Një sistem i lashtë romak i kanalizimeve zbulohet në Turqi

30 Nëntor 2020, 16:40Bota TEMA

Një sistem kanalizimi 1.800 vjeçar u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike në Amida Tumulus, i përshkruar si “zemra e qytetit të vjetër”, në rrethin historik Sur në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency.

Gërmimet në Amida Tumulus, që priti shumë civilizime, përfshirë Urartianët, Persët, Romakët, Umajadët, Abasidët, Selxhukët, Artukidët dhe Osmanët, përfunduan këtë vit.

Gjatë gërmimeve, një ekip prej 22 ekspertësh, i udhëhequr nga profesor Irfan Yildiz i Universitetit të Dicle, nën Ministrinë turke të Kulturës dhe Turizmit, zbuluan sistemin e kanalizimeve që daton nga kohërat romake.

Duke folur për AA, Yildiz tha se rezultatet e suksesshme nga gërmimet dëshmojnë vlerën historike të qytetit në provincën Diyarbakır.

Ai theksoi se në fazat e mëparshme të gërmimeve të këtij viti, po ashtu u zbuluan tubacione uji 1.800 vjeçare dhe dhoma varrimi 1.700 vjeçare.

“Sidoqoftë, niveli i teknologjisë që dëshmuam në sistemin e kanalizimeve romake është madhështor”, shtoi ai.

2 komente në “Një sistem i lashtë romak i kanalizimeve zbulohet në Turqi”

  1. Publius Varus says:

    Perandoria Romake eshte e paperseritshme.

    Perandoria me e madhe e historise.

  2. beni says:

    Ja par diferenca ndermjet prendimit romak dhe lindjes turoshake. Romaket par 2000 vjetesh ndertonin kanalizime, kurse turoshaket edhe sot vazhdojne nevojtore me derrasa dhe hale me gropa te zeza, pa kanalizime, pa uje … me keq se ne mesjete. Sulltani ri Erdogan shpenzon 50 % te buxhetit per topa e tanke per te vrare e prere kurdet, e per te burgosur kundershtaret politike, ndersa 70 % e Turqise jeton me keq se ne mesjete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje