"UÇK në Hagë"! Berisha: UNMIK e EULEX kanë bërë shantazhe në Kosovë për 20 vite me radhë

25 Nëntor 2020, 23:07Rajoni TEMA

Koordinatori për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha u shpreh sonte në “T7” se misionet e UNMIK’ut dhe EULEX’it kanë kryer shantazhe mbi zyrtarë të lartë politikë në Kosovë.

Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka nisur një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.

Simmons thotë se këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it. Gazeta Express ka siguruar dokumentin. Berisha thotë se kjo është ngjarja më e madhe në Kosovë që po ndodhë për momentin.

Që opinioni shkarazi i di apo nuk i di hic. Pse duhet të merremi me këtë rast. Sepse shantazhet që kanë bërë Unmik e Eulex në Kosovë për 20 vite.

E kemi parë që zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve u është bërë shantazh të madh zyrtarëve politikë. Me këto shantazhe u janë ulur reputacioni dhe është rritur dikush. 

Përmes ktyre shantazheve u është shpërlarë truri qytetarëve. Pse drejtësia nuk ka vepruar në Kosovë. 

Është çështje shumë e rëndësishme që po ndodhin karshi ngjarjeve tjera që po ndodhin. Një zyrtar i lartë sic është Salustro sot punon si këshilltar i prokurorit në Serbi”, thotë ai.

3 komente në ““UÇK në Hagë”! Berisha: UNMIK e EULEX kanë bërë shantazhe në Kosovë për 20 vite me radhë”

  1. KARAXHIXHI says:

    Kush flet ky.qe i burgosi.vrau dhe spiunoi.per llogari te lidhjeve te tij tr gjakut.serbeve

  2. Fatossi says:

    I vetmi shpetim per Kosoven dhe popullin e saj barkthat e te mjerë eshte kjo gj. Speciale andaj rroft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje