Zv.ministri i Shëndetësisë revoltohet në takimin e Metës: Çfarë strategjie do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH. Të më thirrnit dhe mua, jo t'i suleni qeverisë

25 Nëntor 2020, 14:10Sociale TEMA

Zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Presidenti Ilir Meta, për situatën e  Covid-19.

Por, numri dy i shëndetësisë u shfaq i revoltuar, pasi iu dha faja në fund. Ai tha se në fillim duhet të dëgjohet qeveria dhe më pas kritikat.

Sipas Nikollës, të gjitha ato që u thanë nga paneli, janë zbatuar nga qeveria më parë.

Ai mbështeti qëndrimin e presidentit se duhen kritika pozitive, ndërsa tha se nuk duhet të sulmohet qeveria në këtë periudhë kaq të vështirë.

E keni menduar gabim, sepse duhet të kishit dëgjuar qeverinë, pastaj kretikat. Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. Do të  kishte qenë e udhës që unë të kisha nisur i pari. 

U tha se nuk ka strategji. Unë po i rendit një nga një. Strategjia e parë parandalim përgatitja dhe përgjigjia ndaj Covid-19. Strategjia e parë dytë, ajo e rihapjes. Strategjia e tretë, strategjia vjeshtë dimër.  Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga penalistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. 5 fushë më tepër janë bërë vaksina për të mos pasur mbivendosje me Covid.

U tha që nuk ka teste por testet janë 4-fishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit, brenda muajit dhjetor. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi.

U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve rajonale do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po.

Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist, por ka njësi koordinuese. Një pandemi e tillë ndodh njëherë në 100 vite. Ne kemi nevojë për atë që tha Meta, për kritika pozitive.

Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur po bën një në një stres të paimagjinueshëm.  Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla.

Si përgjigje Presidenti Meta tha: Nuk ka pasur qëllim negativ për të lënë në fund përfaqësuesin e qeverisë. Ai mund ta marrë fjalën kur të dojë, edhe tani. Ne jemi të njohur me  dokumentet që keni paraqitur.

11 komente në “Zv.ministri i Shëndetësisë revoltohet në takimin e Metës: Çfarë strategjie do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH. Të më thirrnit dhe mua, jo t’i suleni qeverisë”

  1. Erjoni . says:

    OR TI SHOQ !
    O MBLEDHJE PËR LOPËT , OR TAJ !

  2. OBSH e paafte says:

    Nuk besoj se Meta do beje program me te mire por OBSH eshte pjese e problemit dhe burokratet e saj qe nuk kane mbajtur stetoskope prej vitesh nuk krahasohen me mjeket shqiptare qe shohin dhjetra paciente nje dite. Por burokratit zv minister i pelqejne Mesa duket koleget llapaqena Te OBSH.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Cfare do qeverria aty?!?! Si do ti ndihmoj ky palo president?!?! Ky ska resorce, staf, buxhet. Ky ka vajtur vetem tallavave dhe sdi nga bie spitali. Cfare ti degjosh atyre ne takim?!?! Llafe ?!?! Ata duan pushtet or taj. Kujt I plas atyre kush vdes e kush jeton..

  4. Kolojari says:

    My panel udhehiqet nga nje veteriner dhe disa gomere. Eshte e vetmja presidence qe krijon opoziten qeveritare…..As Bajden nuk guxoi te bente nje te tille. O gomare hapni rrugen te ecin kuajt qe punojne dhe nxitojne….

  5. Daja says:

    Meta loqe po kallaku.

  6. Shaqo says:

    Pse ia kreh bishtin o zvminister ketij idioti, pse merr pjese ne nje komision paralel te opozites, ju duhet te jepni llogari vetem para parlamentit dhe jo veterinerve.

  7. QYTETARI i Theshte says:

    Shoku:Ilir Meta, Mblodhin sote, Veteriner, dhe Aganome..per te Diskutuar per Problemet qe na kane dale te Stalla e Lopeve…
    Nje Nivel shume i Dobet ,nje Tjeter Skandal i Radhes i Ilir Metes..ore si nuk i Rri Bytha Rehat ketij Monstre??????????Ik o Burre Shkerdhate dhe Legen, leri Njerezit te Punojne..na dole ti me “Taske-Force”,,,Njeri i Thaartuar dhe Budalla….
    @@ASNJE PRESIDENT NE Bote,nuk merret me Idjotesira te Tipit Ilir-Floriri…lol

  8. fati says:

    Me sa duket edhe likja do nje presh ne bythe, dhe sigurisht po te kruhet bytha do ta kruajne.

  9. Arbert says:

    I jep rendesi vetes, vdes per te dale ne medja perdite, por ce do qe se pjerdh njeri jo me qeveria. Nje medioker, idiot e palaco qe nuk e perfillin as femijet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje