Shkolla e puna në pandemi, Dashamir Shehi: Të mbahet hapur zinxhiri, sado keq që të duhet

25 Nëntor 2020, 22:53Politika TEMA

Ish- deputeti Dashamir Shehi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se vendi ynë duhet të marrë si shembull qytete të caktuara në Itali që përshtaten me vendin tonë, si në klimë dhe në strukturë, duke përmendur Puljan.

Ai theksoi se nuk duhet të shkëputet zinxhiri mes punës dhe shkollës së fëmijëve.

“Përballë kemi Italinë,Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë.

Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë.

Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës”, tha Shehi.

2 komente në “Shkolla e puna në pandemi, Dashamir Shehi: Të mbahet hapur zinxhiri, sado keq që të duhet”

  1. Gjergji says:

    Dashi, i ke akoma kepucet e zborit qe vodhe nga magazina?Ka ardh koha me i vesh me dal ballist ne mal me loqen bige.

  2. Ranger says:

    Shume drejt ka folur Zoti Shehi ! Jam dakord me ju Zoteri. Fqinji do marre shembull per kete situate !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje