Facebook blen Kustomer me vlerë 1 miliard dollarë

30 Nëntor 2020, 22:10Lifestyle TEMA

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, njoftoi se do të blinte shërbimin ndaj klientit “Kustomer”, në përpjekje për të tërhequr më shumë biznese në platformat e tij.

“Kustomer” lejon bizneset të bashkojnë bisedat e klientëve nga shumë kanale në një ekran të vetëm dhe gjithashtu të automatizojnë disa nga përgjigjet ndaj blerësve të ardhshëm. Firma me qendër në Nju Jork tashmë ka integruar shërbimet e saj në Facebook Messenger dhe Instagram.

Marrëveshja gjithashtu do t’i mundësojë Facebook-ut që të rrisë shërbimin e tij të biznesit WhatsApp, ndërsa më shumë kompani vijnë menjëherë në aplikacionin e mesazheve për t’iu përgjigjur pyetjeve të klientëve gjatë pandemisë COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje