FOTOT: Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të hiqet

30 Nëntor 2020, 17:35Rajoni TEMA
FOTOT: Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren

Në Prizren kanë reflektuar pjesërisht pas kritikave në lidhje me cilësinë artistike të dy shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të zbuluara më 28 Nëntor.

Mësohet se shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet për t’u ripunuar nga autori.

Ky ka qenë një vendim nga drejtuesit e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, që janë edhe sponsorizuesit e veprës.

Ata kanë thënë se shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet për rimodelim dhe rikonstruktim dhe se këtë vendim e ka përkrahur edhe familja e Heroit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut, që është vendosur nga Komuna e Prizrenit. (TemA)

9 komente në “FOTOT: Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të hiqet”

  1. lisi says:

    Statuja e Skenderbeut ne Prizren eshte e njejte me ate te car LLazarit serb……..
    Nuk e meriton Skenderbeun nje popullsi shqiptare qe drejtohet nga frizera e legena pa kulture e pa atdhetarizem…….

    1. vang says:

      CFARDO qe ti beje ai me keq ka per tu bere.

      1. vang says:

        Po ate te Skederbeut e late te mos ju marrin m’sysh?.Turp i madh.E bera te ri ne moshe thote ”slulptori” sikur po i thote njeri pse se bere plak? Ate shtatore trembesh kur e sheh dhe te kap sikleti e do te heqesh syte sa me pare.

  2. Lanabregesi says:

    Duket si don “Kishoti”I Mances, jo si legjendari Skenderbeu,turp per ata qe e kane vendosur,jo per ate qe e beri, ai aqe dinte.

  3. uskania says:

    Duket si luftëtar mesjetar i atdhur nga stepat, me një qënderim të një njeriu shpirtzi.

  4. remarku says:

    SA ME PAR TE HIQET,ISHTE NJE SHEMTIM I TURPESHEM

  5. Kosovari realist says:

    E paskan bere Adem Jasharin si vrojtues zogjsh apo si i thone anglezet ” birdwatching”. Ndersa Skenderbeun e kishin bere si kolonizus tip Christopher Colombo ( shikoni foto te statujes se tij ne Atlanta City).

    Vullgariteti po na mbulon syte dhe mendjen.

  6. Star says:

    jo Adem Jashari po si Karl Marks Çe Gevara e kane bere

  7. Abu al katran pisllik milet says:

    Statuja te sponsorizuara nga komuniteti turk i Prizrenit apo si u pelqen te quhen myslimaneve te Prizrenit qe gjoja nuk dine shqip sepse ne fakt ata jane kosovare por nga trute jane turq e kaluar turqve.Ne raport me popullsine dhe siperfaqen Prizreni ka goxha me shume xhamija sesa Stambolli qe ka 15 milion banore.Eh sa pare jane derdhur nga Erdogani dhe Serbia per Kosoven(edhe Shqiperine)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje