Situatë alarmante në Greqi, shtyhet sërish lockdown-i: Spitalet e Selanikut të tejmbushura, 1200 viktima vetëm gjatë nëntorit

26 Nëntor 2020, 12:21Rajoni TEMA

Greqia ka shtuar lockdown-in e përgjithshëm deri në datën 7 dhjetor.

Lajmi i bë i ditur para pak minutash, nga zëdhënësi i qeverisë, në një konferencë për shtyp. Shtyrja konsiderohej e domosdoshme, pasi në vend vazhdon ende të ketë një numër të lartë vdekjesh.

Kështu vetëm gjatë nëntorit, mbi 1200 persona kanë humbur jetën. Shqetësues është edhe numri i madh i rasteve ditore si dhe i të intubuarve që kanë arritur gati 600. Sot, për herë të parë janë kryer transportime ajrore të tre pacientëve që duhet të intuboheshin nga spitalet e Selanikut, të cilat janë mbushur plot, drejt spitaleve të tjera të vendit .

1 komente në “Situatë alarmante në Greqi, shtyhet sërish lockdown-i: Spitalet e Selanikut të tejmbushura, 1200 viktima vetëm gjatë nëntorit”

  1. degelisi says:

    “Lockdown”=injorance
    , mediokritet, inferioritet i shkruesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje