Misteret e vdekjes së Stalinit dhe paralajmërimi i kobshëm i Enver Hoxhës, që trazoi Bashkimin Sovjetik dhe gjithë bllokun komunist

27 Nëntor 2020, 10:26Politika TEMA
Misteret e vdekjes së Stalinit dhe paralajmërimi i kobshëm i

…Si dhe përse u eliminua Stalini, kjo del nga dy burime zyrtare mjaft të rëndësishme.

Njëri burim del nga  një deklaratë e Enver Hoxhës (bazuar mbi një bisedë me Mikojanin).

Sekretari i Parë i KQ të PPSH Enver Hoxha kishte mbajtur me Moskën marrëdhënie mjaft të mira pothuaj deri në kohën para Kongresit të XXII të PK të BS.

Ndoshta i vetmi gabim që bëri ai, ishte fakti se, ai qëndroi deri në fund një stalinist i vendosur, kur dhe në vetë Moskën komuniste nuk gjeje as edhe një të vetëm.

Fushata e pandërprerë e kritikave ndaj figurës së Stalinit kur Hrushovi ishte në krye të udhëheqjes sovjetike e vunë atë në mendime dhe dyshime:

“Mos ndoshta kritikat e tyre që e pasuan burojnë nga ata që kanë brejtje në ndërgjegjet e tyre?

Apo kjo ndodh për arsye se ndihen fajtorë përkundrejt një akti kriminal dhe nëpërmjet kritikave të vazhdueshme ndaj tij kërkojnë t`a mbulojnë me justifikime atë që kanë bërë?”

Nga analizat intensive të ngjarjeve për gjetjen e së vërtetës në rrethet e larta të PK të BS dhe të vendeve të tjera të Europës Lindore, Enver Hoxha doli në një konkluzion që do të ishte me pasoja katastrofike për vetë atë.

Bazuar mbi bisedat e dikurshme me Mikojanin, Enver Hoxha në fjalën e tij të mbajtur më 24 maj të vitit 1964 do të deklaronte:

“Udhëheqja sovjetike është sot një klikë puçiste, të cilët arritën deri aty sa të marrin guximin të deklarojnë hapur se ishin përgatitur plane konspirative për eliminimin e Stalinit”- (Robert Conquest, “The Great Terror”, London, 1971, faqe 172)

Kjo akuzë e fortë që dilte nga goja e Enver Hoxhës me mbështetjen edhe të Mao Ce Dun-it, e vuri Mosken në një pozicion të atillë që asaj akuze duhej t`i jepej detyrimisht një përgjigje, se përse vetë stalinistët u vunë para provës për eliminimin e Stalinit.

Dhe përgjigja erdhi pikërisht më 19 qershor 1964 dhe personalisht nga vetë Nikita Hrushov në pritjen për nder të vizitës së delegacionit partiak dhe qeveritar të RP të Hungarise me në krye sekretarin e Pergjithshëm të Partisë së Punës së Hungarisë, Janosh Kadar.

Koha dhe personazhet e vizitës nuk u zgjodhën aspak rastësisht.

Dihej në atë kohë që Janosh Kadar ishte burgosur me urdhër të Stalinit dhe kundër tij ishin përdorur tortura mjaft ç`njerëzore, por në fund i shpëtoi dënimit kapital po ashtu nga një urdhër i vetë Stalinit.

Në ceremoninë e mikpritjes që u transmetua direkt në tërë BS dhe në vëndet e tjera të Europës Lindore me anë të “Intervizionit”, Nikita Hrushov pranoi publikisht eliminimin e diktatorit sovjetik Josif Stalinit duke deklaruar:

“-Stalini vrau shokët e tij të luftës dhe veteranët e Revolucionit.

Për shkak të këtyre veprimeve arbitrare ne i dhamë atij dënimin e merituar…

Përpjekjet e atyre që tradhtuan udhëheqjen e vendit tonë për të marrë në mbrojtje tërë ato abuzime të kryera nga ai do të dështojne me turp.

Askush nuk mund t`a pastroje atë nga fajet që ka bërë…

Historia e njerëzimit ka njohur shumë tiranë gjakatarë, por ata të gjithë përfunduan në gijotinë, në atë gijotinë që ata e mbajtën ngrehur mbi kokat e të tjerëve me pushtetin e tyre absolut”.

(Transmetuar nga Radio Moska më 19 qershor 1964 ora 11.55 min, sipas orës lokale. Sekuencë e nxjerrë nga radio “Swoboda”).

Gazetat “Prawda” dhe “Izvestija” në numrin e tyre të ardhshëm kishin bërë retushim të fjalimit të Nikita Hrushovit  duke fshirë fjalitë me ton të ashpër ku flitej kundër tiranit Stalin, por tashmë ishte tepër vonë, fjalimi ishte dëgjuar live nga miliona e miliona njerëz si brënda dhe jashtë BS.

Fjalët për tiranë dhe diktatorë të cilët kishin sunduar më ndihmën e gijotinës dhe që ranë vetë pre e saj,  për veshët e anëtarëve të KQ të BS, Sovjetit Suprem, qeverisë, forcave të armatosura, sigurimit të shtetit, policisë dhe të çdo njeriu kudo ku ndodhej, kuptohej qartë që kishin vetëm një adresë të vetme. Dhe ajo adresë ishte: Josif Stalin.

Çështja e enigmës së vdekjes së Stalinit nuk qendron në atë që ai u eliminua apo jo, por qëndron në atë se përse ajo u realizua.

Para anëtareve të Byrosë Politike të BS qëndronin dy alternativa: Ose të kryhej eliminimi i tij, ose të eliminoheshin ata vetë.

Dhe padyshim që do të vendosej për alternativën e parë.

Duke marrë parasysh dhe përmasat njerëzore për atë veprim, ata nuk mund të gjykohen nga askush për atë vendim që morën.

Ky është i vetmi rast në historinë e shtetit sovjetik, ku interesat e udhëheqjes sovjetike me interesat e popullit të saj do të ishin në përputhje të plotë.

*Marrë nga libri me autor Abdurachman Awtorchanow me titull: “Das Rätsel um Stalins Tod“ (Enigma e vdekjes se Stalinit) nga faqet: 173-175

Përgatiti nga gjermanishtja për gazetën TemA: Adrian Stefi

13 komente në “Misteret e vdekjes së Stalinit dhe paralajmërimi i kobshëm i Enver Hoxhës, që trazoi Bashkimin Sovjetik dhe gjithë bllokun komunist”

  1. Egli says:

    Vdekja e Stalinit ishte nje goditje e rende per bllokun Komunist… Ishte kohe kur duhej Stalini… Lufta e Ftohte kerkonte nje lider te zgjuar, dhe te rrepte… Vdekja ne kohen e paduhur, te Stalinit, ishte nje tronditje per vendet Komuniste… Hrushovi dhe pasuesit e tij e cuan Bashkimin Sovjetik ne kolaps, kriza ushqimore dhe GDP te dobet… Ishte nje demokraci e deshtuar… Sic e tregoj dhe koha vete, qe njerezit u revoltuan dhe kerkuan pluralism…

  2. P.S. says:

    Gjithmonë për vdekjen e Stalinit është aluduar për “proçesin e bluzave të bardha” pra eleminimi i tij u krye nga mjekët e Kremlinit. Hrushovi si komisar politik që nga Lufta e Madhe Patriotike në URSS pjesmarrës në rolin e komisarit të popullit në betejën e Stalingradit të Kurskut dhe atë të Berlinit, nuk, dhe si përkiste atij të demaskonte fig. e Stalinit me “Kultin e individit” dhe të digjte kufomën e tij të ballsamosur që gjëndej përkrah Leninit. Ai është përgjegjesi kryesor për vijën Marksite -Leniniste që duhej të ndiqte URSS në periudhën e tij. Ai u përpoq që me reviyionimin e që i bëri vijë ideollogjike të Stalinit mendonte që do të sillte një farë demokracie liberale në bashkimin Sovjetik. por nuk kishte as kapacitetin dhe botkuptimin për këtë. Ai si përfundim ju fal perëndimit. Vizitat në Shqipëri treguan se sa shtërpë ishn idetë e tij për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ku dhe u pasqyruan dhe në URSS që filloi dalë ngadalë ta çojë në kolaps dhe çdo arrritje që arriti ne fushat e shkencës ishin si meritë e ekonomisë Staliane. Nuk arriti të merrte reforma të mëdha në ekonomi dhe në ushtri. dhe për këtë mbeti udhëheqësi më i vobektë para popullit të bashkimit Sovjetik.Hrushovi vdiq nga një sulm në zemër në një spital pranë shtëpisë së tij në Moskë më 11 shtator 1971, në moshën 77 vjeç. Atij iu mohua një funeral shtetëror me ndërhyrje në Murin e Kremlinit dhe në vend të kësaj u varros në Varrezat Novodevichy në Moskë. Respekti si udhëheqës u duk në varrimin e tij,ku vetëm shtatë persona morrën pjesë.
    Historiani Robert Service përmbledh tiparet kontradiktore të personalitetit të Hrushovit.
    Sipas tij, Hrushovi ishte:
    në të njëjtën kohë një stalinist dhe një antistalinist, një besimtar komunist dhe një cinik, një poltron vetë-reklamues dhe një filantrop korist, një krijues i problemeve dhe një paqebërës, një koleg stimulues dhe një boror sundues, një burrë shteti dhe një politikan i cili ishte jashtë thellësisë së tij intelektuale. Deri më sot asnjë udhheqës Rus nuk ka arritur fuqinë dhe autoritetin e Stalinit.

    1. rruga e Durrsit says:

      Ca bohet keshtu mer lal?
      Na myten stalinistet!!!!

  3. Shenjestra says:

    Ishte Hrushovi ai qe tradhetoi kauzen e socializmit ne bote,duke akuzuar Stalinin per kultin dhe se ai na paska qene diktator,terrorist sa ka vrare njerzit e tij. Hrushovi e kishte mizen ne kesul,se Stalini dyshoi te Hrushovi ne mes te tradhetise te 36 gjeneraleve gjate luftes dhe ishte pikerisht ai qe tradhetoi dhe e goditi me çibuk ne koke Hrushovin. E verteta doli me von se ishte Hrushovi ai tradhetari.Kete gje,Hrushovi ja mbajti mend dhe beri ç’mos te hipte ne fuqi ne BS,me anen e njerzeve te fuqishem ne byron politike (Zhukovi). Ja arriti qellimit.Problemi pare i tij ishte denigrimi i figures se lart te Stalinit.Ai e hoqi trupin e tij nga mauzoleu, e nxori jashte portes se Moskes dhe e ja dogji trupin e tij.Ne ate kohe pati demostrata te medha kundra Hrushovit dhe ne fund Hrushovi u hoq nga skena politike, ishte nje nga njerzit dhe udheheqesit me te keq, me te poshter.Ai u flak si nje lecke apo limon i shtrydhur.Stalini dhe vepra e tij ne luften e dyte boterore,si dhe ne ndertimin e shoqerise se re socialiste, ngelet nje nga shembujt me pozitiv te njerzeve perparimtar te botes.Ai u quaj STALINI MADH,ishte heroi i bashkimit sovjetik.Ai ishte njeriu dhe nxenesi me besnik i Leninit.Punoi dhe sakrifikoi per ndertimin e nje jete te re e te lumtur ne BS.Njerzit ne ate kohe ishin te lire te sigurt dhe lumturia ishte kudo.Bashkimi Sovjetik me ne krye Stalinin u be shembulli me i madh pozitive ne bote ku respektohej dhe nderohej ku do e nga kushdo.Por gojet e liga te prpoagandes se keqe te kundershtarve e bejn sot Stalinin terrorist kur ai nuk ka qene dhe ishte i till.

  4. parate e Sales ku jane? says:

    Me vdekjen e Stalinit le te merren ruset. Neve na intereson shume me teper vrasja e Azem Hajdarit, muhabeti i Arsidit qe i dha Sales nje dekorate si gjuhe lope dhe u zhduk me nja 10 milion dollare, pse u zhduk mga skena Ilir Hoti, cfare ndodhi me parate qe erdhen nga kontrabanda e naftes ne Jugosllavi ne 1992-1996, sa prej ketyre parave mori Sala per vete, sa prej parave te piramidave mori Sala per vete, cfare ndodhi me parate e cmontimit te municioneve ne Gerdec, sa mori Sala/Shkelzeni prej tyre. Lerini pordhet me Stalin, Hrushov, na ndriconi erresiren qe na la Sala.

    1. Dini45 says:

      E mrekullueshme kejo… Interesin shqiptar duhet s`postua ketu.

  5. Pokeristi says:

    Z. Baze!
    Haroje lirinë e shtypit për shtypësit e lirisë.Behuni selektivë ne komentet qe mund te bejne enveristët dhe stalinistët e verber.

    1. Rita says:

      Ah ,komentues te mjere!!! Sa shtrember kuptoni nje fakt e histori qe ka ndodhur dikur e me dike,me nje diktator qe i numerohen krime e miljona viktima.Thenia e sinqerte e mesiperme : “Ta eliminonin apo te eliminoheshin.”Dhe kaq gje bashkpuntoret e Dulles sone diktatorit shqiptar nuk arriten t’a kuptonin dhe pse per vite e dekada me rradhe ata eliminoheshin pa meshire nga Stalini gjirokastrit..Ketu e ka dhe zanafillen tragjedia e terrori qe soll pushhteti sundues i Hitlerit gjirokastrit..Mjerisht per ju nostallgjiket qe shprehni admirrim per Stalinin rus apo Stalinin shqiptar jane faktet dhe shifrat qe flasin per te te keqen qe i sollen popujve keto diktatore.Askush nuk vajton.nuk i kerkon e askush nuk pret qe te rilindin djalle te tille ! ASKUSH ME DHE KURRE!!

  6. Aximirian says:

    Faleminderit shënjestra!

  7. Pokeristi says:

    Vdekja a vrasja e kryediktatorit Jozef Stalin,eshte pragu itronditjes totale,i të gjithave diktaturave dhe diktatorëve në të gjithë vëndet e bllokut komunist.
    Ay vagabondi i “Sokakut të të marëve “, të Gjirokastrës instiktivisht e ndjeu lëkundjen e kariges të diktatorit dhe vendosmërisht i qëndroji besnik kryediktatorit, gjer sa ngordhi.
    Po te ndjekim trajektoren e diktatorit tonë do shohim:
    1941-1948 produkt jugasllav Titist i flakët
    1948-1954. Stalinist i përvëluar
    19554-1960. Hrushovist në dukje,Stalinist i thekur brënda
    1961-1972 Maucedunoist I zjarrtë
    1972-deri sa pati jetë priti ndonjë alien nga ndonjë planet tjetër
    Tashti merreni vesh po të doni çfarë ishte diktatori Hoxha ?!!!
    Veçse diktatori i lindur dhe ilidhur me karigen epushtetit.Pa asnje ideal,pa asnjë ndjenjë përkushtimi për askënd,veçse për prapanicën e vet.

  8. Frit says:

    As nuk ja kr idene.

  9. Nje minister jeshte detyre says:

    O Rita na hengesh mune.

  10. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Stalini, humbje e madhe per kampin socialist! S’kam fjale, e kane cituar qarte komentuesit “PS” dhe “Shinjestra”. Respekt! Sa per Hrushovin kemi kopjen Salih halene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje