Gazeta TemA së shpejti do të jetë online me një version të ri web-i. Klikoni butonin "Këtu" për të kaluar në faqen e re.

Rudina Hajdari shpjegon lidhjen me Nismën “Thurje”: Nis para një viti e gjysmë, lufta kundër establishmentit na bëri ekip

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për arsyet pse u bashkua me Nismën Thurje që tashmë është një parti që do marrë pjesë në zgjedhjet e 2021.
Hajdari ka thënë se bashkëpunimi me Nismën Thurje filloi 1 viti e gjysmë me nisëm për ndryshimin e sistemit.

Prej atëhere, thotë Hajdari Nisma Thurje ka qenë iniciativa e duhur për të luftuar establishmentin, për të bashkuar forcat e për t’u bërë një ekip.

”Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i natyrshëm. E filluam para një viti e gjysëm, kur Nisma THurje prezantoi nismën për ndryshimin e sistemit.

Duke qenë një nga aktoret kryesore për këtë, erdhi në mënyrë organike dhe ndjej krenari tani që i përfaqësova në Kuvend dhe e çova iniciativën përpara .

Unë nuk kisha ndonjë pushtet të posaçëm që ta realizoja si nismëtarët e 50 mijë firmat, por u përpoqa të lë një shenjë.

Mendoj që atëhere kemi pasur bashkëpunim. Duke parë rolin që ka pasur Shabani, Soko.

Për të pasur një luftë me establishmentin, ishte iniciativë e duhur për të bashkuar forcat, për t’u bërë një ekip.”- tha Hajdari.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rudina Hajdari shpjegon lidhjen me Nismën “Thurje”: Nis para një viti e gjysmë, lufta kundër establishmentit na bëri ekip”

  1. kik says:

    Pse zhabe ti qe ke mbaruat shkollen ne amerike me parat e korrupsionit te mamit je me e ditur se ne qe studiojme ne universtietet shqiptare me leket e djeresen e prinderve. Qrlbesire

  2. Meti says:

    Po pse nuk thu qe te ra ne kok Bes Pesha dhe ai jo vetem te mesoi te flasesh por ndau dhe gruan prej teje. Dardha bie nen dardhe me pak llafe.

  3. Cfare behet ketu, cfare behet?! Bujku sillet me bej se beu, etj. Perifrazim i Nolit ne parlamentin e viteve 20 te shekullit xx.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X