91 vjetori i Alfred Moisiut, Fatmir Xhafaj: Model i një shtetari serioz e të përgjegjshëm, model vlerash që duhet të ndjekin pasardhësit e tij

1 Dhjetor 2020, 16:52Sociale TEMA

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh urimi dhe vlerësimi për ditëlindjen e 91-të të ish presidentit Alfred Moisiu.

Duke çmuar kontributin e ish kreut të shtetit, Xhafaj e cilëson si modelin e një shtetari që është përulur vetëm para Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve.

Mes të tjerash, ligjvënësi fton të gjithë pasardhësit e Moisiut që të ndjekin shembullin e tij për t’i shërbyer vendit me dinjitet.

“Gëzuar ditëlindjen Presidentit Alfred Spiro Moisiu!

Sot ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i uroj ditëlindjen këtij personaliteti me vlera të veçanta njerëzore. Plot 91-vite të cilat i ndau në dy kohë ku shërbeu, drejtoi dhe vazhdon jeton plot dinjitet.

Kam pasur fatin të bashkëpunoj me të, duke kuptuar edhe më tej se si duhet të jetë figura e një Presidenti i cili përulet vetëm para Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve, përfaqësues i unitetit të popullit të tij.

Njeriu që i dha vlera institucionit që drejtoi si pakkush në këto 30 vjet në këtë vend, model i një shtetari serioz dhe të përgjegjshëm për fatet e vendit.

I uroj shëndet të plotë, për ta pasur mes nesh jo veç si mik të mirë, por edhe si monument të gjallë të modelit të vlerave që kushdo nga pasardhësit e tij duhet të ndjekë.

Jetë të gjatë, zoti PRESIDENT Moisiu!”, mbyll urimin e tij Xhafaj.

3 komente në “91 vjetori i Alfred Moisiut, Fatmir Xhafaj: Model i një shtetari serioz e të përgjegjshëm, model vlerash që duhet të ndjekin pasardhësit e tij”

  1. taras bulba says:

    Kur thua per pasardhesit e tij , per ke e ke fjalen z.Xhafa ???? Per kapter Jaro mustaqemutin ?? Apo Like hajdutin ???per ke ?? E pra keta jane pasearshesit e zotit Alfred Moisiu …… Ti si thua ?? Nga eksperienca jote , kane shanc ti ngjajne ???? Meta ??? Eshte president Meta ??? Meta nuk eshte njeri ne radhe te pare , ejo me president i te gjitheve …..
    Meta eshte atje ku eshte jo si prodhim respekti e dashurie per te , por eshte veper e peshtire e mardhenieve te Edi Rames me te si shperblim te bashkepunimit te tyre ne qeverine Rama1 , dhe per tju shmangur drejsise ……kot nuk thosh Ambasadori Lu : arestoeni menjehere , thoni se nje dite te mire ambasadori e ureu Meten ??? Jo jo , Meta eshte kulmi i piramides se korupsionit ne Shqiperi , eshte sibicim tumori ne trupin e Shqiperise , po nuk crrenjose ate dhe SaliBerishen, nuk ka ecje perpara , nuk do kete negociata sdo kemi dite te bardha per te pare …….

  2. miresi says:

    I uroj edhe une anonimi jete e shendet presidentit Alfred Moisiut. I vetmi president qe do te jete keshtjelle e pjekurise shqiptare per demokracine, i pa lekundur edhe ne kushte te renda familjare qe kaloi. Atdheu i ka provuar keta njerez, ndaj historia shkruan me germa te arta per ta.

  3. Shendet dhe jete te gjate Z.Moisiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje