Dy vite burg se... qëlloi me vezë rajonin e policisë

27 Nëntor 2020, 21:55Lifestyle TEMA

Një 31-vjeçar është dënuar me 21 muaj burg pasi ka gjuajtur me vezë një rajon policie në Hong Kong.

Duke dhënë dënimin e saj të enjten, gjykatësja tha se “një vezë nuk është një armë e shkatërrimit në masë”, por hedhja e sendeve të tilla në një stacion policie provokoi “pakënaqësi” dhe rriti trazirat.

Çështja e Pun Ho-chiu vjen në një kohë kur gjykatat e territorit kinez përballen me mijëra raste në lidhje me trazirat politike të vitit të kaluar, gjatë së cilës Hong Kongu u trondit nga protesta gjithnjë e më të dhunshme anti-qeveritare për muaj me radhë.

Numri i madh i ndjekjeve penale, si dhe presioni për dënime të ashpra, i ka vendosur gjykatësit në një pozitë delikate, veçanërisht pasi Pekini ka forcuar kontrollin e tij mbi vendin gjysmë-autonom këtë vit.

Ndërkaq gjykatësit që shihen si tepër të butë ose dashamirës ndaj protestuesve janë përballur me kritika nga media shtetërore kineze dhe gazetat pro-Pekinit në Hong Kong.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje