SKANDALI: Berisha e Imami u kapën nga “ethet e arit”, futën Ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin “Thesarin e Teutës”. Llalla pushoi çështjen

Nuk bëhet fjalë për “ethet e arit” që përfshinë kërkuesit amerikanë të floririt dhe nga sindromi që u infektua e gjithë bota më pas.

Kërkimi i arit u kthye në një epidemi thuajse “biblike” që la pas pasuri marramendëse për disa kërkues ari dhe mbolli vdekje për shumë të tjerë.

Në Shqipëri ndodhi një ndër ngjarjet më tragjikomike për një vend anëtar të NATO-s, pasi “ethet e arit” përfshinë kupolën më të lartë të shtetit, nën qeverisjen e 8 vjeçare të Sali Berishës.

Ishte fillimi i vitit 2012 dhe lodhja nga pushteti, boshatisja e arkës së shtetit nga abuzimet dhe mungesa e financimeve të huaja shtynë qeverinë e Berishës në ndërmarrjen e një hapi të tillë aq ekstrem sa dhe tragjikomik: Kërkimin shtetëror të arit.

Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Arben Imami, i kishte bërë përshtypje gjatë opozitës së gjatë në lidershipin e Aleancës Demokratike më parë, gërmimet në zonën e Mokrës dhe si një njeri i dhënë pas artit, mori vesh se këto njerëz kërkonin floririn e mbretëreshës Teutë, të fshehur aty asipas gojëdhënave, pas fillimit të luftës së parë Iliro-Romake.

Idenë e Imamit e ‘përthithi’ edhe Berisha kryeministër i dhënë shumë pas fitimit të lehtë si në rastin e Piramidave mashtruese, dhe të dy bashkë urdhëruan Forcat e Armatosura që kishin shef Shtabi të Përgjithshëm ish deputetin e PD Xhemal Gjunkshi që të lëvizte automjetet e rënda të ushtrisë, nga diagaçët, fadromat, makinat e rënda e deri te helikopterët ushtarakë që kishin në dizpozicion.

Zona e Mokrës u kthye në një destinacion të ushtrisë së Imamit, ku ushtarë të FA, me mjetet e pa mjete gërmonin për të gjetur thesarin e fshehur të Mbretëreshës ilire Teutë.

Një marrëzi kolektive, që tashmë kishte kapur dhe majat më të larta të shtetit dhe që kishte nxjerrë ushtrinë dhe makinerinë e luftës që dispononim në terren, pa marrë madje as “yzmën” e komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidentit të Republikës.  Nuk ishte Ilir Meta asokohe.

Në ndihmë të kërkimit të “thesarit të Teutës”, Ushtrisë së Imamit dhe qeverisë së Berishës i erdhën dhe historianët ushtarakë si dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë që asokohe kryesohej nga Ylli Zyla dhe që më vonë dha dorëheqjen për gjynahet e veta të blerjes së një pajisjeje përgjimi nga Izraeli dhe akuzave ndaj bashkëshortes së tij për përfshirje në tregtinë e armëve me tregtuesit polakë dhe serbë.

U quajt konflikt interesi, pasi tregtoheshin armë e ushtrisë shqiptare ku kishte burrin shef të SHIU-t, dhe Zyla në këto kushte dha dorëheqjen. Kohë më vonë, si mik i Metës, një telefonatë e tij  në drejtim të organeve ligjzbatuese në vetting, bëri që Zyla të lirohej nga të gjitha akuzat.

Por që të kthehemi tek gjetja e “Thesarit të mbretëreshës Teutë” në Mokër, u hulumtua dhe u pastrua zona nga kërkuesit anonimë, forcat speciale dhe SHIU zbrazën zonën, dhe ushtria vazhdoi me intensitet të plotë kërkimin për flori.

U bënë tendera dhe u blenë pajisje metal-kërkuese, duke e ngritur në një stad më lartë kërkimin e bërë deri më në atë kohë nga kërkuesit vetmitarë të arit. Dhe një gjë të tillë e kanë parë të gjithë fshatarët e Mokrës, është bërë objekt i mediave, emisioneve televizive dhe kishte një denoncim.

Kallzimi penal dhe mbyllja e çështjes nga Adriatik Llalla

Vetëm një media shkruajti në atë kohë në mënyrë të vagullt për përfshirjen e ushtrisë shqiptare në kërkimin e arit në Mokër. Gjithçka do të lëvizte në fillimin e vitit 2014, kur qeverisja e PS që kishte ardhur në pushtet zbardhi skandalin dhe bëri kallzimin penal në Prokurori.

Zyrtarisht akuzoheshin ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij dikasteri se i kanë detyruar Forcat Speciale të Ushtrisë Shqiptare të trajnuar nga NATO për të kërkuar thesarin e mbretëreshës së Ilirisë, Teuta.

Kjo ishte njëra prej akuzave që ishin ngritur ndaj ish-kreut të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-drejtuesve të tjerë nga ky dikaster dhe Forcat e Armatosura, në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky denoncim mbetej sekret dhe u desh vetëm investigimi i medias që të dilte informacioni.

Arben Imami akuzohej nga Ministria e Mbrojtjes për përdorim të Forcave të Armatosura dhe më saktë të Forcave Speciale në kundërshtim me detyrat e tyre kushtetuese për të kërkuar një thesar në zonën e Mokrës në Pogradec.

Në denoncim thuhej se në vitin 2012 më parë një njësi e Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare ka marrë urdhër nga eprorët që të shpërngulet në krahinën malore të Mokrës në rrethin e Pogradecit.

Versioni zyrtar i këtij urdhri ishte një “stërvitje” e trupave elitare komando për të parandaluar një inflitrim të mundshëm të armikut nga toka maqedonase. Pavarësisht se ishim në marrëdhënie të mira me qeverinë e atëhershme të Gruevskit. PD dhe partia e tij ishte dhe aleate në PPE!

Duke pasur parasysh zonën që ndodhet jo shumë larg kufirit me Maqedoninë gjithçka dukej mëse normale. Por trupat elitare të ushtrisë sonë me të mbërritur në zonën e Mokrës u është dhënë një detyrë krejt tjetër nga ajo zyrtarja: Gërmimi me të gjithë fuqitë e mundshme!

Pasi janë furnizuar me dedektorë metalesh dhe me mjetet e duhura gërmuese ushtarët e Forcave Speciale janë stacionuar në zonën pranë fshatit Llëngë ku janë vënë në kërkim të një thesari të vjetër, që sipas legjendës përbëhej nga sasi të mëdha floriri e gurësh të çmuar. Sasia e tyre thuhej se ishte e barabartë në peshë 6000 kg.

Nuk dihen asgjë rreth rezultatit të këtyre gërmimeve, por mendohet se nuk kanë arritur që të gjejnë “thesarin e mbretëreshës Teutë”, duke bërë që një ndërmarrje e tillë me shpenzime të larta, si dhe me një risk të lartë të shkeljes së ligjit të dështonte. Shpenzime që nuk janë reflektuar në dokumentet që gjenden në FA.

Por vetëm fakti se pjesa më elitare e ushtrisë sonë është përdorur si kërkues thesaresh, është një skandal që ia kalon çdo lloj fantazie edhe për realitetin shqiptar. Dhe në mbështettje të tyre kanë qënë mjetet më të sofistikuara të FA, të mbështetur dhe nga ajri me helikopterët e ushtrisë.

Banorët e zonës së Mokrës e konfirmojnë terrorin e ushtruar nga ushtria e Imamit dhe Berishës në atë kohë, duke treguar qartë intensitetin e lartë të punimeve. Madje e kanë deklaruar shumë kohë më vonë në media gjithçka. Duke mos marrë asnjë reagim kundërshtues nga aktorët kryesorë Berisha, Imami, Gjunkshi apo Zyla!

Gjithçka nisi në fillimin e vitit 2012, më saktë në orët e vona të mbrëmjes së datë 12 janar të këtij viti, me një shpërthim i madh tronditi banorët e fshatit Llëngë. Sipas raportit të policisë atë natë është hedhur në erë një urë që lidhte këtë fshat me një zonë tjetër.

Kjo urë nuk ishte edhe aq e zakonshme, pasi ajo ishte shumë e vjetër dhe ishte e ndërtuar që në shekullit VI. Sipas policisë ura është hedhur në erë me tritol nga një grup të rinjsh që po kërkonin një thesar. Pra thesari i famshëm i mbretëreshës ilire, Teuta.

Pikërisht lajmi për hedhjen e urës në erë ka ngjallur kureshtjen e krerëve të Ministrisë së Mbrojtjes por dhe ngritur “sentimentin” ar- kërkues të Arben Imamit, të cilët kanë përdorur trupat elitare të shtrisë shqiptare për të kërkuar këtë pasuri përrallore.

Dhe gjithçka rrodhi nëpër “ullukun” antiligjor që ka qeverisur gjithnjë Berisha, i cili ka përdorur ushtrinë, policinë dhe gjithçka në funksion të interesave personale. Deri duke shkaktuar dhe tragjedi të tilla si “Gërdeci” ku për pasurimin e Shkëlzen Berishës humbën jetën 26 të pafajshëm.

Ndërsa tani bërtet sa herë që helikopterët ngrihen në ajër për të bërë stërvitje, siç ndodhi vite më parë kur akuzoi ish ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se po çonte mermerin tek shtëpia e saj në Vermosh, ndaj u aksidentuan dy pilotët dëshmorë. Një lajm “fake”.

Apo rasti i fundit kur çifti i çuditshëm Albana Vokshi-Xhemal Gjunkshi akuzuan ministren aktuale të Mbrojtjes, Olta Xhaçka se kishte përdorur helikopterin për fushatë në Dibër, ndërsa në të vërtetë ishte lajm dhe ky “fake”.

Por që të kthehemi sërish tek “ethet e arit” të Imamit e Berishës dhe qetësia me të cilën ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e pushoi çështjen për një skandal të tillë.

Në dosjen e kallzimit penal nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes ishte fiksuar fakti se Arben

Imami ka urdhëruar kreun e SHIU-t, sot AISM, Ylli Zyla, për të bërë kërkime në zonën e Mokrës, për të cilën thuhej dhe në legjenda se ekzistojnë zonat me flori.

Nisur nga këto gojëdhëna për qypa me flori, Imami, ka urdhëruar Zylën që të përdorë fondin e SHIU-it për të blerë pajisjet e posaçme, detektorë me qëllim realizmin e kërkimeve, për gjetjen e metaleve.

Nga buxheti i shërbimit inteligjent të ushtrisë janë përdorur rreth 5 milionë lekë të reja si fazë fillestare për blerjen e këtyre pajisjeve. Gjithashtu fonde për kërkime floriri janë përdorur dhe nga dikastere të tjera që kanë qenë në varësi të Imamit.

Kjo ishte dhe një ndër arsyet pse njëra prej dy nga paditë të ketë përfshirë dhe mënyrën e përdorimit të ushtrisë dhe të shërbimit sekret të Ministrisë së Mbrojtjes për gjetjen e thesareve në zonën e Mokrës.

Kallëzimi në prokurori ka shkuar dhe për ish-komandantin e Trupave Komando, Dritan Demiraj, ish-shefin e SHIU-t, Ylli Zyla, si dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi. Akuza ishte për veprime në shkelje të Kushtetutës gjatë ushtrimit të detyrës.

Përpos shkeljes së kushtetutës, kishte dhe një kosto tepër të lartë kërkimi i arit në Mokër, dhe realizimi i ëndrrës së Berishës dhe Imamit për të zbuluar flori dhe për të dalë nga kriza ku e kishin zhytur vendin në 8 vitet e qeverisjes. Por dështoi dhe mbushja e xhepave të tyre.

E vërteta është se Berisha, Imami, Gjunkshi, Zyla dhe Demiraj shpëtuan nga këto akuza të rënda pa u hyrë “ferrë” në këmbë.

Aty ishte Prokuror i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili e pushoi çështjen, duke bërë në këtë mënyrë një shërbim ndaj Sali Berishës i cili e katapultoi nga një jurist i thjeshtë në krye të Inspektoratit të Pasurisë dhe më vonë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Për mbrojtjen e krimit dhe favorizimin e korrupsionit Llalla u shpall më vonë “non grata” nga DASH dhe iu mohua hyrja për një kohë të pacaktuar në SHBA. Ndërsa tashmë është në SPAK për mosdeklarim pasurie, të cilën e kishte vënë me mund e përpjekje duke bërë ‘zhvendosjen’ e madhe nga banesa në godinën 19 të Qytetit Studenti në vila dhe pasuri prej 1 milionë euro.

Por mbyllja e çështjes së kërkimit të arit nga ushtria prej Adriatik Llallës nuk do të thotë që drejtësia e re dhe kryesisht SPAK të heshtë. Duhet ta ketë në dosjet prioritare që do të rihapen. M.Nikaj-TemA!

19 komente në “SKANDALI: Berisha e Imami u kapën nga “ethet e arit”, futën Ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin “Thesarin e Teutës”. Llalla pushoi çështjen”

  1. TTT says:

    Xhemal Gjunkshi ju thoshte te huajve.. “emri im ne onglisht do te thote Xhejms”.. vk qelbesira fshatare

  2. Neri says:

    Ben Imami qen i rrahur i Berishes.

    1. K says:

      Maloku berisha, vuri fshatarin llalla si kukull për të bërë atë që donte vetë. VK punë degjeneratash.

  3. Lola says:

    Ben langoi ecen me parimin ai qe te don te rreh.

  4. ME EMER says:

    Emri nuk te jep nder si Xhejms e… njesoj eshte..! Nder e lavdi te jep sjellja, dija, puna ne dobi te njerezimit. Te huaj jane njerez te zakoneshem, si ne por nuk e di si ka mundesi qe budalleku I jone ju jep vlera, kur ata vete ato I quajne gjera normale..!

  5. Cufi says:

    Paguani nje tv kombetare te diskritojne keto palaco qe me cdo gje kerkojne te marrin pushtetin,bejni thirrje te gjithe shqiptarve te ndershem te vlersojne ecien e Shqiperise,mos u perulni ky ashte shansi i fundit i shpellakut djalit te Karaxhixhit sheqeres dhe like floriri qe na u ba miljoner pa brek,popull jane thirrjet e fundit te tyre mos u mashtroni nga maskarej

    1. Raison d'etat says:

      Lre rini more keto budalkalleqet e Teutes. Se s kishte asnjev arsye te fshihte thesarin aty. Per me Teper ne Moker qe asokohe ishte zone nen sundimin e maqedonise. Ata i kane lexuar ca libra dhe e dinin qe ne Moker s kishre thesar Teute. Por Mokra eshte zone me reliev te thyer e plot kanione.
      Nxoren llafin per budallenjte se kerkonin thesar. Nga ana theter kushedi cfare kane fshehur apo groposur aty.
      Interesohuni me mire kush isjin ata qe prishen uren e lashte. Duke fshire keshtu nje deshmi historike per ato troje

  6. vlora says:

    Shqiperia vendi me qesharak ne planet me nje popull idjot qe me pare shef mireqenien e SALIUT,ILIRIT,EDIT,LULIT etj se sa te femijve te tij.Ketij populli i ka ngelur mendja qe kur thoshte atehere MARSH NGA DITET TONA ,ashtu thot dhe tani Jemi vend qesharak sepse:1 nje aktor hartoi kushtetuten TURP 2Saliun e larguan nga pushteti me arme dhe e sollen me vote TURP 3 Djali i Saliut hodhi nje fshat ne ere dhe Saliu u votua perseri TURP E plot bema te tjera qe ne na nxjerin nje vend pa dinjitet

  7. Kacaku says:

    😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂 Lola ke bere nje koment teper i sukseshem kam qesh me lot , besom . Shkurt , qarte , bukur ,kot nuk thone pak e sakt .Kudo qe te jeshe te uroj gjithe te mirat …..tung

  8. saimir says:

    po sikur ta gjenin???

    1. v says:

      po sikur ta kene gjetur?

  9. agim says:

    PO HE PRA, TA COJE NJE GAZETE DOSJEN NE SPAK, PSE VETEM LLAPNI QE TE DUKEN SI PERRALLA ME MBRET?
    KUSH PRISNI TA BEJE PROBLEM, NDONJE PENSIONIST QE NUK KA LEKE PER ILACE E FUQI?
    COJENI NE SPAK A KUDO QOFTE
    DHE TI KONFISKOHEN PASURITE KETYRE PLEHRAVE JO VETEM BURG, SE BURGU NUK KA ASNJE ROL PER NJE PLAK TE RRJEDHUR E PER CA FUNDERRINA SI IMAMI QE HENGRI DRU E SHKOI TEK SALA SI QEN I RRAHUR PER TE VJEDHUR
    SE GRUAJA ETIJ ME SHOQEN E SAJ SHKON E BREDH HOLANDES ETC ETC . TE GJITHE HAJDUTET BEHEN BASHKE

  10. Shefqet Çela says:

    Ana komike e problemit:
    META JA KALLI SALIUT.
    SHKOI MË PËRPARA, PËRLAU GJITH THESARIN DHE E LA SALËN TË MERTE BAJGAT E LOPËVE QË KULLOSNIN.
    Për shkathtësi të tilla Meta s’ka shoq.

    1. Vladimir Lila says:

      pse budalla e kujton ti Salen ta linte floririn ne kerrabe per Meten? Depot ne 97 i hapi shiku. populli shkoi per arme kur ishte dhene sinjali.
      Akuzimi i Metes ishte loja. Meta as dinte ku ishte tuneli i krrabes. pse nuk ka patur kurre gjyq per floririn? Sala ben zhurme kot.

  11. ⚖️⚖️⚖️ says:

    KRIMINELËT .

  12. ana says:

    Mire beni qe na i kujtoni here pas here bemat e qeverive te birishes se e kemi memorien te shkurter! Vagabondet kerkojne te rikthehen prape por populli me vote do ti pjerdhi mu ne turrinje!

  13. Ladi says:

    Tema. Keto jane te verteta, por nese helikopteri eshte perdorur nga Ministrja Xhacka per arsye politike, nuk justifikojne veprimin. Llalla ka mbi 3 vjet qevka ikur. Boll me me keto histori. Fajin e kane vete. 7 vjet ne pushtet.

  14. emigranti says:

    dakort jam po nuk po ka gjykate edhe sot qe ti denoje keta hajdute – kriminele po shetisin e po qejf dhe po kerkojne te marrin pushtetin prape. SIMPATIZANTEt e tyre ne qoftese i kritikon ulerrijne e shajne si te marre

  15. SON says:

    Po ta zbulonin nuk do benin keq….ku qendron e keqja ktu…..idiote sufllaqesh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *