Japonia sfidon Kinën, lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

30 Nëntor 2020, 11:54Hi-Tech TEMA

Me anë të raketës H2A Japonis ka lëshuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikimin me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që mbart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e ”Mitsubishit” dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lëshua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që braktisën mbartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.

 

1 komente në “Japonia sfidon Kinën, lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë”

  1. ZOOROS says:

    Mesojeni te gjithe Coronavirusi-19 ka ardhur nga materialet henore qe jane ne muzeum ne Amerike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje