Milaim Zeka: Veriu i Mitrovicës kontrollohet nga bandat serbe, shkëmbimi i territoreve mbyll “plagën” mes dy vendeve

30 Nëntor 2020, 18:15Rajoni TEMA

Teksa foli kryesisht për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kosovë, opinionisti Milaim Zeka u ndal edhe te marrëdhëniet dhe problemet me Serbinë.

Sa i përket rikonfirmimit të Listës Serbe në veri të Mitrovicës, Zeka u shpreh se ai territor kontrollohet nga bandat serbe dhe kjo nuk pranohet nga liderët në Kosovë.

“Prej urës së Ibrit, deri në kufi me Serbinë, duhet të ecësh me makinë 40 minuta, të cilat janë 100% nën kontrollin e Vuçiç.

Këtë realitet të dhimbshëm nuk kanë dashur ta pranojnë liderët gënjeshtarë të Kosovës. Askush nuk ka thënë se veriu kontrollohet nga bandat serbe.

Deshëm apo nuk deshëm ne të pranojmë realitetin e hidhur, 17% e territorit të Kosovës, kontrollohet nga bandat serbe.

Ne kemi një kushtetutë të dhimbshme, pasi në Kosovë nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim i proceseve politike pa votën e deputetëve të Listës Serbe. Edhe këtë realitet të hidhur nuk e pranojnë politikanët e Kosovës”.

Zeka duke folur për A2 propozoi shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve për të mbyllur plagën e vjetër të përplasjeve. Ai theksoi se shkëmbimi i territoreve është mbështetur edhe nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë një ide e vjetër, e cila është mbështetur edhe nga ish-presidenti Rugova, edhe nga akademiku Daci edhe nga Rexhep Qosja, edhe nga njerëz të tjerë, është mbështetur edhe nga unë. Leshaku, Leposavici, Zubin Potoku, të cilët janë me banorë 100% serbë, një territor tepër i vogël, një territor që i ka takuar Serbisë deri në vitin 1960.

Për ta defaktorizuar elementin e fuqishëm shqiptar, Tito krijoi kombin maqedonas, duke i shpërndarë shqiptarët. Dikë e futi në Preshevë, Medvegjë apo Bujanoc, Tito ia dha Serbisë. Malit të Zi i dha territore të Kosovës, shqiptarët i la nën perandorinë e Maqedonisë së sotme.

Tito i frikësohej vetëm elementit shqiptar në ish-Jugosllavi. Duke shpërndarë kombin shqiptar, kur ne ishim kombi i tretë në ish-Jugosllavi, shumë më të mëdhenj se malazezët, se sllovenët, se maqedonasit apo boshnjakët.

E vetmja zgjidhje përfundimtare me Serbinë, që të largojmë njëherë e përgjithmonë atë luftën tonë 120-vjeçare, të shkëmbejmë territoret. Leshaku, Leposavici, Zubin Potoku, t’i jepen Serbisë, ne të marrim Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe ta mbyllim këtë plagë”, u shpreh Zeka.

12 komente në “Milaim Zeka: Veriu i Mitrovicës kontrollohet nga bandat serbe, shkëmbimi i territoreve mbyll “plagën” mes dy vendeve”

  1. uck says:

    ke byth ta bindeah vucicin ti bashke me batonin dhe ramen?! bejeni sic thua dhe ok! por pa Trepcen! ok?!!

  2. vlora says:

    Te gjithe i largohen shkembimit te teritoreve sepse ajo teori eshte nje gur i rende po i domozdoshem,qe asnjeri nuk do ta mbaj ne kuriz.Ato vendet qe permend gazetari jane si nje mish i huaj ne trupin e njeriut qe duhet hequr.Shume duan te shesin patriotizem ,e bejne per populizem ,pavaresisht qe e kuptojne qeajo pjese e kosoves nuk kontrollohet nga qeveria dhe eshte burim tensionesh dhe nuk ka gjasa te kontrollohet kure nga qeveria e kosoves.Pse nuk mblidhen politikanet kosovare ,te lene menjane populizmin dhe patriotizmin e shtire dhe te japin nje zgjidhje optimale per te miren e vendit te tyre.Kaluan 20 vjet dhe asgje nuk eshte bere.Do kalojne dhe te tjere 20 vjecare dhe gjendja keshtu do vazhdoje .Ato dy shtete kane armiqesi te perjeteshme

  3. spartak says:

    Milaim Zeka .
    Vallaj, i mençëm fort po na shitesh . Në mos qofsh komplet tradhëtar , për ty shkodranët kanë një shprehje : “ A je i marrë , apo shtihesh “ .
    Ku e ke bo këtë shkollë ti mor pis tradhtari, që, të është mësu kurrizi me u zbut një herë ne në dy-tre muaj , se nuk mund të zgjasësh ma shumë, pa nxjerrë poshtërsi nga goja dhe mendja e jote e varfër dhe e mbrapshtë .
    Në cilën magje e ke gatu këtë tradhëti të lartë : Me shkëmby me Serbinë troje shqiptare me troje shqiptare .
    A e din dhe a je në gjendje ta kuptosh që, Serbia është razi ( dakort ) me dy duart të shkëmbejë duke dhënë 100 pjesë troje shqip[tare , e duke marrë veç 50 pjesë , në mos ma pak . Kështu i ven vulën e tjetërsimit si të vetat, njëherë e përgjithmonë , të gjithë trojeve shqiptare të gllabëruara nga NISHI , SANXHAKU, METOHIJA e deri në kufi me Maqedoninë e Bullgarinë , nëpërmjet grabitjeve me dhunë , genocideve nga më gjakataret kundra shqiptartëve dhe prapaskena me Portën e Lartë , e cila i përdorte trojet shqiptare si plaçkë tregu shkëmbimesh sa here humbiste luftrat ndaj Rusisë .
    Ky fenomen , do jetë preludi edhe i efektit domino, e zgjimit të konflikteve ndër etnike në gjithë trevat shqiptare e shqip folëse në Ballkan .
    Ndoshta , përpos tradhëtisë në shërbim të Serbisë , ti nuk arrin të kuptosh , se kjo është para rendësja e gjëmës së gjithë shqiptarëve dhe kombit shqiptar , që jeton në Ballkan , ky veprim i pa menduar , është pararendja drejt pëlcitjes së konflikteve etnike tejet të rrezikshme dhe mjaft gjakatare në dëmin më të madh mbi popullsinë shqiptare kudo që ato ndodhen , në Serbi , në Mal të Zi , në Maqedoni , Bosnjë , Kroaci e Greqi .
    Nuk ka tradhti e krim ma të madh se ky veprim, në dëm të kombit shqiptar , e aspiratave paqedashëse e unifikuese të tij .
    Qeveri e Kosovës .
    Parlament
    e
    Presidente e përkohëshme e Kosovës
    Mos u merrni me deklarata e sherre , por lexoni me sy hapët e me kujdes insinuatat e këtyre tradhëtarëve të papërgjegjshëm, në kontekst të momentit e situatave .Lexoni me kujdes e sy hapët mesazhet që vijnë nga Beogradi e Moska e cila vazhdon ta furnizojë edhe falas me armatime Serbinë . Serbinë e furnizojnë me teknollogji ushtarake edhe shtetet e tjera, që nga Kina e deri tek shumë shtete europiane , anëtare të NATO-s e madje edhe Turqia . Ata bëjnë biznes .
    Ishalla jo , ama po plasi , shqiptarët do vriten të parët , sepse mbi të gjitha, janë ma të pa organizuarit e të përçarë .
    Qeveri e KOSOVES .
    Merrini si këshilltarë nga Shqipnia 3-4 Diplomatët e karrierës , nga më të zotë e njohës mjaft të mirë e me përvojë të problemeve të vjetra e të reja Ballkanike e Europiane , e që kanë lidhje me Shqipninë , Kosovën e krejt shqiptarët në trojet amtare . Fillojeni me asat , Shaban MURATIN , Bashkim ZENELIN e Dashnor DERVISHIN , duke e mbyll me Profesorin e të Drejtës Ndërkombëtare , pjestarin e delegacionit në RAMBUJE , z. Ksenofon KRISAFI .
    Për sa kohë t’i keni këshilltarë , honoraret do ja paguaj unë . Do e shkrij atë çikë pasuni , vetëm me i shërby kombit .

    1. Ashtu Kot says:

      Eshte e dyta here qe ti qe do shkrishe pasurine per Kosoven, permend keshilltaret Shaban Muratin, Bashkim Zenelin e Dashnor Dervishin. Zotohesh se honoraret per keta zoterinj do paguash ti. Dukesh zemergjere dhe xhymert por kush te tha ty qe, le te themi pershembull ,Shaban Murati nuk eshte per “shkembim teritoresh” me Serbine? Kush te tha ty qe ai nuk mendon se pikerisht ketu “fshihet lepuri” per bashkimin tone kombetar?
      I dashur Spartak, fjalet e tua jane nje ender e bukur. Edhe serbet nuk pranojne “shkembimin e territoreve” me te njejten llogjike: Ata gjitmone theksojne se Kosova eshte pjesa e Serbise dhe nuk jane dakort per shkembim territori, sepse Serbia nuk mund te shkembeje “te veten me te veten” Me sa duket ti e ke kopjuar kete shprehje nga Serbet, kur flet per Shqiptaret. Ishte pikerisht kjo arsyeja qe Vuciqi ka deklaruar se populli Serb nuk e ka kuptuar dhe se ai nuk do e miratonte paqen me Shqiptaret. Kjo ishte arsyeja qe ai hodhi ne treg teorite e “reciprocitetit” te Kurtit . Qellimi ishte i qarte:sabotimi i bisedimeve. Prandaj i dashur Spartak, kur flet per armiqte dhe spiunet, ki kujdes se mos ngaterohesh.
      Milaim Zeka eshte patriot i vertete dhe e thote mendimin hapur. Edhe ti je patriot i vertete qe e thua mendimin hapur. Gabimi jot eshte qe ti do te paguash Shabanin qe te mbroje mendimet e tua. Ne te vertete kjo ngjan me Vuciqin qe paguan honoraret e Kurtit….Qe te mos ngaterrohemi midis vetit, ne I dashur Spartak duhet te ta hulutojme kete topik dhe te gjejme zgjidhjet e pershtateshme. Amerikanet thone se per kete problem nuk egziston nje “fishek argjendi”, qe do zgjidhte problemin me nje te shtene…
      Ngaterrohesh keq kur ke pare ender qe po qe se arrihet marreveshja me Serbine dhe ne te marim Presheven dhe Dukagjinin ne shkembim te Mitrovices Veriore, do demtohen Shqiptarer sepse fqinjet do pushkatojne shqiptaret qe jetojne ne trojet e huaja. Eshte pak me shume se fantazi kjo qe thua. Sa per te te hapur syte po te them se “shkembimi I territoreve” eshte nje ide ne favor tonin sepse shqiptaret jane te shperndare me keq se popujt e tjere. Vec nesh kjo eshte nje ide e mire edhe per Serbine sepse ata kane gjysmen e Bosnjes(qe akoma nuk na njeh ne), te pupulluar me Serbe. Ne kete kuptim njerzit me tru duhet te kuptojne se Shqiperia e Madhe eshte ide e ngjashme me Serbine e Madhe. Eshte Evropa I dashur Spartak, ajo qe nuk do keto probleme dhe jo ne. Ne nuk kemi pse te jemi mbrojtes te Evropes, si ne kohen e Skenderbeut. Ti ke te drejte ti ngjash Skenderbeut, sepse edhe Spartaku ishte luftetar si Skenderbeu.

  4. Baliu says:

    Qekur eshte filluar te flitet per “shkembime dhe korrigjime”, kan filluar q’njohjet e pavarsise se Kosoves. Qeshtje te tilla pakicash ketej e andej kufirit kan te gjitha shtetet, te medha e te vogla, por shkembime nuk ka. Tash Milaim Zeza me dhjetera akuza per korrupcion perpiqet te mbetet i pranishem ne media me “Provokacija” te deshtuara.

  5. millosh kopiliqi says:

    0re lopa i abrise, gjysma e kosoves pine uje nga ujmani . A munden bunaret e abrise te na furnizojne me uje.
    renditja e lopeve dhe idioteve te kosoves
    1. Milaim lopa
    2. evlia nexhmedin spahiu
    3.Migjen ramiz kelmendi
    4. kryekrimineli gani geci
    …………..

  6. Bashkim says:

    Baci kulaci. .. Shkembimi i teritoreve do zgjidhte jo vetem punen e Kosoves e te Presheve Bujanoves pra Luvines por keshtu do i jepej mundesia shqiprtareve te bashkohezhin por ku teene qente e Ruseve ta besh. Kush num e pranon shkembimin nuk i don sbqiletaret. Heronjte e shqipetarise EDI RAMA E HASHIM THACI MUND DHE E KANE PER DETYRE TA BEJNE.

  7. eviva says:

    Teorine e shkembimit te teritoreve e cila ka qene nje alternative,e anatemuan “patriotet”Cdo permendje e kesaj alternative,konsiderohej si tradheti kombetare.Albin Kurti ,Vollca Osmanka, Ramushi,ishin me te zeshem kundra kesaj teorie,e cila eshte e vetmja zgjidhje per Kosoven.

  8. Skrapari says:

    Tani êshté voné për shkëmbime ! Rusia u ringjall , mali zi ēshtë serbi . Serbia fuqi ushtarake kércênim pêr evropên. shqiptarêt pér faqe tê zezé ,pa qeverri pa ushtri pa aleat né evropé . Evropa dhe nato nê krizén e shpérbêrjes ! Shba i vetmi aleat i shqiptarve mê e pêrçarê se kurrê njêlloj si shqipêria e saliut ! Ora punon pér sebét e rusisé ! Nuk u mjafton njé cop por e gjitha pér té laré duart njé heré e miré me shqiptarét.

  9. emigranti says:

    Ide qe I vjen per shtat Serbise.
    Kerkon te shkembeje dy territore shqiptare, ne vend qe te kerkoje me force rivendosjen e kontrollit shteteror ne veri.
    Lista serbe qe permend, zedhenese e Beogradit e me shume te drejta ne Kosove do te krijoje edhe ne te ardhmen vatra tensioni ne Kosove.
    A mos duhet perseri zoti Zeka te japim territore te tjera ne vend qe te forcojme shtetin ?
    Vetevendosja qe Zeka nuk e ka per zemer eshte zgjidhja.
    Te huajt duhen degjuar, por jo me keshilla e urdhera qe bejne jo funksional kontrollin territorial te Kosoves, qe te cojne tek arsyetimi I ketij teveqeli te paguar.

  10. Iliria e bashkuar says:

    Kriminel shkofsh ne djall. Shteti duhet te te kontrolloj pasurine. Sa paguesh per tradheti zagar serbi ?

  11. Sefer Daja says:

    Ore kisha nje pyetje per keto komentuesit mo siper:
    A jeton ndonjeri nga ju ne keto territore???
    Shkembimi eshte i veshtire:
    Te dyja palet ,nese biet dakort,dalin dhe te fituara dhe te humbura! Nacionalizmi ne çdo vend do ta shfrytezoje situaten( per perfitime pushteti do tunde flamurin e patriotit)
    Nuk po e boj te lehte,por kjo ide duhet shqyrtuar! Natyrisht me shume kujdes! Vendimmarrja me se shumti duhet tu takoje banoreve te atyre trojeve!( natyrisht nen mbikqyrjen e BE dhe SHBA.Eshte vertet e veshtire dhe emocionalisht dhe politikisht por a me mire nje vuajtje pa fund apo nje fund me vuajtje???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje