Skënder Gega flet nga spitali në Turqi: U shkatërrova me ilaçe për 16 ditë, nuk mbante më

26 Nëntor 2020, 20:34Sport TEMA

Lajmi i transferimit të Skënder Gegës për në Turqi pas më shumë se dy javësh në një gjendje jo të mirë në kryeqytet, ka befasuar të gjithë. Megjithatë trajneri i Kukësit i shtyrë edhe nga fëmijët e tij ka vendosur të transferohet në Stamboll për një mjekim më të specializuar.

Pas gati dy ditësh në një spital të Turqisë, Top Channel ka komunikuar me trajnerin Gega i cili duket të jetë më i stabilizuar në gjendjen e tij.

Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkritëe i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. 

Kam filluar menjëherë një terapi për mushkritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkrive”, tregon Gega.

Skënder Gega ka rezultuar pozitiv që nga data 11 nëntor dhe gjatë gjithë ditëve që ka qëndruar në Tiranë gjendja e tij nuk pati përmirësim.

Ndërkohë që pas lajmit për transferimin e tij ishin të shumtë ata që reaguan edhe për këtë vetë Skënder Gega ka publikuar një mesazh falenderimi, duke ju drejtuar edhe skuadrës e cila gjithashtu pati një dedikim në ndeshjen e së mërkurës ndaj Laçit, ku mori edhe fitoren e parë.

8 komente në “Skënder Gega flet nga spitali në Turqi: U shkatërrova me ilaçe për 16 ditë, nuk mbante më”

  1. Qinon says:

    Hee shqiptaret ..
    Skender beu shko n spital n Turqi.!
    .no më koment..

  2. Shaban says:

    Cdo te thote, “U shkaterrov me ilace 16 dite” ?? Mos eshte akuze per trajtim mjeksor te pakujdesshem??

    1. pjeter says:

      Do te thote qe mori ilace per 16 nga shtepia dhe nuk u permiresua sic donte,ne fakt tani nuk eshte ne shtepi,eshte ne nje spital.Kur do ta kuptoni o njeres,qe ky virus,nuk ka shoke mik e te njohur asnje?por varet shume nga njeriu ne njeri e po te mori keq, ska asnje spital qe te sheron.Po vdesin me mijra e mijra mjeke,ne gjithe boten,edhe mjeke te te njejtes fushe,dhe koleget e tyre nuk kan pas mundesi qe ti shpetojne.Sot ne gjith boten perdoret i njejte protokoll mjkimi,kush me shume e kush me pak,por kurimi eshte i njejte,te vetmen diference e bejne ,koha kur e kap,dhe imuniteti qe ka njeriu i prekur.

    2. Tironci says:

      Jo,eshte akuze per paaftesi ne mjekim !

  3. sapa says:

    Tradhetar i atdheut qe nuk u mjekua ne shqiperi ku mjekesia eshte e perparuar!

  4. Cufi says:

    Mos zgjodhe vasilken e mones me u kurua ne shtepi,mire do kishe ftuar dhe Panaritin e like floririt

  5. Aldo says:

    Shqiperia pa Turqine eshte si femija jetim.

    1. Scutari says:

      Po ata qe kane ardhur ne arkivol nga Turqia, çfare kane qene??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje