DEBATI/ Përbetimi i gabuar, sherri me Frrok Çupin: Çfarë çalon te Duma dhe zhveshja nga imazhi i një “hirusheje” tërheqëse në politikë

3 Dhjetor 2020, 09:28Politika TEMA

Një përplasje verbale mes opinionistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes Grida Duma në Open-in e së martës në TCH, ishte kryelajm në orët pasuese në shumë media shqiptare. Fjala ishte për një rrëshqitje etike të të dy personazheve, por më së shumti të znj. Duma, duke e cilësuar Çupin si “llum”, e ky i fundit duke u gricur me ironi therrëse ndaj demokrates.

Por më interesante është qëndrimi në kushte “qetësie” i figurës së PD-së, e cila e mbrojti gjuhën e saj karshi Çupit, duke u përbetuar madje se do e vijonte.

“Përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

Asnjë kompleks me këtë!

Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!”, shkruan znj.Duma.

Duke nisur nga kryekreja e këtij statusi në FB, nuk dihet se ç’farë treguesi i referohet ajo që e quan qeverinë të humbur në debatin publik, e se ç’lidhje ka kjo me Frrok Çupin.

Sa për të parën, qeveria, falë kreut të saj Rama, nuk ka diskutim që debatin publik e ka armën më të fortë, pa dashur të thuhet nëse me patjetër e ka të fituar. Por e ka të fortë edhe për shkakun e një paaftësie monumentale të opozitës, më saktë përfaqësuesve të PD-së, për të ofruar një standart të lartë, logjike apo etike, në debatin publik.

Vetë znj. Duma, nëse e zhvesh nga imazhi i një “hirusheje” tërheqëse në politikë, e ka narrativën e saj pa pikë ngacmimi inteligjent. Një rrekje apo sforcim për të ofruar ligjërim të pasur, në finale nuk prodhon asnjë mendim te ajo, asgjë për t’u mbajtur mend, qoftë dhe pak sekonda apo minuta pasi e ka thënë. Ndaj, kalimi në gjuhën e ashpër, siç vetë e promovon, është një kompensim i mungesës së kualitetit të mendimit apo finesës në artikulim. Eshtë kjo një krizë e qartë lidershipi te PD, dje dhe sot, gati në çdo kohë.

Më tej, ajo e fut dhe e nxjerr Çupin nga zyra e Ramës, që është, mbi të gjitha, forma klisheiste dhe parazite se si PD e ndërton skemën e funksionimit të asaj çfarë nuk është me të apo është kundër saj.

Frrok Çupi jo domosdoshmërisht është i porositur nga Rama për të thënë ato çfarë thotë. E para, mes tyre nuk është se ka ekzistuar apo ekziston ndonjë miqësi e ngushtë. E dyta, Çupi njihet për ndryshim qëndrimesh në 30 vite, sa në këtë krah e sa në tjetrin, ku para pak vitesh ishte dhe një gjuhëlëshuar ndaj Ramës, sidomos me Agon-in e tij falas. Ndërkohë, dihet miqësi-armiqësia e tij me Berishën. Pra, ky është Frrok Çupi dhe, nëse këtë e bën për para apo për qejf, kjo është tërësisht çështje e tij dhe zgjedhje e tij. Në finale, ai del para opinionit me një qëndrim të caktuar dhe, pala që gjendet përballë, thjesht ka hapësirën dhe lirinë t’ja rrëzojë ato që ai mbron apo kritikon. Kaq. Më pas, debati është vetëm për aspekte etik.

Duke qëndruar te etika, duhet sqaruar një detaj në përplasjen mes Çupit dhe Dumës: ata nuk janë në kushte të parabarta. I pari është thjesht opinionist dhe i tillë ka qenë, pa marrë kurrë role politike. Që do të thotë, se nëse e lëshon gjuhën, këtë e bën si Frrok e jo si mazhorancë. Ndërsa znj. Duma përfaqëson patjetër veten por dhe partinë e saj, PD-në. Ndaj, si personazh politik, ajo duhet ta strukturojë betejën e saj verbale, siç përbetohet se do jetë e ashpër, me palën politike që ka përballë. Frrok Çupi, edhe njëherë, s’është PS-ja, më pak Rama. Siç nuk ka qenë as PD-ja kur ishte kritik i pamëshirshëm i Ramës, aq më pak të ishte Berisha.

Pra këtu gabon znj. Duma. Ajo duhet t’i thotë opinionit se ku mazhoranca, leksiku i kësaj të fundit, nga aktorët kryesorë të saj, e ka rënduar nga pikëpamja etike. Përkundrazi, është mazhoranca, e posaçërisht Rama, ai që gjithnjë ka akuzuar rivalin politik për mosnjohen e asnjë kufiri etik, apo mospasjen e asnjë kodi të tillë në debatin klasik të padakortësisë klasike, siç e ka në asht demokracia. Pra, është PD-ja e znj. Duma në akuzë për aspekte etike e jo e kundërta. Futja që ajo i bën Frrok Çupit në PS me pahir, siç duket për të krjuar një balancë me dramën etike të partisë së saj, është një abuzivizëm i rëndomtë.

Ndaj znj. Duma duhet ta rishikojë qëndrimin e saj dhe përbetimin për ashpërsi ligjërimore. Ashpërsinë, jo ajo por partia e saj, e ka në fakt. Kështu që në këtë pikë nuk sjell ndonjë risi. Ashpërsia, deri dhe egërsia, është tipari bazë i traditës komunikative të PD, që është njëherësh varrmihësja e saj ndër shumë të tjera. Çështja është që në vend të ashpërsisë dhe egërsisë të prodhojë mendim, të përçojë mendim. Nëse mund ta bëntë këtë znj. Duma, në ndihmë të profilit të saj individual e patjetër forcës që përfaqëson, do bënte kështu një revolucion historik, por duket se nuk është prerje për këtë.

Edhe ajo, siç shumë figura të vonshme të PD-së, ose më saktë përzgjedhje të Bashës, vuajnë sindromin kulturor të vetë Bashës: nuk thonë kurrë gjëra të mençura, edhe në mosqofshin të suksesshëm në politikë. (tesheshi.com)

23 komente në “DEBATI/ Përbetimi i gabuar, sherri me Frrok Çupin: Çfarë çalon te Duma dhe zhveshja nga imazhi i një “hirusheje” tërheqëse në politikë”

  1. betixho says:

    Frrok Çupi është një gazetar brilant,pikant,mjaft inteligjent,i pavarur përveçse nga mëndja e tij racionale.Ai në fushën e debatit gazetaresk nuk mba pozicione strikte as të djathta as të majta,Ai është një Shqiptar patriot që kërkon mbarësinë e Kombit të vet.Duke qënë intelektual i mirëfillt Ai është në kërkim të së vërtetës,të së drejtës,morales,zhvillimit,udhëheqjes apo drejtimit ligjor të ndershëm nga gjithë aktorët politikë të majtë apo të djathtë qofshin.Veç kësaj,Frroku,duke qënë një njohës i thellë i zhvillimit politik dhe atyre politike në Shqipëri,në analizën e Tij racionale,nuk i rezulton që e djathta të jetë një e djathtë ideollogjike,sikurse edhe e majta nuk i rezulton e tillë ideologjikisht dhe konkretisht,ato janë më shumë një amalgamë,pra një përzierje në kërkim të linjës së pastër ideologjike.Sipas Frrokut, ato janë më shumë ekipe të organizuara per marrjen e pushtetit.Eshtë pikërisht ky pozicion dhe ky synim i krahëve politikë që Frroku nuk mund të jetë konseguent në trajtimin mediatik të linjës ideologjike.Pikërisht për këtë arsye Ai ka zgjedhur të jetë konsguent pro ose kundra realitetit,zhvillimit, nëse ai shef se -sipas analizes së tij racionale-tullat që vihen në shtet ndertim janë për së mbari.Ai të paktën tani per tani është me këtë kurs.Ai e shikon se si tullat e vendosura per së mbari i heq aktori tjetër dhe i vendos mbrapsht.Këjo është e padurushme dhe kush e bën këtë, populli ka sy e vesh dhe i ndan gjerat vetë kur ti vijë koha e Tij.Një aspekt i këtij lloji që vihet re edhe te mbështetja që i bëjnë Frrokut si gazetar.Natyrisht, tjeter model është Frroku në panelet e debatit publik dhe tjetër në shkrimin gazetaresk.Do ti këshilloja Frrokut të qëndrojë te arma e Tij më e fortë.

    1. Xhotibo says:

      O betixho qenke per gjynah! ha ha ha

    2. Shenjestra says:

      Jame dakord me BETIXHO. Nuk po komentoj se ai i ka thene gjerat shume mire per Frrok Cupin.Per mendimin tim FRROK CUPI qendron shume larte ne krahasim me analistet e tjere,madje te pakrahasueshem me ta.Respekt.

      1. Kristofor Kolombi says:

        Dakort me Shenjestra: Frrok Cupi qendron shume lart ne krahasim me analistet e tjere persa i perket maskarallekut, kameleonizmit dhe boshllekut kulturor qe manifeston duke perdoror fjale pompoze e thenje filozofesh te vjeter qe as nuk i kupton se cfare kane thene. Kujtoj doktrinen Tramp qe trumbetonte aq sa na cau b*then, thjeshte ngaqe nuk kupton kujt i thone doktrine. Thjesht eshte nje Rk.K. qe e fryejne si analist.

  2. joel shkodra says:

    Duke lene menjane “ashpersine” dhe “ironine” e te dyve, duhet thene hapur se F. çupi eshte i rreshtuar krejtesisht nga “rilindja”. Nuk duhet harruar fraza e rende qe tha se “Europa kerkon denimin e Presidentit, te aytre qe sollen piramidat, te Gerdecit, te vrasjeve ne bulevard etj.”. Pra, vetem nga e djathta dhe asnje nga e majta. Dmth “peshq te medhenj” ka vetem e djathta dhe asnje e majta; jane te gjithe “qelibar”. Perveç kesaj, arsyetimi i tij se “perderisa nuk denohen keta te mesipermit (dhe vetem keta) nuk ka pse ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte”. Nje logjike infantile.

    1. Bureto says:

      Po @ Joel Shkodra. Krimet dhe korrupsioni duhet përfolur dhe ndëshkuar për këdo që i ka kryer, qofshin pëdëistë, lësëistl apo socialistë. Kush bën të kundërtën, së paku publikisht bën gabim. Veç ka një ndryshim të madh kur bëhen krahasimet. A janë të faktuara bëmat skandalize si batërdia e zgjedhjeve të majit 1996, piramidat dhe viti i zi 1997 që pasoi ato? Tetë vjet në pushtet qeveritë e PS, nuk e kishin mëndjen të merreshin me ndëshkimin e fajtorëve, por iu lëshuan korrupsionit të paktën kështu proklsmonte PD në opozitë. Por në 2005 erdhi në pushtet. Çfarë bëri me ato që thoshte në opozitë? Di ndonjë disje apo proces gjyqësor? Përkundrazi thelloi dhe më shumë zullumet. Ngjau Gërdeci, sipas KLSh, drejtuar nga PD, ndodhi shpërdorimi (s’po them vjedhja) i 230 mijë $ në Rrugën e Kombit? U hap dosje penale nga prokuroria për Bashën, sot aspirant për kryeministër. Çështja nuk u gjykua, për procedurë nga drejtësia e “Plepave”, e ndërtuar po nga PD. Basha iu shmang me lloj-lloj dredhish drejtësisë. Më pas, në 2009, kemi koalicionin e pazakontë të korrupsionit PD-LSI. Në vitin 2011, u shfaq vidio e famshme e Metës me të ndjerin ministër të tij, Prifti. U ngrit në këmbë opozita, dhe për këtë, pushteti i Berishës në 21 janar vrau katër të pafajshëm dhe plagosi dhjetra të tjerë nga Garda e Republikës. Tashmë historinë nuk ka njeri që nuk e njeh, por fajtorët kryesorë Berisha-Basha ende nuk hanë gjykuar. Mos harrojmë që, edhe pse për vidion,u gjykua Meta, por Gjykata e Lartë e Berisha-Metës i dha të drejtë këtij 5-0, (edhe pse prokurori Bujar Sheshi kërkoi dënimin e tij me dy vjet burg, nga gjyqtarë të molepsur), dhe që të gjithë i fshiu vetingu. Por ama si Meta dhe gjyqtarët gëzojnë ende mijrat e eurove të korruptimit të tyre. Gjatë 8 vjetëve në pushtet të PD-LSI, për korrupsionin e qeverisjeve Nano-Meta, të përfolura prej tyre (të famshmet 20% të Ramës kryetar bashkie), asnjë dosje. Pra theksoj asnjë dosje për gjykim nga drejtlsia e Saliut. Mos vazhdojmë më tej me bënat e këtij, si me privatizimin e CEZ, privatizimin e ARMO dhe koncesionet gangrenë që gryejnë ekonominë ende dhe sot etj. etj. Dhe në 2013 po i njëjtin avaz vazhdoi me qeverisjen PS-LSI dhe mbas 2017 të qeverisjes Rama. Drejtësia fle mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit të “peshqëve të mëdhenj”, por edhe në këtë rast nuk kemi të afishuar ndonjë megadosje penale e aq më pak të çuar në gjykatë, për aktorë kryesorë (peshq të mëdhenj) nga ajo që quhet me pexhorativitet “Rilindje”. Tani i nderuar zoti @Joel Shkodra, e bën dot krahasimin? Apo je i njëanshëm, që mos të them, se je me sy të verbuar nga militantizmi? Po qe kjo e fundit, më vjen keq që harxhova ca kohë të vlefshme nga kjo e imja!

      1. joel shkodra says:

        Ke harxhuar kohe kot nga jeta jote e çmuar sepse te gjitha ato qe shkruan jane te verteta por ka 8 vjet qe kjo qeveri nuk i ka denuar. Apo do te thuash edhe ti si E. Rama kur i behen keto pyetje: “Nuk jam une prokurori”. Bile, mund te konkludosh se prandaj nuk ngrihen gjykatat e larta vetem qe mos te denohen ata qe thua ti dhe ca te tjere qe mund t’i kishe permendur ti edhe nga krahu tjeter.

  3. Xhejms says:

    Shendet, gezo pensiojin, z.Cupi! Me respekt.

  4. Velo says:

    Edhe kur tregohet e vërtetë dhe e sinqertë e shkreta, prapë e kritikojnë. Kjo është ajo, çfarë doni ju, të hiqet sikur është zonjë? Nuk është, me zor të bëhet zonjë? Ndjehet më rehat rrugaçe dhe i pëlqen të të englediset me mesazhe dashurie në parlament. Pse i bini në qafë, lereni rehat.

  5. Shqiptar says:

    Ka njè disproporcion tè frikshèm tè eksponentève tè PD, mes asaj qè quhet reputacion publik dhe mènyrès sè pèrceptimit tè tyre vetè, jo vetèm tè vetvetes por edhe mènyrès sè komunikimit dhe tè tè bèrit politikè.
    “Zonja” si Grida Duma, janè njè deformim i normales nè banale, njè karastrofè pèr angazhimin e grave nè politikèn shqiptare.
    Jo, Grida Duma nuk sulmohet personalisht apo denigrohet pèr arsye tè gjinisè,,kur nuk njeh vetè, as dinjitet personal dhe as kulturè debati.
    Po tè ishte e kundèrta, qè “zonja” udhèhiqet nga morali i shèndoshè, atèherè nuk kish çfarè kèrkon nè skenèn politike shqiptare.
    Ajo èshtè njè mashtruese ordinere pèr pèrfitime financiare (shih tè kaluarèn) dhe njè simbol i degjenerimit moral si femèr.
    Frrok Çupi, nuk bèhet dot aq i vogèl, sa tè hynte nè xhepat e Edi Ramès apo kujtdoqoftè. Ai, èshtè njè nga opinionistèt e vetèm, qè meritojnè njè emèr tè tillè. Me Grida Dumèn, ai biles “u frenua” shumè dhe nuk tha ato fjalè qè mbase i ka menduar jo vetèm ai por njè shumicè absolute shqiptare.
    Grida Duma. JO FALEMINDERIT.

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Nuk ka faje frroku,kur gjen nje grua pa burre,pa vella e salianji si del per zot…
    Bravo gjeka e markajve qe i doli per zot dhe i futi nje dru frrokut pas emisionit.
    Keta siguromsat komunist te pedhit e kane mendjen te druri

  7. Kozmo says:

    E kam degjuar vazhdimisht ligjeratat e bezdiseshme te Grides. Eshte superiore kur artikulon, por nuk thote asgje dhe arsyeja perse nuk i ngjisin fjalet e saj, eshte se ajo flet me sforca, thote te kunderten e atyre qe Mendon realisht , per te kenaqur eproret e saj, sepse ajo paguhet per ato fjale qe thote. Sa me shume te nxjerri vrer nga goja, aq me shume paguhet dhe merr grada nga komandatet e saj .

  8. Lik says:

    Nuk e di kush e ka shkruar kete artikull por eshte brilant ne analizen qe u I ben debatit.Duke lene menjane Çupin, Duma perveç paraqitjes fizike, spikat per nje arrogance te tepruar dhe aspak etike per nje politikane qe duket qe do kete nje karriere te gjate ne politiken shqiptare.

  9. Titi says:

    Gazetari F.Çupi nuk ka qene dhe nuk do jete ndonjehere ne poste drejtuese ne qeveri,por a mendoni qe fjalori apo arroganca e Grides eshte e denje per nje politikane qe do jete me siguri ne te ardhmen ne poste drejtuese ne qeveri?
    Pa hyre ne jeten private te saj, megjithese jeta private eshte tregues çfare personaliteti eshte realisht nje politikan qe kerkon te hyje ne jetet tona.
    Une nuk do preferoja qe femijet e mi te kishin nje shembull te tlle frymezimi

  10. Zarathustra says:

    Keni bere mire qe fjalen “hirushe” e keni vene ne thonjeza, se perndryshe do te kishit bere nje gabim te madhe letrar dhe etik. Kjo eshte e kunderta e Hirushes, eshte shtriga plake (si shtrigani Sali Mortja), qe nuk di as te flase, as te komunikoje dhe as te pranoje mendim te kundert. Deri tani ka qene e perkedhelura (dashnorja e ISHIT – sikurse e pranon Z. Salinjani ne mesazhet drejtuar Grides), pastaj e njerit, pastaj e tjetrit, pastaj e Salinjanit dhe tani nuk dihet se e kujt mund te jete, ka mbetur vetem Gjekmarkaj, apo Kim Mehmeti.

    Nuk e kuptojme se si mund te flase kjo per moralin, per politiken e moralshme, per familjen, per gruan shqiptare – dhe modeli eshte Grida Duma! Tani mendoni per moralin e nje shoqerie, te nje populli kur moralin e ben imoralja, e papermbajtshmja per ate pune Grigja Suma!
    Perpara per fitore! (Ketu Grida u rrezua nga podiumi!)

  11. Xoni says:

    Politika ka nevoje jo vetem per femrat ne kuptimin e bukurise fizike, por per tiparet e vyera te nje femre si nene si moter a si grua.Vulgariteti dhe egersia qe paraqet Grida eshte me shumice ne politiken shqiptare.

  12. Na mbyten budallenjt says:

    Keto lloj debatesh kane 30 vjet qe bejne dhe keto debate pelqehen nga injorantet turkoshake…
    Ky popull eshte politizuar ne menyre aq te piste sa nuk ka per te ndryshuar…
    Filloi qe me halen komuniste sali dhe vazhduan te gjithe si ai kriminel,se ndryshe do perfundoje jashte politike ose me keq…

  13. andi says:

    Nje pyetje – cfare ka arritur Dumja ne karrieren e saj? Pse eshte nje person qe duhet mbeshtetur / votuar? Pse eshte goce e bukur (as e bukur nuk eshte)? Per ca kohe ishte zevendese e M. Bregut. E vetmja gje per te cilen mbahet mend ne M. Integrimit ishte per sherret e vazhdueshme me ministren. Pastaj arritja tjeter ishte humbja me “sukses te papare” per Bashkine Durres. Edhe nje humbese tjeter ne rradhet e PD qe perdor vetem nje retorike agresive per te dale ne pah. Asnje argument, asnje propozim. Vetem fjale ne ere. Vulgare ne gjithe qenien e saj. Nese e krahason me Jorida Tabakun jane shume larg, si per nga qytetaria dhe nga inteligjenca dhe nga problemet qe ngre. Tabaku ben propozime, ben hulumtime, eshte logjike ne ate qe thote. Shume me poshte eshte duma. Per fat te keq ne PD vleresohet modeli i pa afte!

  14. kundra tufës says:

    Grida meqë turma është kundër teje unë jam me ty!

  15. kundra tufës says:

    Grida meqë turma është kundër teje unë jam me ty! !!

  16. Gradishta says:

    Kjo Grida deri tash ka ça në politikë vetëm me ducin,tash qe dhe ducin e ka bo zgafellë e s’ja pjerdh njeri,me përjashtim të çunit të shegës prej dushari, saljusi, nuk ka faj ,prej specieve që shikojnë deri tek Maja e hundës së tyre,gjithçka mund të presësh,mëshiroji zot,për këta e sojin e tyre shqupisto lesist gjaku i shqiptarve është parfum që kënaq ndjesite e tyre epshore,mëshiroji e na ruaj o zot nga specie të tilla.

  17. Atdhetar says:

    SAKTE DHE KIRURGJIKALE!

  18. xoni says:

    Pena e Frrok Cupit eshte argumenti me i forte per kedo qe do te donte te minimizonte qofte edhe per nje sekond te vetem nivelin e tij si gazetar pikant, i mprehte dhe popullor. Grida Duma mundohet te bej rolin e akademikes brilante qe te vije ne nivelin e Cupit, por duke qene se nuk ngrihet dot pertej nivelit te dipllomave alla Kristal fillon pastaj me lojra aktoriale teper amatoreske qe ta cvendose debatin ne nje nivel tjeter
    gje qe demonstrone haptasi paaftesine e saj per tu perballur me akademik te vertete. Nuk jam dakord me emertimin e ‘hirushes’ . Black Widow do ishte me me vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje