Poeti Agim Doçi, reagon ndaj skulptorit të ‘Skënderbeut’ në Prizren: Të rekomandoj, ndërro ilaçet se nuk je në rregull! Heroin kombëtar na e bëri me COVID

Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID.

Në një intervistë në Report Tv Doçi tha se shtatorja dukej si një person që kishte 5 vite që vuante nga  veremi dhe i kishin dhënë një shkop të mbahej, duke iu referuar shpatës së tij. Doçi tha se ky shëmtim e tallje me heroi kombëtar është mision që i ka rrënjët thellë dhe se nuk ka ndodhur rastësisht.

“Përshtypja e parë thash i paska ra covidi! E dyta ky nuk është heroi ynë kombëtar, por një personi që pas 5 vitesh që ka vujt nga veremi dhe i kanë dhënë një shkop aty me u mbajt, ajo nuk është shpatë është ushtë. Shëmtimi apo tallja me këto lloj monumentesh është mision dhe ky mision i ka rrënjët thellë jo rastësisht. Heroi kombëtar vendoset në qendër të kryeqytetit, ndërsa këtë e kanë vënë në një rotondo atje në Prizren”, tha Doçi.

Doçi nuk i kurseu kritikat për Sinan Alija që bëri shtatoren e Skënderbeut  duke thënë se ai nuk është skulptor, ndërsa u shpreh ashpër duke i u drejtuar që të ndërrojë ilaçet dhe të merret me serialet turke në Stamboll.

“Sinan Alija është autori i shtatores. Unë i rekomandoj këtu ndërro ilaçet se nuk je në rregull. Aliaj nuk ka asnjë arsim përkatës. Në libra kemi lexuar se me një të rënme të shpatës, Skënderbeu e ndante osmanin në dysh, pra kishte krahun e fortë, dhe jo atë krah në shtatore. Nuk mund të jetë komandat i forcave shqiptare një njeri i vogël, i shkurtër, thatim dhe veremli, por një burrë me dimensione të mëdha, sidomos krahun me të cilën mbante shpatën e bujshme”, tha Doçi.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Kjo ngjalli debate të shumta dhe kritika pa fund aq sa, kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Poeti Agim Doçi, reagon ndaj skulptorit të ‘Skënderbeut’ në Prizren: Të rekomandoj, ndërro ilaçet se nuk je në rregull! Heroin kombëtar na e bëri me COVID”

  1. Juli says:

    Var lesht kosovar HESAPI, dru me pre or tij.

  2. Veli Stafa says:

    Atleti i Krishterimit Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti nuk.ishte vetem .ushtar
    qe te paraqitet nder shtatore perhere mbi shpine te kalit,shokut dhe bashkeluftetarit te tij guximtar.Skenderbegu ishte edhe diplomat e.shtetar prandaj historia deshmon se kur vdiq me duket 62 vjec ishte ne fund te perfundimit te procesit te veshtire te shtet-formimit ne Arberi.Urime skulptorit qe prezantoi nje Hero Skanderbeg ndryshe.Do kisha deshire edhe nje Skanderbeg I veshur civil dhe Jo me shpate.e.pancir duke I diktuar shefit te.tij te diplomacise,Pal Engjellit shkresa drejtuar Papers apo Ferdinandit te Napoiit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *