“Topalli ftohet në TV Zeni, anulohet emisioni”! Mero Baze: Duhej të shihej vetëm Luli. Liria e shtypit e Berishës, as në frëngji të kullës së tij s’të le të nxjerrësh kokën

30 Nëntor 2020, 22:27Politika TEMA

Ish kryetarja e Parlamentit e nënkryetare e PD, aktualisht drejtuese e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin e televizionit të familjes së Berishës.

Por në mënyrë të papritur i është anuluar ftesa. Një fakt të tillë e bën të ditur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze.

Baze shton jo pa ironi se demokratët duhej të shihnin vetëm Lulin në një stacion tjetër. Njëherësh thotë se për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit të Berishës, të shohë këtë shembull me ish nënkryetaren e partisë.

Jozefina Topalli ishte e ftuar tek TV Zeni në emisionin e Çim Pekës, por meqë demokratët duhet të shikonin vetëm Lulin, Tv Zeni ja anulloi emisionin.

Kjo vlen për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit Sali Berishës.

As në frëngji të kullës tij, nuk të lë të nxjerrësh kokën”, shkruan baze në një postin në adresën e tij në rrjetin social.

1 komente në ““Topalli ftohet në TV Zeni, anulohet emisioni”! Mero Baze: Duhej të shihej vetëm Luli. Liria e shtypit e Berishës, as në frëngji të kullës së tij s’të le të nxjerrësh kokën”

  1. Zeni says:

    Pune malokesh, alla vicidoliste!
    Me kaq, Zonja Topalli duhet te mbetet e kenaqur, se ndryshe Berisha edhe te vret, dhe Jozi e di mire kete, ka pervojern e 2 Prillit ne Shkoder dhe te gjitha vrasjet mbas kesaj date!
    Mos u merzit Jozi! Me mire per ty! Ta marrin vesh se cili eshte Saleh Berisha, qe ti e ke veshtire t’i permendesh emrin per bemat e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje