Kush e do shëmtinë?!

2 Dhjetor 2020, 15:23Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Mos u duket pyetje kot, domethënë mendoni se askush nuk e do shëmtinë? Jo, nuk është kështu… Ne po bëhemi gati për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe ta shikoni se më në fund palët nuk do të jenë të ndarë kështu: ‘ideologjia kjo’, ose ‘ideologjia ajo’. Fare nuk do të jetë kështu, ideologjike. Në njërën anë do të jenë ata që e adhurojnë bukurinë, ndërsa në anën tjetër do të jenë ata që mendojnë se ‘bukuria është vdekje’. Kaq e thjeshtë do të jetë…

Veçse as në këtë rast, ata që e duan shëmtinë nuk do të kenë filozofi, as mirësi, as mendim si për shembull mendimi i Paul Valéry i cili shkruan se “bukuria është një lloj vdekjeje”. Ai e thoshte këtë për ata që nuk e duan bukurinë, domethënë se ata ‘bien’ në këmbët e saj.

… A kthehemi te njerëzit tanë, cilët do të jenë me shëmtimin dhe cilët ndryshe në ditën e votimeve 2021? Ata që u sulën te torta e Pavarësisë në sheshin ‘Skënderbe’, një tortë 15 tonësh, e projektuar nga qeveria e kohës- jini të sigurt se do të votojnë për qeverinë që bëri tortën. Por nuk kishte gjë më të shëmtuar në gjithë historinë e kombit shqiptar: Kryetari me një thikë gjigande që priste tortën dhe pastaj njerëz të llahtarshëm që mbushnin kovat e qeset, shtyheshin e cingëronin, llangoseshin gjithë trupit e fshinin të pasmet plot me tortë… Gjithë bota i shpërndau pamjet. Kombit iu shëmtua fytyra.

A janë shumicë ata që duan shëmtimin?

As qeveria e PD, vetë Lul Basha që ideoi pamjen e turpshme, nuk kanë qëllimin që sa ngrihen në mëngjes t’i hedhin llom fytyrës së kombit. Jo, madje ata të grupit Basha- aq dinë. Por kur vjen puna që po këta që ‘aq dinë’, po këta kërkojnë prapë pushtetin, këtu ndryshon puna: Nga shëmtim, objekti bëhet tragjik. Sepse këta prapë ‘kaq do të dinë’, dhe prapë ‘shëmtimin’ do të bëjnë. Por pa mendo të bëhet tani në një qytet që tashmë ka marrë pamje moderne, si do të dukej ‘torta’? Këtu do të plasnin edhe qentë e rrugës nga tmerri i pamjes. Ndërsa për njerëzit: Pse u dashkan vënë në provë njerëzit duke iu thënë ‘do të vij prapë në qeverisje’ unë që të shëmtova fytyrën?! Kthimi i të njëjtave elita politike të vjetra e të neveritura është rrezik i madh për kombin dhe për njerëzimin sot. Kur u kthye Berisha në vitin 2005, që kishte djegur vendin dy herë (’97 dhe ‘98) një botë e tërë u mahnit si para krijesave pa kujtesë…

Disa njerëz që postuan (me lumturi) pamjet nga morgu i Tiranës, disa që i shpërndanë në mijëra, disa që thanë se ‘tani na erdhi fitorja’,- këta do të jenë që në mëngjes te kutitë e votimit në 25 qershor. Mund të ndodhë që diku- diku të përbëjnë edhe shumicë. Pastaj?… Pastaj a do të kemi sy e faqe që të dalim para kombeve të përparuar me atë fytyrë që do t’i jepnin atdheut liderët dhe turmat e këtyre akteve makabër?. Kur u kthye Berisha në vitin 2005, që kishte djegur vendin dy herë (’97 dhe ‘98) një botë e tërë u mahnit si para krijesave pa kujtesë…

Si komb kemi një histori tragjike me shëmtimin, pse nuk e pranojmë? Në vitet ’30 të shekullit të kaluar deputetët e parlamentit shqiptar visheshin me frak e me papion për në seanca; ndërsa tani me T- shirt e me pantofla me gisht. Edhe në dasma kështu shkohet, përveç grave. Politikanët bëjnë grimasa shimpanzeje, disa të dehur, disa si arinj e disa si budallenj. Shija estetike nuk është asgjë tjetër veçse një mjet që elita shoqërore të shfaqë epërsinë e saj; bukuria është një mjet politik që strukturon marrëdhëniet shoqërore. E ne, çfarë do të jemi pasi të na shëmtojnë?

Po pse na tërheqin që të kthehemi në shëmtim?

Kam hapur këto ditë portale dhe media pa fund. Ka lajme për gjyqe që mund të ndodhin në sferat e larta. Njëri nga dëshmitarët deklaron se ‘po më vriste roja i Berishës’, tjetri thotë se ‘do ta vriste Sali Lusha, jo unë’, pastaj dëshmitë makabre mbi vrasjen e Azemit- një kasetofon që i rri te goja të plagosurit kur po jepte shpirt. Pamje dhe gjuhë banditësh, a i durojmë dot më… Janë dëshmitë e llahtarshme të shtatorit 1998, njërit nga gazetarët e TVSH i kanë futur dinamit në gojë dhe dikush thotë se do ta shpërthejë. Qyteti i tërë nën terrorin e ‘zuluve’ me armë. Po sa herë është përsëritur kjo tragjedi? Brenda 3 dekadave- të paktën gjashtë herë, që nga 2 prilli i Shkodrës e deri te 21 janari i Tiranës…

Ishin tragjike, por të paktën mbetën si të shëmtuara në ethet e kombit. Të paktën tani kemi një Shqipëri të bukur e  ‘qytetëse’, siç shkruante Aristoteli për polisin. A prapë të kthehemi te ‘torta’ dhe banditët!?

34 komente në “Kush e do shëmtinë?!”

  1. Boston says:

    Shume e vertete. Si gjithmoneJu i sakte. Ju Iumte per artikullin.

    1. Socialisti i vjeter says:

      Me kujtohet Frroku ku ne nje studio televizive shante Zaloshnjen nga motra. Ky derr i felliqur ish bashkepuntor i sigurimit te shtetit nuk e meriton emrin njeri. Ju qe i kruani bishtin turp te keni.

      1. Plugu says:

        Socialit i pjerdhur,me fal i vjeter! Ti t’i hash mutin Frrokut se eshte nje nga inteligjentet dhe me nje mendje te mpreht dhe eshte intelektuali me i drejte.Derr mund te jesh ti dhe jo ai.Te ishin kuadrot te gjithe si ai,shqiperia do ishte shume here perpara dhe populli nuk do ishte i traumatizauar sot nga derrat e PD-ke dhe te LSI. Edhe ti do jesh ndonje derr i pd-ke.

        1. Socialisti i vjeter says:

          Qenke pluguar deri me rreze.

      2. ben says:

        Socialist i vjeter-se pari nuk ka fakte se zoti Frrok Cupi ka qene bashkepuntor i sigurimit. Kete e thone gojet e keqia dhe sigurisht qe burimin tek “qutetaret dixhitale te atij qe genjeshtren e ka ne gjak. Besoj se e kuptoni per ke e kam fjalen, pasi nuk dua ti ze emrin me goje se me vjen ndot qofte edhe ta permend.
        PD-ja ka fituar vetem njehere zgjedhjet ne 1993-shin. Te gjitha fitoret e tjera kane qene vjedhje te pastra. Keshtu ndodhi edhe ne 2005-sen, ku kontigjente te krimit vodhen aq shume vota sa ne disa zona dolen me shume vota se sa banore. Sidoqofte keto zgjedhje u certifikuan nga vezhguesit e huaj dhe PS u detyrua te pajtohej me kete fakt.
        Tani te kthehemi tek zoti Cupi. Krijimi i PD-se ishte nje ngjarje madhore ne historine tone, ndaj populli i lodhur nga varferia e perkrahu pa rezerva. Me ardhjen ne pushtet, PD harroi ato qe kishte premtuar dhe te gjithe e dine se si filluan vjedhjet galopante te pushtetareve qe filloi me shkaterrimin total te administrates shteterore qe u zevendesua me militante injorante qe mezi lidhnin ushkuret e potureve, por qe papritur fiulluan te dalin te veshur me kostume Armani dhe me makina lluksi. Injoranca u ngrit ne te gjitha qelizat shteterore dhe deri ne Gjykata e Prokurori. Ishte ky system masiv vjedhjesh qe zhgenjeu shume intelektuale (perfshi edhe mua) qe u distancuan teresisht prej makuterise PD-iste dhe me vone edhe LS-iste.
        Zoti Cupi ishte njeri nga keta intelektuale qe u distancua nga PD-ja, bashke me te tjeret qe permenda me lart

  2. Dashi says:

    Bravo shkrim realist. Nuk kthehemi as te torta as te qifti GD&Salianus. Te lumte pena.

  3. Lani says:

    Frrok Cupi eshte gjikang flori …cdo fjale qe nxjerr prej goje e nxjerr te vertet bravo frrok rrespekte

  4. Konica Usa says:

    Te pakten tani kemi nje Shqiperi te bukur e “qytetese”,prape te kthehemi te torta… Bravo Z.Cup I,une do kujtoja dhe shtoja ate pamjen makabre te hyrja e bashkise ,ku Lulzim Basha me mandatin e vjedhur nxori hanxharin dhe theri dashin.Ja pra, keta shpellar kerkojne te rikthehen ne pushtet,per te shemtuar Shqiperine.

  5. KB vl says:

    Frrok je vizionar,atdhetar dhe personalitet ne kete vend Jini i drejtperdrejt dhe orjentues per kete popull. Pena juaj eshte e arte dhe analizat brilante. Fytyra e Pd se jane grida sumat, Fitimzekthat alabake dhe salianjet. Ju jini nje mal ndersa ata me Monikrat dhe Iliret funderinat e ketij vendi. Kurrajo!

  6. Të duam Frrok Çupi .?? says:

    Je njësh!
    Ajo , është plehrë!
    Je mënçuri !
    Asaj qefi ja ka, por perëndia s’ja dha.
    Ke moral !
    Ajo s’ka rregulla, ka qefe.
    Je shembull i familjarit, këtu fillon e gjitha!
    Ajo s’ështē pēr familje por mbron instiktet.

  7. sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen says:

    Te mjeret e bathores,vetem torta duan….
    Ai mamluku qe ta ben fytyren si kpuca dhe ulurin ne mes te parlamentit se jam sali berisha uneeee,edhe po u afrove te shpella ime(zyen e km e kishte kthyer si shpell te gardisteve)une te vras ,ashtu sic beri kerdine ne 97,ne gerdec e bulevard ….
    Dhe enderon nga vila e lalzit me njerez amoral si grida salianji,paloqa,muli,noka ndoka e co qe te vij ne pushtet e ta kthej vendin edhe njehere ne kioska e rrumpall…
    Ky vampir thur intriga djallezore me djajte si ilir hajduti me moniken,e tit bolshevikun e pionerin milioner lulash qe la hollanden per te miren tone…
    Ky vampir komunist eshte me i rrezikshmi i te gjitha kohrave dhe ka hedhur ne sulm te gjithe kasnecet e tij qe i paguan me paret qe na ka vjedhur…
    Qente e terbuar si lehesi,qimi,lela,lala,e bllokmenet lubonja e bushati,jane turrur per te jafshuar kedo qe u del perpara..
    Ketyre krimineleve u ka zene syte e mendjen paraja dhe pushteti i humbur…

  8. Dushi says:

    ik o dështak
    “e ka fajin evropa pse nuk hapen negociatat””

  9. Dushi says:

    ik o dështak
    “e ka fajin evropa pse nuk hapen negociatat””

  10. silva marga says:

    Shemtine e preferon ai qe ka shemtine ne shpirte e ne tru
    Shume pak e kuptojne kete…

  11. Noshi says:

    Shëmtinë e do shemtira e shtremt grigja suma turpi i femres shqiptare. Nderime z. Cupi

  12. Zot na ruaj says:

    Përherë i kthjellët.

  13. Zeqir says:

    Gazetar i afte dhe Njeri i mire !

  14. Ed says:

    I madh je Zoti FROK
    Te lumte pema mos vdeksh.kure
    SA TRAGJIKE SA REALE
    SI I LIDH KAQ BUKUR I MADH JE FRROK

  15. Avokati says:

    FRROK KOQJA, SPIUN SERB I KONFIRMUAR qe në kohen e komunizmit. ?

  16. Ndroqi says:

    PD-eja eshte si miza e kalit,rri bleta ne maj te malit, rri dhe miza ne bythe te kalit,ketyre te pd bytha e kalit ju shijon,e shijojne shume pistol skin,atje e ka origjinen Sali Vicidoli.

    1. Realpolitika says:

      EKSELENT. FRROK .
      TI JA GRISE MASKEN SALI BERISHES NE 1997.
      EDHE SOT TI DO E DERRMOSH SALI UDB -ne.

  17. De GOL (ose Gol..de) says:

    M*tin e mbremshem qenke munduar ta lash me sh*rre sot o Valery Aristoteli jo i Bathores. NUK KAM PARE GJE ME TE SHEMTUAR SE SA NJE “BURRE” TE STERSHEMTUAR PERBALLE NJE BUCE. MIRE THA NJERI QE TI DUHESH LIDHUR. PO AMA B*THA NUK TA PASKA MBAJTUR SOT. I paske rreshqitur me marifet mbylljes se emisionit mbreme. Ore ke ndonje shenje ne trup ?

  18. Me kembe ne toke says:

    Ekselent.

  19. Qefliu says:

    Me ka ardhur shume turp per ty o Frrok qe ulesh ne nje panel me njе putane te deklaruar dhe qe e ka per nder ate pune dhe me nje nip te kaçakeve te malit qe nuk e kane pasur per turp ti shiten çdo pushtuesi per 5 kacidhe. Me zj. G.M mund te bisedosh si zotni ne ndonje motel duke pasur ne dore 3 pesemijeleksha (te vjetra)

  20. nord.al says:

    I dashur Roco, nje pjese te admirojme dhe nje pjese te urrejne. Te jesh i sigurt se ne qe te admirojme jemi shumice dhe do te fitojme bindshem me 25 prill.

  21. Predatori says:

    Ke të drejtë në përshkrimin e çetnikëve të PD, por mos harro që në 2005 nuk fitoi PD, por populli ndëshkoi arrogancën dhe korrupsionin e instaluar nga Fatos Nano. Nëse në 2021 do të fitojë prapë PD, nuk do të jetë fitore e Lulushit, por ndëshkim për rilindjen që për 8 vite nuk kopsiti si duhej një dosje korrupsioni për qeveriajen e PD. Përpos kësaj Rilindja është shndërruar në simbol të korrupsionit, arrogancës dhe paaftësisë së ministrave të saj. Me pak fjalë popullit shqiptar në këto vite i është dashur të zgjedhë të keqen më të vogël dhe jo një alternativë që ofron shpresë.
    Kjo është për të ardhur keq!

  22. fracila says:

    Sa gjignd jeni zoti Frok….. Te ish PD me keto ide qe ju shkruani vazhdimisht ajo sot do te ish nje parti e shkelqyer.

  23. Trotski says:

    Pershendetje Frok.Ke bere Kthese ne momentin e Duhur.E ke zgjedhur Drejt Anen e Bukur..Grida Suma po bertet se e Fitoi Debatin me Ty.ne fakt Ajo lavire nxorri surratin real te Bunderes .po per me teper nxorri Lakuriq se çfare lloji perben PD Aktuale.Me 25 Prill do te nise e Mbara per Shqiperine .Te korruptuarit ne rresht per ne Reç te Shkodres,duke fillue nga Sali Gerdeci,Like Bajga-familisht dhe Aradha e te Shemtuareve.

  24. Pyka says:

    Je më i miri publiçiste….kaq hapur dhe shpjegushem…..ndjej trishtim me thelbin që ngre FRROKU I MADH…

  25. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Tek Hani i Enit,ju z.Cupi mbajtet nje qendrim dinjitoz si pasoje e te cilit, te dy konen dhe qenin lehes grida-gjekmarkaj i mbajtet gjate gjithe kohes ne nivelin e kepuceve tuaja.

  26. Konjak says:

    Te shemtuar jane ata qe predikojne shemtiren , dhe ata qe vllazerohen me te .

  27. Un says:

    O Njeres te mire…. mos te meremi jo eshte i mir Frroku e jo eshte e keqe Duma. Gjerat vetem ne kte vend te mbrapsht kthehen direkt e ne personale. Nuk duhet te shajm as Griden e as te mburrim Frrokun ose anasjelltas. Te jemi te qet e te shikojm veprat qe ata krijojn… produktin. Frrok je sh i sakt dhe e ekselent . Analiz e nje retrospektive mjaft te sakt dhe nje te tashme mjaft te goditur. Mjaft bukur i thur ato fjal. Le te shajn e te mburrin sa te duan. Je intelektual dhe mjaft realist. Suksese!

  28. Artan says:

    Perhere i madh Frrok Cupi, respekt

  29. Bukuria qe vret says:

    Bravo Frrok Cupi. Te lumte pena. Je shume realist. Sikur te kishim ca pena te tilla me shume si puna jote dhe e Mero Bazes. Ato qe nuk duan te shohin realitetin edhe kur kthehen ne retrospective dihet kush jane . Jane simotrat e sivellezerit e tipit Grida Dumduma e Salianjusi. Respecte F. Cupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje