Me shpejtësi drejt Vetëvendosjes

30 Nëntor 2020, 10:22Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ajo që ka ndodhur këtë të dielë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku edhe partinë e Isa Mustafës edhe PDK-në, liderët e së cilës gjenden në Hagë, Albin Kurti dhe kandidati i tij Shpejtim Bulliqi, nuk kanë fituar një komunë. Ata mposhtën tok, kastën e vjetër, i dhanë dërmën, në bastionin e tyre, sharlatanëve politikë të tipit Agim Veliu, zhvlerësuan me përbuzje manovrat meskine të Isa Mustafës dhe i hoqën tullën e fundit një qeverie që qëndron në detyrë kot së koti, pa mbështetje popullore.

Në këto zgjedhje lokale, të zhvilluara në një nga zonat që LDK-ja i fitonte tradicionalisht, Vetëvendosja arriti të grumbullojë shumicën absolute (51.6%) duke shmanngur madje dhe turnin e dytë.

Natyrisht, shpjegimi i kësaj fitoreje, sado spektakolare të ngjajë në dukje, është tepër i thjeshtë në realitet.

Garën Albin Kurti dhe VV e patën tepër të lehtë me rraqet politike që kishin përballë. Ata shkuan drejt kësaj sfide me petkun e një force që u ishte bërë padrejtësi kur i rrëzuan nga pushteti me puç, marsin e shkuar.

Ata shkuan me aureolën e faktorit të vetëm që sendërzonte votën popullore për ndryshim, të 6 tetorit 2019. Ata shkuan me moralin e atyre që e lënë pa drojë pushtetin duke mos vënë karrigen mbi interesat e Kosovës.

Dhe kë kishin përballë?

Treshen më të diskrdituar të partisë së vjetër të Rugovës, Mustafa-Hoti-Veliu, që tradhëtoi në mënyrën më të pështirë zgjedhësit e saj. Një parti që u a kërkoi votën të vetëve duke thënë se do përmbyste shtetin e kapur nga Hashim Thaçi dhe u shndërrua shumë shpejt në patericën e tij. Një parti që në opozitë përbetohej kundër mini Shengenit, e pastaj e firmoste pa kokëçarje, në takimin më të padinjitetshëm që i rezervuan në zyrën ovale. Një parti që “besimin” e kërkonte me Vjosa Osmanin, dhe pasi mbaronte zgjedhjet e përjashtonte atë pa iu skuqur fytyra se pati mashtruar.

Bashkë me të humburit u rendit edhe PDK-ja e cila nuk rikuperoi dot aspak nga situata patetike e krijuar pas marrjes së liderëve të saj në Hagë. Kjo parti që prej vitesh është kacavjerrë pas pushtetit, po paguan edhe çmimin e gjatë të keqeverisjes, por edhe dorën e fshehtë të ish presidentit.

Mbi Partinë Demokratike ende rëndon hija e Hashim Thaçit për rrëzimin e një kabineti të ligjshëm në kulmin e pandemisë, për manovrat okulte që përdori së bashku me ambasadorin Grenell, për qëllime të mbrapshta, për përdorimin e paskrupullt që ai u bëri deri në fund liderve burokratë të LDK-së.

Rezultati qe si një lakmues për të kuptuar atë që ndodh realisht në gjithë vendin.

Vetvendosja fitoi e vetme kundër të tërëve, pasi të gjithë u bënë bashkë për të mbrojtur status quo-në; Për të ndërtuar koalicione, qëllimi i të cilave është vetëm të grabisin shtetin: Për të vënë në punë të njëjtin mekanizëm -, që i përzgjedh njerëzit, nga bordet publike deri te kryetari i shtetit-, jo në funksion të meritave, por të pazareve.

Në këtë kuptim, zgjedhjet e së dielës në Podujeve ishin një klithmë, se në gjendjen ku ndodhet, Kosova ka nevojë urgjente për ndryshim. Se njerëzit duan shpagim për talljen që i’u bë në marsin e kaluar. Se votuesit po kërkojnë të rikthejnë me votë dhe institucionalisht, legjitimitetin që një kastë ua vodhi pabesisht.

Natyrisht, nga pikpamja taktike, ndonëse fitoi me Bulliqin, Vetëvendosjes nuk i leverdis një rikthim i shpejtë në pushtet. Në këtë situatë pandemie, me pasojat afatgjata ekonomike që ajo do të lërë, me sfidat e ardhshme të dialogut me Serbinë, qeverisja është një patate e nxehtë, që askush s’do të donte ta mabante në duar.

Por, paradoksi është se ajo e ka luajtur aq fort kartën e diskrditimimit të kastës së vjetër dhe politikanë të tipit Mustafa, Veliu, Hoti janë përpjekur aq shumë për ti vërtetuar tezat e saj, sa e kanë pamundësuar çdo alternativë tjetër.

Prandaj, sot, Kosova ka më nevojë të shpejtojë drejt Vetëvendosjes, sesa kjo e fundit të nxitojë drejt pushtetit.

11 komente në “Me shpejtësi drejt Vetëvendosjes”

  1. LEXUESI says:

    Ke shkuar ne origjine. Po “Shenimet per Kinen dhe Lindjen e Mesme” kur do ti botosh?

  2. Baliu says:

    Me ne fund populli qeshe, e karavani i hajnave ecen (drejt burgut).

  3. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . JE NJE LLOJ I RI KAFSHE QE QELB POR ME SHUME SE SA QELBESI. ORE KAFSHE PO PA HASHIM THACIN KOSOVA DO ISHTE AKOMA PRINCIPATE E SERBISE DHE ALBINLADEN DO ISHTE ME KURORE SEBIE. POR SI DO KETHEHET DHE LANGONJTE E RUSIT E SERBISE SI ALBINLADEN DO LIDHEN PERSERI NE ZINXHIRE. BASHKE ME TY.

  4. Cufi says:

    Si botojne shkrime ktij qelbesines bllokut e shajne do pleq qe Kane shkuar tek varrezat,milet keto vemje jane shume te rrezikshem.Gjyshi i tij ishte besniku i partise i jati ishte spiun i sigurimit te shtetit e ama kur e kapte te nxehtit cante bulevardin e Tiranes.Ky qene ashte rritur ne bllok e shokte e tij thoshin se ishte sic ashte idiot e jep mend per demokracine o zot ne cfare kohe jetojme qe te na japin mend nje palaco.

  5. Dega e Kalecit "lol" says:

    O Z Cufi, ijati i ketij dylberi te qenefit Sali Ram Berisha, nuk ka qene spiun i sigurimit te shtetit, por ka qene drejtuesi i ketij sigurimi famekeq, dhe, per me shume akoma, kryetar i Komisjinit te Debimit dhe Internimit, i cili, hiqte qafe armiqte e gjyshit te tij.

  6. Velo says:

    A thua mbeti Kosova për mendjen e pjerdhur të këtij llafazanit gagaç, që e fut hundën në çdo hale?

  7. Koti says:

    Ky gomari leh kot, as e pjerdh njeri fare dhe ky prap leh e leh e nuk pushon kurrë.

  8. Shenjestra says:

    Bushati kendon si gjeli ne maj te plehut. E dim te gjithe se Andi Bushati,nje gazetar ne fund te kazanit,eshte i lidhur bythe e berek me Sali Berishen,krimieli me i madh i kombit shqipetar. Albin Kurti eshte mik i ngusht i Saliut dhe gjithemon kur vjen ne shqiperi shkon e mere avdes te Saliu.Pse ndodh kjo? Sepse qe te dy jane ne sherbim te fsheht te Serbit.Punojn pas shpines se popullit te Kosoves.Qe te dy kata armiq te shqipetareve duan me ç’do kusht te shperbejne shtetin e Kosoves dhe t’a kthejn ate ne gjendje e me paresheme,krahine te serbise. Por populli Kosovar duhet t’a kuptoj kete dredhi dhe kete hile qe po bene Saliu me Albinin dhe te ngrihen ne kembe per te ruajtur te drejtat e shtetit te tyre.Nuk ka kthim prapa.Saliu dhe Kurti ne burg.

  9. Cufi says:

    Dega e Kalecit “lol”te jatit te ktij dylberit ja kishin futur qysh herjet kambet ne nje kepuce dhe ja lane ne dere nanen e tij.Ishin kohe te hershme ne qe studionim atehere e bleninm nje here ne jave nje akshure 7 leke por ne relaksoheshim kur dilte neper bulevard nana e tij dh cante turmat deri sa ja shiten Medi leshit.Ky lesh jep leksione per demokraci e revolucione

  10. Komentuesi says:

    Andi Bushati me qellim dhe si partizan I antishqiptarizmes ngaterron rradhen dhe sirane.
    Kurti nuk u rezua nga Isa por nga Amerika. Isa me shoke jane si jane, mbeshteten tek Amerika, ndersa Kurti tek Rusia(serbi). Me e keqja eshte se ne ndryshim nga Haradini qe eshte pro Evropian dhe gjysem amerikan, Kurti eshte politikan i sajuar ne zyrat e agjentures serbe. Reciprociteti i Kurtit ishte thjeshte platforma e Vuciqit per te mos marre pjese ne bisedime. Amerikanet qe I dine keto gjera me mire se ne, i dhane dermen Kurtit dhe VV me ndihmen e Ises dhe Thacit. Situatat qe u krijuan kunsder Trampit kane gjalleruar spiunet e serbit, qe po trashin zerin dhe kerkojne prape pushtet. Ketu futet edhe Kurti. Jo shume vone por pikerisht kur asnje politikan ne bote nuk u pozicionua ne zgjedhjet ne Amerike, Kurti mbeshteti hapur Bajdenin. Ne pamje kjo duket mire dhe bukur sepse Bajdeni eshte hapur kunder Rusit, detyrimisht do mbeshtesi me mire Kosoven. Kjo eshte e vertete, por e verteta ka dy ane. Kurti beri te njejtin gabim si Rama kur mbeshteti Hillarin. Rama ne ate kohe u nxit nga Merkel. Po Kurti nga kush eshte nxitur???!!
    Plani perseri eshte I Vuciqit. Vuciqi ndjehej shume konfident me Trampin. Ai nuk ndihet konfident me Bajdenin ne planet e tij kunder Kosoves. Ne kulisat e politikes serbe ai mendoi qe ta perdori perseri Kurtin, njelloj si ne kohen e reciprocitetit per te sabotuar Ameriken dhe Bajdenin ne politiken ndaj Kosoves. Plani eshte gati identik. Kurti do hiqet si “vizionar” dhe I dashuruar me Bajden. Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por shejtani “fshihet ne detaje”. Kurti kur te vije fjala per bisedimet me Serbine, do trashi zerin dhe do beje kerkesa jo llogjike, ashtu sic beri me reciprocitetin. Ai sipas planit serb do e veri Bajdenin ne pozite te veshtire dhe Amerikes “do I loidhi duart”. Vuciqi do ferkoje barkun dhe do I thote Bajdenit “une dua marreveshje, por shqiptaret nuk duan”. Ne fund te mandatit te Bajdenit, ceshtja shqiptare do jete shtyre akoma me mbrapa per tu zgjidhur. Serbi do kete perparuar shume ne politiken e baltosjes se shqiptareve si “popull pa tru qe kerkojne qiqra ne hell”.
    Bushati i rene ne dashuri me Kurtin apo i nxitur nga e njejta shpure agjenturore, “nuk i kupton” keto detaje. Bushati hiqet si naiv dhe na paraqet rrezimin e Kurtit pune te Ises dhe jo te Amerikes. Nga ana tjeter perdor fjale ofenduese per kundershtaret e Kurtit dhe ngre ne qiell Sali Berishen. Me keto qe ben ai, vetem perforcon linjen antishqiptare qe punon sipas planit te UDBES. Ai haron se Amerika eshte nena dhe baba jone. Njelloj si dhe Kurti mundohen te nxisin urrejtje per Ameriken por ne fund do u ngelet huri ne bythe. Mua me vjen keqe se keta spiune dhe dallkauke kane nje mbeshtje jo normale ne Shqiperi dhe Kosove. Fakti qe Kurti dhe Sala jane bashke, flete shume qe nga koha e Rrambujese. Fakti qe edhe Bushati po u bashkangjitet eshte thjeshte nje tregues se kush jane Kurti me shoke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje