AUTOPSIA: Maradona vdiq në gjumë, pas një ataku në zemër

26 Nëntor 2020, 11:55Sport TEMA

Del autopsia e vdekjes së Maradonës. Mediat argjentinase shkruajnë se 60-vjeçari vdiq në gjumë, pas një ataku në zemër.

Prokurori i përgjithshëm i San Isidro, John Broyard, ka pohuar pas provave të para se “asnjë shenjë krimi dhe dhune nuk u vu re”.

Dy javë më parë Maradona la spitalin, pas operacionit për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Lajmi u bë i ditur nga institucionet qeveritare argjentinase, vetëm pak minuta pas lajmit të vdekjes së “El Pibe D’oro”.

Ndërkohë në zi është edhe qyteti italian i Napolit, pasi pikërisht me klubin me të njëjtin emër, Maradona ka shkruar historinë në periudhën 1984-1991, kur ka fituar edhe dy tituj kampionë në Itali.

Qirinj të shumtë janë ndezur pranë stadiumit “San Paolo”, përpara murales së Maradonës, ndërsa së fundi presidenti De Laurentiis ka propozuar që emri i legjendës argjentinase të vihet edhe në impiantin sportiv të Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje