“Keqtrajtonte femrat”, futbollistja refuzon nderimin për Maradonën. Por merr kërcënime me vdekje

30 Nëntor 2020, 19:04Sport TEMA

Një futbolliste 24-vjeçare refuzoi që të mbante një minutë heshtje në kujtim të Diego Armando Maradonës, para ndeshjes së kampionatit spanjoll të femrave në fundjavë.

Paula Dapena u ul në tokë dhe i ktheu kurrizin tribunës kryesore, ndërkohë që shoqet e saj të skuadrës dhe lojtaret e ekipit kundërshtar qëndruan në këmbë dhe në heshtje.

Ajo shpjegoi për mediat spanjolle se nuk donte që të nderonte një person që ka keqtrajtuar femrat.

“Të enjten ishte dita kundër dhunës ndaj femrave dhe po mbahej një minutë heshtje për një burrë që ka keqtrajtuar femra, ndërsa për viktimat e dhunës në familje nuk u mbajt. Idealet e mia feministe nuk më lejonin që të nderoja Maradonën”, shpjegoi Dapena.

Sipas saj, nuk mund të ndahet futbollisti nga njeriu: “Maradona ishte futbollist spektakolar, por linte shumë për të dëshiruar si njeri. Për mua, duhet të kesh disa vlera njerëzore, përveç aftësive në fushën e lojës”.

Dapena tregoi se nga gjesti që ka bërë, ka marrë shumë kërcënime me vdekje, por thekson se nuk i merr shumë seriozisht: “Kështu e kanë rrjetet sociale”.

4 komente në ““Keqtrajtonte femrat”, futbollistja refuzon nderimin për Maradonën. Por merr kërcënime me vdekje”

  1. tifozi says:

    Vajze e mencur. Ne fakt, asgje qe paska thene nuk bie ne toke. Maradona ishte nje gjeni ne fushe, por nje cope injoranti jashte saj. Sidoqofte, nderimi qe ju be ne fushe ishte per cilesite e tija si futbollist dhe jo si njeri jashte fushes, prandaj do te ishte me e drejte qe kjo vajze te bente te njejten gje si shoqet e saja duke nderuar ate pjese te figures se Maradones qe na jepte aq shume emocione kur e shikonim te lunate magjishem me topin.

  2. Tifozi kuq e zi says:

    Jan njerez qe bejt te kunderten e gjith botes qe te terheqin vemendjen e shtypit , njerez qe nuk i njeh njeri duan te behen te degjuar me kapriço personale , si femijet e vegjel qe per ti terhequr vemendjen ambjentit , qajn bertasin thyejn ofendojn pra jan te perkedhelur duan te jen ne qender te vemendjes , kte nuk e njeh njeri ne sport kerkon vemendje duke i kthyer shpinen nje auditori te ter , komplet kafsh .

  3. miresi says:

    Megjithate ne nuk nderojme Maradonen kukull ose robot, por Maradonen njeri futbollist. Vajza ka pase shume te drejte, por nuk e di masen se deri ku te arrinte. Me perpara duhet te demonstrosh qe je njeri, pastaj futbollist apo artist e çfardo tjeter qe i sherben argetimit. Shoqeria e sotme i pranon te gjitha bashke pa bere diferencime humane te evolucionit njerezor. Kesaj i thone sallate ruse.

  4. Saras says:

    Vajze me tru..

    Por sot po vleresohet negativiteti i maskuar.
    Maradonen topi e la top nga trute…gje e trash,injorant.
    Zaten sot kudo po lulezon injoranca ,kurveria,pislleqet…
    Si mund te duartrokasesh nje frymor me dy kembe vetem pse di t’i bjere mire topit,ndersa jashte lojes te sillet si qen!!!!!!?????…dava drogaxhiu e imorali…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje