Petrit Myftiu: Ikja e një kapiteni dhe një histori me rusët e Bashkimit Sovjetik

27 Nëntor 2020, 09:32Politika TEMA
Petrit Myftiu: Ikja e një kapiteni dhe një histori me rusët e

Nga Artan Lame

Në këto ditë ikjesh, po sjell një ngjarje me njërin prej tyre.

Pasha Liman, 1960. Në bazën e Pashá Limanit në Orikum, sipas procedurës së parashikuar nga standartet e Traktatit të Varshavës, nëndetset kishin sistem komande me dy bashkë-komandantë, një oficer sovjetik dhe një shqiptar. Ky sistem funksionoi deri në prishjen e marrdhënieve me BS-në, kohë kur sovjetikët u larguan nga Baza, duke lënë 4 nëndetset e famshme, skeletet e mbetura të të cilave sot lëngojnë si dinosaurë të fundëm në Orikum.
Njëra prej këtyre dysheve komanduese të këtyre nëndetseve, përbëhej nga majori sovjetik Igor Borisjeviç Komarov (foto) dhe kapiteni shqiptar Petrit Myftiu (foto).

Më 2 qershor 1961, dy ditë para nisjes përfundimtare të sovjetikëve nga Baza e Orikumit. Komarovi, duke u ndarë nga bashkë-komandanti Myftiu, që do të mbetet në nëndetëse, i thotë:

– Petrit, si ç’duken punët, ne së shpejti do të ndahemi, ndoshta përgjithmonë dhe ndoshta do të bëhemi edhe armiq, ndaj dua të të bëj një dhuratë për kujtim nga unë. – dhe i zgjat një kuti cigaresh prej druri të gdhendur.
– Të faleminderit Igor Borisoviç për mendimin, por me thënë të drejtën si kujtim nga ty do të dëshiroja shenjën metalike të nëndetëses që mban në xhaketë.

Për sqarim të lexonjësve, shenja e nëndetses mbahen vetëm nga komandantët të tyre dhe duket qartë në fotografi në xhaketën e Komarovit. Bashkë-komandantët shqiptarë kishin të drejtë ta mbanin edhe ata, por në kushtet e fukarallëkut dhe mungesës së furnizimeve për “tangërllëqe” të tilla, vetëm mund ta ëndërronin. Komarovi, me siklet i përgjigjet:

– Më vjen keq Petrit, shenjën nuk ta jap dot, pasi jo vetëm që s’kam tjetër që ta zëvendësoj, por e kam edhe kujtim që prej ditës kur jam bërë komandant nëndetseje në Bashkimin Sovjetik.

Shkëmbyen fjalët e fundit dhe pas dy ditësh, flota sovjetike braktisi përgjithmonë brigjet shqiptare dhe bashkë me të edhe majori Komarov dhe shenja metalike e nëndetses.

1999. Kaluan vite e dekada që atëhere, Muri i Berlinit u ndërtua e u shemb, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Lindja u hap. Në vitin 1999, Myftiu, tani në pension, arrin të rivendosë kontaktet së largu me letra me ish-bashkë-komandantin e nëndetses së vet, Komarovin, që jetonte në Moskë. Pas ca kohe, bashkë me gruan merr udhën për t’u takuar me të në Moskë, ku të dy ish-komandantët ri-takohen pas 38 vjetësh. Qëndrojnë bashkë dy javë, duke kujtuar të gjallë e të vdekur dhe ditën e fundit para ndarjes, rihapet tema e vjetër.

– Petrit, para se të ndahemi, shiko dhe zgjidh njërën nga këto dy stemat e nëndetseve. Kjo e nikeluara është ajo që kam mbajtur dikur në Pashá Liman, ndërsa kjo e arta është kur kam qenë komandant nëndetseje bërthamore në Detin e Veriut. Nuk e kam harruar pengun tënd të dikurshëm, që nuk ta plotësova dot atëhere.

Myftiu sheh me kujdes dy stemat që shkëlqejnë në kuti dhe i përgjigjet:

– E verdha nuk më takon edhe pse është më e bukur, sepse unë nuk kam qenë komandant në nëndetse bërthamore. Do preferoja këtë tjetrën të Pashá Limanit, se ajo më përket edhe mua si bashkë-komandant i nëndetses. Faleminderit!

Kështu, stema e Pashá Limanit, që e kishte lënë Shqipërinë në gjoksin e Komarovit më 1961-shin, u rikthye sërisht pas 38 vjetësh në xhepin e Myftiut.

2010. Kalojnë sërisht vite të tjerë dhe unë e mësova këtë histori nga Myftiu, diku nga viti 2010.

– Do të ta dhuroja – më tha atëhere, duke parë si më shkëlqenin sytë mua – po ti e di si jemi ne, kushedi ku e kam lënë.

Kur papritur, pas ca ditësh bie zilja e telefonit dhe Petriti më thotë:

– Artan, e gjeta stemën, në ç’ditë mund të takohemi?

– Tani – i them – menjëherë.

Dhe kështu u mbyll edhe një etapë tjetër e udhëtimit të kësaj steme, që sot qëndron në raftet e mia, mes qindra shenjave, stemave, e uniformave të tjera.

2020. Sot, dhjetë vjet pas asaj dite, edhe kapiten Petrit Myftiu iku nga kjo jetë.

29 komente në “Petrit Myftiu: Ikja e një kapiteni dhe një histori me rusët e Bashkimit Sovjetik”

  1. Durresaku says:

    Ishte MIKU IM

    1. oficeri i marines says:

      Edhe i tim eti …..

  2. kacaku i maleve says:

    histori te bukura te dy njerezve normale. Gabim i madh qe ne ate kohe loqet politikane shqiptare u ndane nga rusija. Te mos kishte ndodhur prishja, shqiptaret do te ishin shume here me lart, mbi te gjitha moralisht, ne ‘90 kur u leshuan si qente neper evrope. Ne fund te fundit, themelet e te gjitha gjerave pas luftes se dyte boterore ne shqiperi ishin ruse

    1. llaku says:

      S i psh furnizimi i partizaneve me arme dhe veshmbathje nga Anglezet qe nga vera e 1943 deri ne nentor 1944, ashtu sikur furnizonin Ruset ne Arkangelsk.

  3. Orikumi says:

    Kete karakter e kam degjuar shpesh ne biseda! Nuk e njoh as e kam pare ndonjehere. Por kur fillonte biseda rreth tij tema kryesore ishte se ai ndiqte grate e botes! Ishte shume I dhene pas fustanit te grave! Pra bisedat ishin gjithmone ne sensing negative. Edhe nje here personalisht nuk e njoh.

    1. Familjar says:

      Kur nuk e njeh personalisht, perse behesh zedhenes i fjaleve te te tjereve?! Percjelles i llafeve… balte.

      1. Orikumi says:

        Edhe nje here! Nuk kam pse I bej elozhe nje njeriu qe nuk kam degjuar fjale te mira. Se kam takuar asnjehere, fytyren ja shoh per here te pare ne foto tani. Kam degjuar kaq shume biseda per te sa, e mbaj mend nje njeri qe se kam takuar apo njohur. Trajtohej ne drite negative dhe vesi kryesor qe I vihej ne dukje ishte se ndiqte grate e martuara. Eshte e verte a jo nuk e di se nuk e njoh,. Jam I bindur se ata qe lexojne komentin tim, qe e njohin personin dhe nuk kane lidhje familjare me te qeshin me komentin tim. Une duhet te vleresohem per memorjen qe kam.
        Perderisa flitej shpesh ne biseda duhet te kete qene profesionalisht I afte. Ai duhet te vleresohet se njeri qe jetoi gjate. Besoj duhet te kete qene 100 vjec. Konsumoi te gjithe ciklin biologjik te mundshem qe mund te jetoje njeriu. You uroj te gjitheve te jetoni aq gjate sa ai, perfshi dhe mua.

        1. Shqipe says:

          Ti e Orikumit do kesh qene ndonje e internuar atje qe Komandant Pertiti nuk kish kohe tja varte shume ndaj dhe te paska mbetur merak.

        2. Familiar says:

          Edhe nje here… Boll… Mjaft! Ka lene femije, te aferm familjare qe po i lexojne keto percjelleje te thashethemeve qe t’i po mer persiper te besh. Mjafton lendimi per humbjen e babait, gjyshit Mos lendo me teper!

    2. Laberia ime says:

      Po grate “perzinte” se nuk ishte nga vendi qe perzen burrat. Mire bente.

    3. daja says:

      Nuk zhvleftesove Komandant Petritin por vehten tende me kte koment, duket qe je njeri pa karakter.

      1. Zana says:

        Cinizmi dhe ligesia për të dëmtuar tjetrin me sa duket është armiku dhe mallkimi me i madh i shqiptarëve,që na pengon të ecim përpara z.Orikum.

    4. durrsak 24 karat says:

      O Orikumi, si nuk ke turp, o legen?

  4. Muhamed Laknori says:

    Petrit Myftiu, emer me peshe te rende ne historine e lavdishme te FLD. Une nga viti 1966 kam sherbyer ne Floten Tregtare dhe ne Regjistrin Detar, por me komandant Petritin me lidhi sbori dhe puna. Ai ishte komandant ne Bazen Detare te Durresit ku ne benim sborin ne komanden e Bazes. Petriti ishte shume rigoroz ne plotesimin e detyrave dhe kerkesa fillonte qe nga kaligrafia ne harten detare te cilen ai e donte te sakte e te bukur, nje bisht germe te dilte teper, te qortonte pa ngurim, por kishte nje kerkese llogarie plot etike dhe pa te ofenduar. Sigurisht qe vete ishte shembullor, hartat ai i plotesonte me saktesi dhe bukuri te pashoqe. E gjithe Baza ishte nen autoritetin e tij te plote.
    Me vone Petriti kaloi ne Floten Tregtare si drejtor dhe une ne Regjistrin Detar, kishim nje maredhenie pune shume te mire ne dobi te plotesimit sa me te mire te gadishmerise teknike. Nuk ishin pak anije ne Floten Tregtare, por ai kishte aftesine te ishte ne balle te puneve ne saje te shkathtesise, dijeve dhe prakticitetit te zgjidhjes te problemeve komplekse te shfrytezimit te tyre si dhe ne kapercimin e nevojave teknike te tyre. Kishte nje komunikim me eproret dhe vartesit per tu pasur zili. Dinte te gjente kohen dhe zgjidhjen per seriozitetin e problemit, por edhe te bente humorin e te te hiqte stresin.
    Petriti la shume shkrime e libra te cilat marin vlere te veçante per pasurimin e historise se FLD dhe me gjere, ishte me shume bagazh, ishte shume i ditur dhe kishte aftesine t’i pasqyronte ato.
    Edhe mbas daljes ne pension qe ai iku nga Durresi e takoheshim rralle, ai kishte nje perzemersi te rralle, shprehte shume dashuri e respekt e nuk te bente zemra te ndaheshe me te. Ndarja e Petrit nga jeta na ka lene te shokuar dhe me shume hidherim, por sigurisht per Besen dhe femijte e tij kjo ndarje eshte shume me e rende dhe ne, sa te marrim fryme do ta kujtojme me shume dashuri dhe respekt.

    1. Ilirjan says:

      Respekt per ju dhe brezin tuaj. Keqardhje, qe ne brezi i rritur ne vitet 70-80, nuk arritem ne lartesine tuaj persa i perket edukimit ne shume aspekte. Boshlleku u be akoma me i madh pas nesh. Dicka po ndryshon per mire, por disa vlera jane te pakthyeshme. Respekt…!

    2. Damjan Kotini says:

      Eh, ku je Belul, ku je ?
      A doni më për Belulin ?
      Po fol vetëm për të ndjerin Petrit Myftiu, o Laknor nga katundet e Kukësit, e jo me sebep të të ndjerit, na torollis kokën, me “meritat” apo “aftësitë” e tua. Rri a lumëmadh, se në atë kohë, GJEL E KAPOSH, ishte vetëm një,e mbas tijë, ishin të gjithë pula e pulaqë, që vetëm glasa bënin.
      Kaq.
      Boll fole për bëmat e tua.
      Bëj pleqërinë, dhe gëzoji ditët që ke në dispozicion, mbasi është kohë tjetër, ku armët e asajë kohe, edhe për muze, nuk bëjnë më.
      E more vesh se çfarë u bë në Nagorni Karabak ? Kjo kodosh mini lufte, është leksion për të gjithe ushtaraket, se si ka evoluar armatimi sulmues, kundersulmues e mbrojtës. Çak e Bamp, mu në kokë.
      Shëndet.

      1. Ilirjan says:

        Po pse o njeri kaq helm, per dike qe as e njeh?! C’katunde Kukesi thua… O njeri! Ky Zoteria me siper, eshte Nder i Durresit,me breza e breza Qytetar. Sa te gatshem jeni per te baltosur, edhe ate qe s’mund te baltoset!

    3. Pokeristi says:

      Petritin e kam njohur nepermjet te vellait te tij ndjese paste,Sul Myftiut.Ka qenë një njeri me formim të plotë,qoftë profesional e kulturë të përgjithëshme.Një njeri dinamik me energji të pashtershme,me humor me respekt e dashuri për tjetrin. Burrë me personalitet e dinjitet.
      Ngushëllime familjes

  5. Qinonson Qinonberg says:

    Si gjithnji,shqiptart knoqen me lypsurina t dhena per mshir nga t tjert.

    1. Bato Çepani says:

      Qënke injorant i çertifikuar or ti…… që fillon dhe mbaron me të Qi………
      Duket që nga llagapi që ke zgjedhur vetë. Tregon nivelin.
      Emrin real, ta kanë vendosur prinderit, nuk e ke në dorë, rritesh e vdes me të, por me këtë që e zgjedh vetë, është tregues i formimit…. që lë shumë e shumë për të dëshiruar.
      Me keqardhje, por jam i detyruar të shkruaj.
      Nuk kemi kusur, të lexojmë skizofrenira të tilla, si mungesa të adoleshencës tuaj.
      Mundohu të më kuptosh, dhe të reflektosh.

    2. Haka Tekizoti says:

      Sa larg je nga të qenët njeri o lumëmadh e lumëpjerdhur!.. Aq larg sa nuk dallon dot ngrohtësinë e marrëdhënive të çiltra njerëzore me lypsinat. Qenke ekzemplar i rrallë. Duhen edhe lloje të tilla sepse nxitin rrahjen e dybekut të mendimeve. Të përfytyroj duke u zhytur në vulgaritet për të formuluar sharjet. Urime e punë të mbarë!

      1. dulla says:

        mos u merni me injorante. Ketu ka plot si ky Qi’ja

      2. Ema says:

        Keqardhje per ndarjen nga jeta te Petrit Myftiut ,ngushellime familjes ,ishte njeri fisnik e me kulture dhe mjaft i perzemert .

  6. Haka Tekizoti says:

    Sa larg je nga të qenët njeri o lumëmadh e lumëpjerdhur!.. Aq larg sa nuk dallon dot ngrohtësinë e marrëdhënive të çiltra njerëzore me lypsinat. Qenke ekzemplar i rrallë. Duhen edhe lloje të tilla sepse nxitin rrahjen e dybekut të mendimeve. Të përfytyroj duke u zhytur në vulgaritet për të formuluar sharjet. Urime e punë të mbarë!

  7. Detari vjeter says:

    Mik te mir ke pas! Kokrra e bythqirit dhe kurvarit. Kur ka qen drejtor ne port , ku ti rrjepte marinaret e shkret.

  8. Orikumi says:

    Ishte mik edhe i babait tim, nje tjeter komandant nendeteseje.
    Respekt per ate brez te mrekullueshem!

  9. Reshat Gjoni says:

    “Petia” (Petriti) dhe Aleko Pojani, jane dy medalion te arte ne gjoksine e Fllotes shqiptare.

  10. iliri says:

    SHprehim ngushullime per vdekjen e ketij ushtaraku te afte ,atdhetar e te patrembur nga veshtirsite e sherbimit ushtarak ne cdo moment dramatik qe ka kaluar si komandant nendetsjeve.Kapiten Petrit Myftiu ishte me vlera te medha si personalitet i flotes ushtrake, i cili qe ne rini e me vone deri ne daljen ne pension.Kam lexuar librat e tij dhe impresionohesh per gjithcka per historine e flotes e te oficerve te saj.Megjthese ushtarak ai u diplomua me zotesi edhe ne matematike ne universitet .Kultura e tij dhe e familjes elbasanase nga ai vinte ka qene shembull per kedo ne kete qytet e me gjere.Mendoj se shteti duhet te nderonte me ceremoni njerez te tille ,te rralle te Shqiperise.

  11. S- New York says:

    Kuadro te till nuk I vijne me kombat tone.E kam njohur personalisht.Shume dinjetoz,korrekt,intelektual I mirefillt.Me nendetesen 105 tregoj vehten hero I vertet.Ngushllime famijes dhe miqeve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje