Presidenti si sekser aparaturash mjekësore

27 Nëntor 2020, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas krijimit të Komitetit antishtetëror të pandemisë, sot presidenti i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, e cila është skaneri më i mirë që mund t’i bëhet rolit të presidentit në këtë pandemi. Përshembull, pasi jep disa këshilla që nuk ja ka kërkuar askush, pasi janë pjesë e protokolleve të përditëshme, apo pasi propozon masa që janë marrë me kohë, presidenti kërkon specializimin me urgjencë të mjekëve të rinj.

Në fakt, specializimet për mjekë të rinj i ka pas mbyll Petrit Vasili në kohën që ishte ministër Shëndetësie dhe i rihapi Ilir Beqja më 2014.

Por ajo që është e pazakontë në këtë letër, edhe ashtu të pazakontë, është propozimi i presidentit që shteti të blejë një aparaturë ECMO “për shpëtimin e jetës për rastet e rënda të këtij infeksioni”, siç thotë ai.

Ngelet që presidenti të caktojë tani dhe çmimin e aparaturës, se koncesionarin e ka anëtar të Komitetit antiqeveritar të COVID dhe kështu të bëjë ndonjë dorë lekësh në kohë pandemie.

Debati deri tani ka qenë që edhe kryeministri të qëndronte larg Komitetit teknik anti-Covd dhe të ishte aty vetëm në rolin e njeriut që duhet të përmbushë nevojat e tyre.

Dhe është përpjekur ta mbajë këtë distancë. Tani gjithë opozita që kritikon Ramën si diktues vendimesh, që në fakt nuk është, ka krijuar Komitetin e saj paralel dhe jo vetëm që dëshiron të diktojë broçkulla, por rekomandon dhe aparaturat që duhen blerë, meqë një anëtar Komiteti e ka përfaqësinë e kësaj aparature.

Kjo e bën presidentin jo vetmë një delirant që jep këshilla që nuk ja kërkon njeri për pandeminë, por dhe një sekser të rëndomtë, që e shikon pandeminë si një rast për ta kapur dhe ai një tender.

Eshtë e disata herë që presidenti tenton t’i imponohet Ministrisë së Shëndetësisë në këtë periudhë, si diktues i saj, apo si njeri që jep urdhëra në kohë pandemie.

Dikush duhet t’i thotë presidentit, që nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë fuqi ligjore të urdhërojë ministra apo të diktojë urdhëra për ta.

Do të ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë t’i kthejë një përgjigje përfundimtare, ku t’i thotë të qëndrojë larg propagandës kundër masave qeveritare për COVID.

Nëse mendon se ka fuqi dhe ide se si luftohet COVID le të provojë fillimisht t’i mbushë mendjen gruas së tij, se si të mos rrezikojë të tjerët kur ka COVID dhe nëse ja arrin kësaj, t’i mbushë mendjen dhe vetes që nuk duhet të pijë raki klub më klub e derë më derë, në kohë pandemie, duke thyer rregullat.

Për gjitha këto mund t’i japim një fletë lavdërimi si qytetar i mirë po zbatoi masat. Si president i keq, e ka marrë me kohë leksionin që nuk ja përfill njeri, as dekretet për zgjedhje, dhe jo më muhabetet e sekserëve të tij.

26 komente në “Presidenti si sekser aparaturash mjekësore”

  1. Ladi says:

    I madh je Mero, po kujt ja thua, Meta eshte kerme.

    1. Prind says:

      Iliri duket qe e ka kaluar Covidin, se i ka lene pasoja te tmershme ne tru.
      Ai ti lutet zotit qe ta kape Covidi e ta marre, qe ti shpetoje turpit qe e pret nga drejtesia.

  2. ?? says:

    Mjerë ne thuaj , se presidenti ka kohë që na ka lënë .

    1. Taruba says:

      Hahaha Petrit Vargu ka zene per fyti Liken.

    2. Bureto says:

      Thjesht i neveritshëm! Gjynah që shteti shqiptar, të kishte fatin e keq që, për llogari politike aspak madhore, t’i servirej për president një fshatar kaq i lig. Ende nuk arrij ta kuptoj se pse do të duhet ta durojmë kaq shumë. Ai duhej të ishte i shkarkuar, pastaj deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese, le të quhej “president i shkarkuar”, edhe pse në detyrë. Parlamenti ia kishte këtë borxh popullit. Në të kundërt, të vjen të bërtasësh: Ku je o Bujar Nishani!

  3. Skrapalliu says:

    E po cte beje edhe presidenti mor Z. Mero, i kane mbetur edhe ca faqe pa mbushur nga ai blloku i famshem i tij.

  4. LILOLABJA says:

    Hhahahahahaha sa kam qeshe ,je fantastik Zoti Baze !
    Bashkangjiti dhe vidion e te ndjerit Dritan Priftit palaços se spaska dert e ka ngrene turpin me buke
    Kane mbetur si qene sallahane , i shkermoqi ZotiRama , ju dha ate qe meritonin nuk ka me keq se kaq
    Keshtu siç jane katandisur si njeh me as nena e tyre
    Rrofsh Mero ,e pret me bisturi pa i nxjerre pike gjaku ,bjeri mostrave kusur mos u lere i kane bere mjaft keq ketij vendi .

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Like kokeqypi,eshte si bishti i qenit,
    sado ta drejtosh,ai kthehet prape ne vend,
    po bisht qeni ngelet.
    Likja dhe Munika e ndiejne eren e burgut,
    veprimet e tyre i tradhetojne ata.
    Veprime irracionale dhe te pallogjikeshme,qe pasqyrojne
    karakterin e tyre delirant.
    Si thote gjermani?
    C’do gje ka nje fund,vetem sallami ka dy,
    keshtu edhe puna e tyre,po shkon drejt fundit,
    vetem n.q.s. Munika ka ngrene shume sallam shpreson te kete dy funde??

    1. E èma e Zeqos says:

      Ik ore klluf, tallash pleh.

  6. "DOKTOR-ILIR-DAMMLLLAJA" says:

    ore sa “Mire” qe kemi nje Presidente te tille “Flori”..ne Pshataret dhe KOKEPALARET E LUMTUR????????
    Ja na RRUAC o shoku Ilir Meta…ja na RRUAC…”Mire” qe te kemi ty…dhe Lulezim Bashen, qe na “Sheruat”..se te Tjeret nuk bejne Gje..edhe Monika Karbuca qe ishte Infektuar me COVID-19..iku FSHEHURAZI ne Itali..dhe u Kurua….
    O LIKE:Po Mbete duke Llapur ore Llapaqen i Ndyre..iko shiko dhe jepe ndonje “Pasaporte” Afro-Shqipetare..se per te Tjerat kemi Qeverine…Mbete..duke Lehur..Qene i Peshtire..se bashku me Opozitaret..lol

  7. KB Vlora says:

    Mero je ekselent. I kujton rrangalles te ashtuquajtur president qe eshte nje plehre dhe pijanec i ndyre qe se pyet e shoqja e lere ta degjoje njeri

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Zjarr Berati
    zjarr Elbasani
    se vjen Lolua
    nga Çepani!
    Mijëra vite
    qysh duruan
    të vij Lolua
    me gjith gruan
    t’u vën flakën
    t’i ndezën zjarr
    një Baxhellë
    një Kollovar!!

    Kriecari
    i LëSëI
    do para
    në tragjedi
    dhe kudo
    turinjtë fut
    nuk rri pula
    pa ngrën mut.
    Po ki EMCO
    qysh ja thonë
    anonim
    e ka të zonë?!
    Ti na shpie
    në përrua
    ujë s’na jep
    se s’na e thua?
    Na e dimë
    që është ushtar
    se ka Lolon
    Kumandar.

    P.S.
    Sikur tha do ia hiq vetes
    sa e lumturoi njerzinë
    po si s’dolli një Avni
    që të na vriste Avninë?!

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Gopist vëllai,më lejo ti shtojë vetëm dy vargje
      poezise tende:
      Per kete vepër te ç’quar
      do te xgjedhëm Asqerine!?

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Mo ma ngacmo Asqerinë
        s’e ke për dufek të zinë
        dhe një herë që qëlloi
        s’mori vesh plumi ku shkoi.
        .
        Në do burrë për zetor
        merre, është shëmbullor
        në do burrë për dufekun
        kemi shokun tënë Felekun.

    2. Kapeshi says:

      Sa kam qeshur me humorin e te nderuarit Gopist

  9. labi says:

    Me ngelet te them Z.Mero B R A V O.

  10. Malsori says:

    O Like Floriri ,o hajdut me bllok ne dore ,po akoma nuk e di qe nuk te pjerth njeri.More pijanec i ndyre qe mbete restorantve duke pire bashk me ate Nafije Dybekun pa maska ne kohe pandemie duke lene nje shembull te keq dhe duke u bere vrases per popullin.Pale na del dhe i thua Ministres se Shendetsis se cfare te beje per covid 19.Po ti o Like Floriri nuk ke as nje kopetence tek Ministrja e Shendetsis,pranadaj Ajo nuk pjerth per ty fare.Je bere si zagar qe bene HAM,HAM.Malsoti Boston

  11. leko says:

    O Zot cpo na degjojne veshet nga ky president idjot qe duhet lidhur….

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Ministria e Shendetesise nuk ka asnje arsye ti kthej mbrapa asnje pergjigje. Eshte person I papergjegjshem qe sduhet humbur koha dhe as letra per konsumim..

  13. Dull tropoja says:

    Ja kan ndru dhe emrin tani ngaLike floriri ne Like rakia.

  14. keqardhje says:

    JU i keni thene te gjitha por une nxorra konkluzionin perfundimtar qe s’ma ndryshon me dot mendjen, as corona: DEMOKRACIA nuk ka moral. Kete e verteton qenia president i nje njeriu qe eshte pa shkolle, s’ka punuar asnje dite ne profesion edhe ne qoftese e ka perfunduar, injorant qe ka kap gjitha instancat e shtetit, pijanec drogaxhi, kercenues e hakmarres karshi atyre qe demokracia i ka percaktuar qe ti votoje populli (kete e voton parlamenti), hajdut pa çizme hapur me ze e figure, ka blere dhe shtepi ne Londer dhe ka kohe qe ben tifozllek me çelsin (!), kriminel qe ata qe vrau Lulezimi me Saliun per qejfin e tij me 21 janar i quante kokepalare ( dhe per çudi ca pseudoshqiptare e kane votuar) , tradhetar se ka votuar shitjen e detit Greqise dhe raportin e Dika Martinit kunder UCK-ese, perçares i kombit shqiptar me pare dhe sot ne kohe pandemie boterore, shkeles i te gjitha ligjeve dhe protokolleve brenda dhe jashte….president qe thote do vrase veten (!) dhe pastaj ndryshon mendje duke menduar te vrase te tjeret…dhe njerezit thone eshte i papergjegjshem, ndersa ai shkon ne VLore sot dhe merr pjese ne ngritjen e flamurit. Per shqiptare si Ilir Meta eshte ngrit ai Flamur?! Te pakten ti kishin hedhur nje bajge lope ne fytyre dhe pastaj ne dashte te rrinte a ne dashte dhe te vriste veten. Pse u mungon guximi kunder nje gjallese te tile kur per te tjere hidhni çdo lloj sendi? Ja pra, qe DEMOKRACISE i mungon morali dhe ndryshimi midis njeriut dhe kafshes eshte se njeriu ka moral, kafsha jo, njeriu ka ndergjegje kafsha ka reflekse te kondicionuara apo te pakondicionuara apo dhe instikte si merimaga e zeze qe nderton rrjeten ashtu si nderton LSI-ne ky palo njeri. Dhe demokracia duhet te respektohet kur ajo e ka moralin brenda, kur e humbet ajo duhet te shperfillet deri sa ti vendoset morali. Megjithate, ju filozofer te sotem shqipta si Josif Dickeni, mos na beni filozofi boshe, por na mesoni si ti vendosim moralin demokracise qe ajo te jete njerezore dhe jo kafsherore. Dhe ne fund kujdes se ai po shperdoron dekorimet dhe dekorata, kujdes se ai shperdoron kombin dhe shtetin nepermjet pasaportave, e ka bere mal fajin para atij vendi dhe ky mal duhet te rrezohet jo duke i hapur tunele por duke e shembur qofte dhe me dinamit, sidomos ne vende si ne qe mungon shteti ligjor sepse prokurore dhe gjykates jane kthyer ne kercenues te popullit te tij. Populli do te jetoje qofte edhe me covidin neper kembe, por s’e detyron dot demokracia qe te duroje dhe nje njeri kaq te papergjegjshem. Vendosni moralin DEMOKRACISE qe te respektojme si i ka hije ate Flamur.

  15. Gri says:

    Mos u lodhni ta komentpni! Se kush eshte! Kete trung qe i ka hypur ne kurriz Shqiperise, qe ka cvatur , i dyshuar per vrases, qe fyen qytetaret si kokepalar, i nxorri bronjet fije fije brilianti Frrpk Cupi! Si qytetar u ndjeva keq qe eshte bere nga parlamenti President te Shqiperise! Vendosja e tij President eshte frike dhe servilzem per qellime politike e PS. Ky njeri vulgar Ilir Peka Kallaku momentalishte perbene njeriun me te pavlere ne kete dhe te shkakton vetem stres! Zot ndihmoje kete vend!

  16. Velo says:

    Më mirë djepi bosh se shejtani në të. Më mirë presidenca bosh se Iliri në të.
    Ishte më mirë Jari që s’ishte.

  17. Mero ky sekserin ka bere,tere jeten,sekser I klaneve antishqiptare, te lumte qe po ja gris masken…….

  18. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mire te vate mënja,do marëm Felekun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje