Kur Fan Noli kërkonte ndihmë presidentit amerikan Wilson në Gjenevë për antetarësimin e Shqiperisë në Lidhjen e Kombeve

28 Nëntor 2020, 18:05Kulturë TEMA

Fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë në 1924

E rrallë, fotoja e Fan Nolit dhe Wilson në Gjenevë për njohjen e Shqipërisë

Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924, prej nga kërkoi nga presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Kjo foto publikohet për herë të parë nga gazeta zvicerane në gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” në Bernë.

Ambasadori i parë shqiptare në OKB, Fan Noli së bashku me Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.

Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit, vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën ‘Vatra’ në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skenderbeut deri tek epoka e Ismail Qemalit nuk dinin vetëm të bënin luftë, por bënin edhe diplomaci shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiptar, të pushtojnë kancelarët e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shqipërisë, cështjes sonë kombëtare.

Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në vitin 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë

Wilsoni e mbajti deri në fund besën e tij, Made in USA. Madje Presheva Jonë shkruan se cdo diplomat dhe intelektual shqiptar sot është i vetëdijshëm se pa përkrahjen e Wilson nuk do të kishim Shqipëri.

Thomas Woodrow Wilson ështe i lindur në 28 dhjetor të vitit 1856 dhe vdiq më 3 shkurt të viti 1924. Wilson ishte presidenti i 28-të i radhës i SHBA, mes viteve 1913-1921.

Wilson dha një kontribut të madh për zyrtarizmin e shtetit shqiptar në Gjenevë.

Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe institucionet tona janë mirënjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëtar kuqwzi me dy krena.

Por nuk duhet harruar roli patriotik i Fan Nolit. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës ‘Vatra’, i cili në fakt e bëri atë njëherazi dhe udhëheqës të diasporës shqiptare. Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shteti të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënie e madhe e vendit në me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht:

“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.

8 komente në “Kur Fan Noli kërkonte ndihmë presidentit amerikan Wilson në Gjenevë për antetarësimin e Shqiperisë në Lidhjen e Kombeve”

  1. Gjyshi i Shqiptareve , Justiniani I Madh. says:

    Boll me kete mitin per Wilsonin dhe amerikanet se lat nam.me kete bythlepirje.

    Wilson ndihmoi ne futjen e Shqiperise ne lidhje e kombeve por pavaresine 2te e siguruan armet dhe gjaku Shqiptar.

    Mosmarrveshjet e Italianeve me greket per jugun e Shqiperise, futja e Nacionalisteve Shqiptare te Sali Butkes e Korce dhe vullneti i mire i kolonelit francez dhe mbi te gjitha Lufta e Vlores sollen pavaresine e 2te te Shqiperise.

    Mos harroni se Italianet dhe Franceset nuk iken nga Shqiperia ne 1920.

    U be lufte per ikjen e tyre.

  2. HAJDUTI says:

    Noli ky njeri i dashur dhe i duhur per shqiperine .ne kohen e duhur dhe momentin e duhur..i paharruar Noli i madh

  3. Shpata says:

    Me ane te ketij komenti dua te falenderoj Temen per keto lloje artikujsh me vlera historike te çmuara !
    Kam 30 vjet qe lexoj me vemendje materiale te shekullit te fundit te historise se Shqiperise per te kuptuar se fundi modifikimet, fshehjet dhe transformimet e kohes se diktatures, por jo vetem.

    Ndoshta do te shkruaj seriozisht per to, mbasi kam grumbulluar shume shenime, dokumenta dhe fakte te pa diskutueshme.

    Fan NOLI eshte pa pike dyshimi nje nga figurat me te rendesishme te historise sone. Per sa i perket njohjes se Shqiperise dhe pranimit te saj ne lidhjen e kombeve roli i tij ka qene vendimtar. Aktiviteti diplomatik i Nolit me ndihmen financiare te shoqates Vatra fitoi mbi kundershtaret tane historike.

    SI rezultat, Shqiperia u pranua ne Lidhjen e Kombeve dhe u njojt juridikisht per here te pare si shtet ne historine e saj. Mbas shpalljes se pavaresise ne Vlore asnje shtet nuk e njifte vertet Shqiperine. Ishte me keq akoma se sa Kosova sot !

    Per mendimin tim roli i Fan NOLIT per egzistencen e shtetit Shqiptar eshte i barabarte me ate te Ismail QEMALIT ne mos me i rendesishem.

    Kushtet historike per Shqiperine pas vitit 1918 kane qene, aspak te favoreshme.

    Keshtu, pa njohjen e Shqiperise si Shtet nga Lidhja e Kombeve ne Vitin 1918, ajo do te ishte ndare ne vitet e mevoneshme ne ‘llokma’ per fqinjet tane !

    Per 45 vjet diktatura zvogeloi rolin e NOLIT sepse ndryshe do te dilte Vatra dhe Amerika ! Ka sigurisht edhe aresye te tjera po une po ndalem ketu.

  4. Alba.ny says:

    Duhet korigjuar, TemA, është 1920, jo ‘24.

  5. Ashtu eshte says:

    Wildon ka kontribuar Jo vetem ne pranimin ne kombet e bashkuara. Po dhe ne Konferencen e Paqes, per ruajtjen e kufinjve pas luftes se dyte botrore.

  6. Alfredi says:

    Presidentit amerikan Woodrow Wilson shqiptaret i kane borxh qenien e tyre …….

    1. Publius Varus says:

      Jo mer cope injoranti jo, qenien tende ti mos ja ke per borxh wilsonit por jo Shqiptaret.

      E tha edhe dikush tjeter ne komentin me lart se Edhe nese wilsoni eshte perpjekur, Italia dhe Franca nuk u larguan nga Shqiperia.

      Franceset lejuaj nacionalistet Shqiptare te hynin ne Korce ndersa Italianet nuk donin ti linin grekeve asgje ne Shqiperi dbr nderkohe Shqiptaret bene lufte qe zbythen Italianet.

      Mos ndarjen e territoreve Shqiptare e bene Shqiptaret me lufte dhe jo Wilsoni.

      Po keto mite qe i kane shpik disa Shqiptare injorante dhe bythlepires dhe i mbani ju gjalle.

  7. bekim says:

    Per te pare me qarte perpjekjet e medha qe kane bere shqiptaret e vertete per pavarsine e njohjen nderkombetare te vendit tone , lexoni librin per konferencen e paqes me Vesaje “Paris !919”. Botuar ne Shqiperi me sponsorizimin e familjes Lolja nga Elbasani para pak vitesh.Ky liber ka autore studjuesen Margaret Mcmillan(mbesa e kryeministrit britanik Makmillan,e ku parathenien e ka bere Ricard Hollbruk.
    do te shikoni shume fakte interesante rreth kombit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje