A po pastrohen para të pista në ndërtim?!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tregoi se përse sektori i ndërtimit nuk është prekur gjatë pandemisë së koronavirusit, ku përmendi disa faktorë.

Sejko tha se projektet e ndërtimit janë afatgjata dhe kanë një proces që variojnë në disa vite. Gjithashtu shtoi se punimi në hapësira të hapura, i ka lejuar atyre që të mos e ndërpresin aktivitetin edhe në kushtet që ndodhet vendi dhe e gjithë bota.

“Po në fakt gjithmonë është ndërtuar. Ndërtimi vazhdon, ka disa faktorë. E para ndërtimi ka qenë në vijimësi edhe para krize dhe vazhdon. Në raport me pandeminë është një industri që bëhet ajër të hapur, masat kufizuese kanë ndikuar më pak, projektet e ndërtimit janë më afatgjata, fillojnë dhe mbarojnë si procese në disa vite. Pasuria e patundshme është një mundësi e mira të investimit në raport me normat e ulëta të interesit, që bankat qendrore ndërmarrin dhe reflektojnë më pas në sektorin financiar. Megjithatë ndërtimi nga shifrat tona ka një rënie në raport me vitet e kaluar, edhe ndërtimi është prekur nga pandemia, ka një rënie në 14 %, por këto janë projekte në vazhdimësi që vazhdojnë. Ne bëjmë një vrojtim mbi sektorin e ndërtimin por analizën e mirëfilltë me faktorët 100% duke pasur parasysh dhe nivelin e lartë të informalitetit që ne kemi në Shqipërim unë nuk mund ta them të saktë, por faktorët janë këto që përmenda”, tha Sejko.

I pyetur në TopTalk lidhje me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, Sejko tha se në dijeninë e tij ky fenomen nuk ndodh. Kjo për arsye se Bashkimi Evropian ka vendosur seksione të qarta për bankat e niveleve të dyta, të cilat i respektojnë me rigozitet ato. Nga të dhënat që Banka e Shqipërisë ka mbledhur deri më tani, sipas Sejkos nuk ka konfirmime se pastrimi i parave ushtrohet në aktivitetet e ndërtimit.

“Po mund të jetë, mund të mos jetë këtu nuk mund të jap përgjigje të saktë. Informacioni që ne kemi si bankë qendrore shtrihet përbrenda kufijve ligjorë dhe të aktivitetit që ushtron banka qendrore në raport me sektorin financiar, me të cilin e mbikëqyrim dhe monitorojmë dhe në raport me pastrimin e parasë dhe nuk na rezulton në raport me sektorin financiar, por masat dihen, që bankat e nivelit të dytë janë më shumë strikte, të shtrënguara. Institucioni i Bashkimit Evropian, për vlerësimin e shteteve në raport me pastrimin e parasë, sistemi bankar e ka vlerësuar në nivel të lartë në raport me sektorët e tjerë. Në raport me bankat nuk mund të konfirmoj dot që sektori i ndërtimit mund të përfshihet në këtë aktivitet, nuk kam të dhëna zyrtare”, përfundoi guvernatori.(TCH)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “A po pastrohen para të pista në ndërtim?!”

  1. Na myten says:

    Te dhjefsha gazetarine. Presin pohim nga guvernatori i bankes. “Po”-ja e tij eshte denim me vdekje për të o te mbaruar.
    Vertetimin e pastrimit te parave duhet ta beni ju. Epo sigurisht bytha juaj dhimbset më shumë se ajo e Sejkos.

  2. Shume mire te pasrohen ku eshte e keqeja ketu .edhe Amerika eshte ndertuar ne pastrim parash

  3. k says:

    Vetëm governatori loqe i bankës shqiptare,nuk e di se shqipëria dhe ndërtimet
    janë lavatriçja e parave të pista të gjithë evropës.

  4. Shaqo says:

    …e mira e te mirave eshte TE MOS NDERTOHET….derisa te vertetohet qe pastrohen ose jo para.
    Cmendine shqiptare, qe pas cdo pune shikohet vjedhje; pastrim paraje e cdo gje e keqe dhe asgje e mire.
    Cinizem gazetaresk

  5. pa vlere says:

    Sa shkrim “fantastik” 😂😂😂😂
    Te lexosh nja 2-3 shhkrime si keto dhe pastaj fillon ve ne dyshim veten nqs je idiot apo jo?!
    Lol 🙂

  6. J-32 says:

    Sigurisht që nuk pastrohen para në ndërtime.
    wtf!!!
    Ka nja 20 e kusur vite që ndërtohen pallate non-stop.
    40% e kapacitetit të tyre janë bosh….

  7. Julian says:

    I vetmi vënd në botë që shtëpitë nuk shiten dhe çmimet shtrenjtohen. Çmimi nuk varet nga tregu por nga paratë e pista. Më të zgjuar se bota jemi ne ?

  8. ANDONLARS says:

    Çdo qenie gjallë në Shqipëri e di se ndërtimi është adresa përfundimtare e “parave të zeza”. A është qeveria pjesë e kësaj? PO!.Më lejo të shpjegohem! Lejet e ndërtimit janë fitim fitimprurës për ata që nënshkruajnë letrat. Në fund, të gjithë janë pjesë e Parave të Zeza. Autoritetet mund të bëjnë një përjashtim: Paratë që shkojnë për aktivitete produktive, shëndetin, shkollën, turizmin mund të shpenzohen para pa asnjë deklaratë. Paratë e shpenzuara për ndërtim duhet të përdoren vetëm nga bankat. Pa para në dorë! Në këtë mënyrë, Paraja e Zezë mund të jetë së paku e dobishme për ekonominë. Aktualisht, shqiptarët po shkatërrojnë Shqipërinë nga (1) kalimi në ekonomi informale, (2) duke përdorur paratë për arsye joproduktive, (3) autoritetet po japin “leje ndërtimi” kudo dhe nuk mbetet më zonë e gjelbër; (4) ekziston një tepricë ndërtimi që shkatërron interesat e pronarëve të ndershëm të pronave ndërsa prona e tyre humbet aq shumë vlerë me këtë furnizim të tepërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *