U kritikua për shtatoren e Adem Jasharit, flet autori: Jam berber, skulpturën e kam hobi

1 Dhjetor 2020, 21:07Kulturë TEMA

Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, ka deklaruar se është berber me profesion. Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.

Teksa foli në emisionin “Frontal” në T7, Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit.

Kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.

23 komente në “U kritikua për shtatoren e Adem Jasharit, flet autori: Jam berber, skulpturën e kam hobi”

  1. Klimax says:

    E paske “qethur” bukur!!!!

  2. K says:

    Po fol mor jahu se na plase,si berber qe je jo keq,po vendosi ne oborrin e shtepise tende.

    1. pjeter says:

      Ska faj ai,ja bene porosi pushtetaret e Prizrenit,dhe ai shpalosi talentin e tij.Nuk mund ti thuash berberit qe nuk dha maksimumin ne ate skulpture.Edhe ajo e Klintonit,shume e keqe eshte,Koke madh e kembe shkurter,edhe ajo skulpture eshte oper e berberit?

  3. naim says:

    Skulptura e Alban Buxhovit si librat e Jusuf Buxhovit!

  4. Genti says:

    Un jam si bicim llogaritari po profesioni imI vertet esht skulptor.

    1. Maverick says:

      ???Fiks Koçi teto Sofkës???

  5. Shqipetari Dru me Pre says:

    ik or Mike,dhe shiko te Rruash ndonje Popull,se Skluptura nuk eshte Rruaj dhe Qethe, por eshte Arte,dhe si i tille se paku edhe Dhunti te kesh,kerkohet edhe Shkolle,Praktike dhe Ekserjence..ik se Turperove veten..kur nuk ke Takat mos kerko te mbashe ne Kurrize nje Gjigande si Adem Jashari eshte nje Peshe qe do te duhen disa Burra Skluptore te vertet qe te bejne Bustin e tije..lola

  6. Matheu Topija says:

    ….. je berber ?!..
    epo,shko e rruaja karin pra..!

  7. Koli says:

    Nuk paska skulptore paskan ngelur ti bejne berberat skulpturat.

  8. Kazani says:

    as mos e qeth trapin fare. shqiptaret kan shekuj qe drejtohen nga profesioni i qethsave dhe rrujtsave dhe ja ku jemi bukuri. ate shtatoren vure ke dhoma gjumit te prinderve.

  9. Remarku says:

    Ske faj ti ore vella po ata qe te kan zgjedhur ty duhet te futen ne burg..

  10. lali says:

    po cfare faji ka ky…..njeri i sinqerte dhe shume sportiv. Faji eshte i debileve qe e kane porositur te ky nje shtatore te nje heroi kombetar. Dhe shpresoj shume qe te mos ja kerkojne ato dy pare te qelbura qe i kane dhene mbrapsht se eshte me te vertete gjynah. Per mua ky njeri eshte per ti hequr kapelen se nuk tregon as mendjemadhesi dhe as nuk genjen si ai tjetri qe ka bere Skenderbeun. Te porosisesh nje skulpture figure njeriu te nje amator kjo vetem ne kosove ndodh. Dhe ajo qe eshte akoma me shpifur eshte se i gjithe ky skandal eshte bere vetem per te paguar sa me pak.

  11. Tungjatjeta says:

    Gjynof ky s’ka faj. O mundu ka punu me pasion. Kaq arriti. A ka berber ne bote qe ta boj me mire?

    1. Pidhtori says:

      Po çfare mund ti beje skulpture Dem Jasharit ai i ziu Demi ishte me i gjere rrumbullak se sa i gjate,e si mund ta skulpturonte berberi shkrete. E ka ho sikur ka majt regjim me u dobesuar.

  12. rexha 10 says:

    MOSE U MERZIT MORE DJALE ,SEPSE KENDEJE NGA SHQIPRIA KEMI EDHE NE CA LOPCARE QE JANE MINISTRA ,DHE DEPUTETE.
    PORE MBI TE GJITHA KEMI EDHE NJE PRESIDENTE QE NE VENDE TE BASHKOJE NJERZIT ,I PERCANE ,DHE I VENDOSE KUNDRA NJERI TJETRIT.
    TE PAKTEN SKULPTURAT RRIJNE ATY ,DHE NUKE TRAZOJNE NJERI.SA PER SIMBOLIN QE KANE KETA SKULPTURA JU NUKE DUHET TI MERRNIT PERSIPER PER TI PUNUAR.

  13. Berberi qe nga stambolli e dhjera ketu ce solli

  14. ?????? says:

    Ka dashtur me ja pershtatur fytyres vet ??????????????

  15. Shekulli xixe says:

    Po ti berber qenke, te pakten ta kishe rrojtur dhe do ndiheshe mire ne profesionin tend. Po ai tjetri qe beri skenderbeun mos ishte peshkop.

  16. Pidhtori says:

    Po çfare mund ti beje skulpture Dem Jasharit ai i ziu Demi ishte me i gjere rrumbullak se sa i gjate,e si mund ta skulpturonte berberi shkrete. E ka ho sikur ka majt regjim me u dobesuar.

  17. Mos u merzit se cdo fillim asht i veshtire says:

    Punen tande e ke ba taman.Frizura asht pjesa ma e arritun , ma e bukur e “skulptures”

  18. ziguri says:

    Mos u merzit se une jam guzhinjer dhe do bej nje tjeter…… Mir ky berberi po ata qe i dhane leje per ta vendos berbera jane…..

  19. Tan says:

    E ca na rruhet ca bojn Kosovaret kena pak hallet tona me hurin e gjate qe po vazhdojme ti qajm hallin Kosovareve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje