shpiegova mutin e Belulit, qe e ema thoshte nuk i vjen ere. Pak konsistence logjike nuk i ben keq askujt, as vemjeve as pordhove, qofte edhe kur komentojne kot me kot.

  5. Malsori says:

    Prostitucioni eshte rruga e gabuar e femrave,ka egzistuar ne te gjitha formacionet politiko-shqerore por ne te ashtuquajtur demakraci ka marr permasa te medha.Prostituat e shumta ne Tirane dhe ne qytetet kryesore te Shqiperise kane lene shtepi dhe katandi ne fshat,kane zbritur rrugeve te Tiranes dhe te qyteteve te tjere,jo per te kerkuar pune por per kurveri.Shteti e ka shume te veshtire ti sistemoj ne pune,e para ato pelqejne kurverin sepse eshte me e thjeshta per to,e dyta vijne gjithemone nga malsite duke u shtuar.Zgjidhja eshte te kthehen nga kane ardhur dhe jo te paguhen nga taksat e popullit.Ato si shume te tjere jane parazite.Opinioni duhet te mbaj qendrim.Ky fenomen eshte kudo.Malsori Boston

  6. asd says:

    Fenomen i dhimbshem. Shteti duhet te nderhyje me mbrojtje ekonomike per gjithe femrat dhe femijet e tyre qe vuajne kete degradim. Femijet duhet te ndiqen qe te frekuentojne shkollat. Pas disa vitesh do te jete vone per rikuperim dhe fenomeni do te kthehet ne plage shoqerore.

  7. Cifuti x says:

    Eh po hapen flegrat e pidhit n Tiran,tamam siç hapen fletet e kuranit n Teheran

    1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      Po mer pervers i qelbur po, flegrat e jevgave dhe ca ta pafatave.

      Ku e ke shtepine ti te te bej 1 vizite sic bente Gestapo??

  8. rexha 10 says:

    ESHTE SHUME IRONIKE E TALLJE ,KURE DEGJOJME NEPER TELEVIZIONET E NDRYSHEME QE NE PARLAMENTIN SHQIPTARE FLITET PER DHUNEN NE FAMILJE,PORE MBI TE GJITHA PER DHUNEN NDAJE GRAVE .ME DUKET SE DEPUTETIA VOKSHI MOSE GABOHEM KA KRIJUAR NJE SHOQATE TE TILLE,PER MBROJTJEN E GRAVE TE DHUNUARA NGA BURRAT.
    PO KAQE TALLESE ESHTE SE PRAPE PERBALLE PO ATIJE PARLAMENTI NE RRUGE GJENDEN NENA TE REJA QE DUKE KRYER KETO VEPRIME ,SIGUROJNE JETEN E FEMIJEVE TE TYRE. DO JU THEME KOMENTUSEVE QE TE MOSE GJYKOJNE KETA NENA ,APO TALLEN ME TO SI CIFUTI X.
    FUKARALLEKU ESHTE MASKARALLEK,KU PRITET QE C’DO GJE TE NDODHE.DUHET TE KETE NJE DISTANCIM NGA KRYETARI I BASHKISE.NENA NE NJE FARE MYNYRE DO TA RRISE FEMIJEN E SAJE. KANE ZGJEDHUR KETE RRUGE ,PER MOSE BERE VJEDHJE ,APO VRASJE.SE PASTAJE DO TE QUHEJ VRASESE PO TE VRISTE NJERI PER TE SIGURUAR BUKEN E GOJES SE FEMIJES.Ketu nuke fuksionojne hallkat e zinxhirit te SHtetit.Ka mynyra SHteti per te zgjidhur keta probleme.Eshte Asistenca sociale qe e krijoi ANGLIA,ose tu merren femija dhe ta rrise shteti ,sice bente me pareSHTEPIA E BAMIRSISE HALLULLI po ne Tiran.Perse keta qe dalin per halle gjykohen ,dhe te tjerat qe shkojne me sheike behen VIPA?????????E shikoni qe edhe shoqerija civile duhet te ndergjegjesohet per te respektuar hallet e njerzeve,sepse po ta bente preje qejfit besoje se nuke do te dilte ne rruge ,pore neper HOTELE E VILA,apo DISKOTEKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje