Gruaja që hodhi në gjyq Qeverinë dhe fitoi

1 Dhjetor 2020, 09:36Lifestyle TEMA
Gruaja që hodhi në gjyq Qeverinë dhe fitoi

Një lidere vendase nga Amazona e Ekuadorit ka fituar çmimin për ambientin Goldman. Nemonte Nenquimo, fitoi çmimin pas suksesit të saj në mbrojtjen e 500,000 hektarë pyjeve ku planifikohej nxjerrja e naftës.

Ajo dhe anëtarët e tjerë të grupit autokton Waorani e çuan qeverinë e Ekuadorit në gjyq për planet e saj për të nxjerrë territorin e tyre për shitje.

“Populli Waorani ka qenë gjithmonë mbrojtës, ai ka mbrojtur territorin e tij dhe kulturën e tij për mijëra vjet,” është shprehur ajo për BBC. Nenquimo ka thënë se roli i grave në shoqërinë Waorani vazhdon të jetë një rol kyç. “Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, e bëjnë gratë dhe të gjithë dëgjojnë.”

Nemonte Nenquimo thotë se ajo mund të jetë gruaja e parë që është zgjedhur si udhëheqëse e Waorani, por “ka shumë gra të tjera udhëheqëse” midis fisit, të cilat e kanë ndihmuar atë në luftën për të mbrojtur territorin e tyre nga nxjerrja e naftës.

Në 2018, qeveria e Ekuadorit njoftoi se do të vendoste 16 koncesione të reja të naftës në ankand që mbulojnë shtatë milion hektarë pyje tropikale në Amazon dhe ishte Nenquimo ajo që drejtoi luftën kundër, duke nisur fushatën dixhitale “Pyjet tona nuk janë për shitje”.

Nga kjo fushatë u mblodhën pothuajse 400,000 nënshkrime nga e gjithë bota duke kundërshtuar ankandin dhe bëri që të fitohej gjyqi me qeverinë në vitin 2019, duke ndaluar shkatërrimin e pyjeve për naftë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje