Pse dështuan negociatat me BE-në dhe roli i palëve politike

1 Dhjetor 2020, 18:06Politika TEMA

Shqipëria merr një afat të ri për negociatat me BE-në. Ai është marsi i vitit 2021. I njëjti afat është vendosur edhe për Maqedoninë e Veriut.

Komuniteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bruksel që shqyrton kriteret doli në konkluzion se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga marsi i vitit 2020.

Për të folur mbi këto çështje në “Top Talk” ishin të ftuar dy analistët, Enton Abilekaj dhe Ilir Yzeiri.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij fajësoi opozitën për shtyrjen e hapjes së negociatave për në Bashkimin Evropian.

Yzeri theksoi se djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës, kanë sjellë dështimin e hapjes së negociatave.

“Ne që jetojmë në Shqipëri e kemi parasysh që vullneti për të votuar një ligj të përbashkët për të kënaqur të gjitha palët, nuk ndodh.

Gjithmonë ajo forcë politike që ka qenë në pushtet ka miratuar një reformë që në një formë mënyre ka kënaqur më shumë interesat e saj dhe nuk e ka dëgjuar 100% atë që ka dashur të bëjë opozita.

Ne jemi të gjithë dëshmitarë që opozita e përjashtoi veten e saj nga procesi zgjedhor, nga procesi i hartimit të këtij ligji.

Ai ligj nuk është votuar vetëm nga Partia Socialiste, është votuar edhe nga ajo që quhet opozita parlamentare. Edhe përfaqësuesja e SHBA-ve dhe përfaqësuesi i BE-së. E quajtën atë marrëveshje që u miratua më vonë, jo ashtu siç do e donin ata por të ligjshme.

Mua kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, si ajo barsoleta që tregohej dikur për Tokion. Unë i mbahem mendimit që me të gjitha defektet që kemi treguar këto kohë Shqipëria ka bërë një hap gjigant, sepse ka shkallmuar sistemin e vjetër të drejtësisë për herë të parë dhe nuk po e ndërton dot sistemin e ri. Hajde ta gjejmë kush po e pengon këtë.

Por nuk mendoj që ata që patën vullnetin për ta shkallmuar kanë edhe vullnetin për të mos e realizuar atë. Nuk mendoj që opozita mund të përfitojë politikisht nga ky vendim i BE-së, sepse nga ky vendim jemi të vonuar të gjithë, por është fjala për tre muaj.

Unë i besoj asaj që thotë zonja Merkel, do të hapen shpejt por jo tani, tha ajo fjalë për fjalë. Mund të jem skeptik me politikanët tanë por kam arsye t’i besoj kësaj zonje, e cila është një politikane që nuk i lëshon fjalët kollaj. Ne po diskutojmë për një proces.

Procesi ka nisur. Nëse më datë 5 korrik apo kur u bë ai votimi i famshëm që nuk lejonte koalicionet parazgjedhore dhe këtë opozita e quajti sikur ka ndodhur hataja e madhe.

U tha më pas që koalicionet ndërtohet pas zgjedhjeve për maksimilizimin e votave. Ne kemi votuar në këtë vite shumë ligje për sistemin zgjedhor, e në fund fare kemi dalë me karton të kuq nga të gjithë ata që i kanë vëzhguar zgjedhjet.

Këtu vetëm një gjë mungon dhe që do të na penalizojë të gjithëve, mungon bashkëpunimi. Për sa kohë që opozita ka zgjedhur që në vitin 2017-të apo 18-të destruktivizëm, u largua nga parlamenti, nuk rri gjë pa bërë. I mori institucionet me radhë, tani del si profesor i madh dhe jep këshilla me 5 apo 10 pika, ne do të vonohemi të futemi në Bashkimin Evropian”, tha Yzeri.

4 komente në “Pse dështuan negociatat me BE-në dhe roli i palëve politike”

  1. Taulant says:

    Ik or debil deshtimi i negociatave ka vetem nje emer : Edi Rama . Rama ka 8 vjet ne pushtet qe ka te gjitha pushtetet por ne krahasim me Berishen eshte shume larg. Berisha e futi vendin ne Nato hoqi vizat me BE-n kurse ky mjaftonte te bente 20% te punes se filluar me perpara dhe negociatat do ishin hapur qysh ne 2017.
    Rama cfare beri ???
    mbolli me kanabis gjithe Shqiperin , prishi Teatrin e convertoj ekonomin ne PPP-te tek oligarket.

    1. Kunder shpellareve says:

      Problemi eshte qe kemi shume shpellare si puna jote ne Shqiperi dhe Rama vetem nuk ia del dot. Ti Taulant do te beje mire qe te ktheheshe ne shpelle sepse filloi dimri. Nuk eshte interneti per ty qe te japesh mend.

  2. ?? says:

    ILIR, realisht ne nuk jemi gati për fillimin e negociatave .
    Duhet ti futim hajdutët në burg, tu a marrim pasuritë dhe tja u kthejmë Shqipëtarëve, të zgjedhim njerëz të pastër dhe të devotshëm për kuvendin e Shqipërisë.
    Se kur saktësisht do të fillojnë negociatat s’di ta them,
    por ,,,, Por që do të jetë e majta me Edi Ramën që do negocioj, jamë e bindur . E djathta ka vdekur, por s’e kanë kallur akoma.

  3. Katunari i Vicidolit says:

    Ti, i qujturi Taulant dhe ata “KOKRRAt E DEBILIT, DRU ME PRE” si puna jote, ziliqare, inatcinj, interesaxhinj dhe me tru qe nuk u peshon as 150 gram, i thone analistit ILIR YZEIRI, ato qe thua ti.
    Kur ILIR YZEIRI ideonte dhe luftonte per Demokraci te Vertete, ata qe ndjek ti pas, i binit MACES me luge dhe nuk kini ditur cfar eshte DEMOKRACIA. Rrezik edhe prijsi jot i madh nuk e ka ditur dhe nuk e di akoma cfar do thote DEMOKRACI, por sipas veprimeve qe kane kryer DEMOKRACINE E KANE KUPTUAR SI HAJDUTERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje