“Lulja” e parë në rajon që promovon energjinë e pastër vendoset në Shkodër

1 Dhjetor 2020, 21:05Sociale TEMA

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka sjellë për herë të parë në Shqipëri smartflowerin (lulediellin e zgjuar) që prodhon energji të rinovueshme, direkt nga rrezet e diellit.

Sipas drejtuesit të KESH-it, Benet Beci, pajisja e parë është vendosur në Shkodër, konkretisht në sheshin qendror të këtij qyteti.

“Zgjodhëm Pjacën në Shkodër, në bashkëpunim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi për të vendosur të parën Lule Smart në Shqipëri, që prodhon energji nga dielli.

Kjo është pjesë e projekteve që KESH synon të bëjë drejt përdorimit të burimeve të reja të rinovueshme për prodhimin e energjisë dhe projekte si ky rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe shërbejnë si mini-atraksione për qytetarët dhe turistët”, ka theksuar ai.

Si funksion smartflower?

Çdo mëngjes smartfloëer hapet automatikisht nga rrezet e diellit dhe ndjek këndin e duhur të rrezeve gjatë ditës dhe në mbrëmje kur dielli perëndonm Smartflower mbyll panelet e tij.

Çfarë e bën atë një pajisje të zgjuar?

Smarflower gjeneron më shumë se 40 për qind energji falë karakteristikave innovative.

Modulet solare vetëpastrohen kur hapen dhe mbyllen duke sjellë 5 për qind më shumë efeciencë energjie.

Pajisja është e lehtë për ta zhvendosur dhe mund të instalohet kudo.

Ajo mund të përdoret në sektorin e turizmit, agrikulturës, shkollave, godinat qeveritare dhe shtëpitë private.

6 komente në ““Lulja” e parë në rajon që promovon energjinë e pastër vendoset në Shkodër”

  1. Pensionist says:

    Interesante, po cfare parametrash ka, psh cfare voltazhi? Cfare fuqie?Cila eshte ngarkesa qe mund te mbaje? Kur nuk ka diell, punon? Cilet jane dimensionet?
    Njoftimi sa pompoz, aq edhe i varfer! Mire, qe paskeni rene dakord me voltazh Adamin!
    Lutem, nese ka ndonje specialist, me ndihmon.
    Faleminderit!

    1. inxhinjeri says:

      ndiq kete link ne internet qe te gjesh ato informacione qe po kerkoni:
      https://smartflower.com/tech-specs/

    2. Scutari says:

      Une do te pyesja se sa kushton nje here, pastaj kujt i hyn ne pune?!! Nese eshte puna per dekor qyteti, tek ajo lulishte gjenden nja 5-6 globe metalike te formuara nga fundi i gezhojave te predhave te mortajave….i pat kriju Jozefina kur ishte kryetare kuvendi….

  2. Astrit says:

    O Shqiptar a e dini se sa e ka rrogen ky Beci?

    1. ben says:

      Astrit-c’lidhje ka rroga e drejtorit te KESH-it me kete artikull?
      Drejtoret, jane punonjes si gjithe te tjeret dhe nuk punojne falas. Nga ana tjeter, jane ata qe kane pergjegjesine me te madhe para investitoreve (shtetit ne kete rast) per mbarvajtjen e kompanive qe drejtojne.

  3. Voltana lulja e zeze e Shkodres says:

    Nje stil tjeter me vjedh. Sa kushton? Dihet qe instalimi iketyre paisje moderne eshte i shtrejte jane sisteme komplekse te menagimit e akumulimit re energjise diellore, jane rentabel kur ndertohen ne siperfaqe te medha, parqe energjitike dhe ne zonat ku ka diell. te perdorura si lule jetime, panela apo tjegulla solare per ndonji shtepi perdoren thjesht si aksesore ndihmes, me pak fjale me zbute faturen eletrike CMIMI 1 panel sor 1mx70cm kushton 800 euro nje sistem panel per nje shtepi per ngrohje uji shkon 30 mije euro panelet kinez gjysme cmimi por EU i ka bere bllokade Kines. Nje lule e tlle e mencur” shkon 30mije $ vazhdon me peme te mencur qe fillojne me 100 mije $.Ne kete rast te mencur jane vetem ata qekane gjete nje menyre te re si me vjedh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje