Edi Rama në 96-n nga Parisi: Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë. Në Tiranë ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi

3 Dhjetor 2020, 11:08Kulturë TEMA

Edi Rama ka qenë një artist jo si gjithë të tjerët.

Ja çfarë thotë ai në një intervistë të 1996, kur jetonte në Paris, ndërsa kishte hapur një ekspozitë me punimet e tij.

“Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë, ku ujët e përplas me forcë andej-këndej. Aty pikat e referimit janë me përplasje dhe jo organike me filozofinë time krijuese. Në Tiranë nuk gjej një atmosferë të vërtetë shoqërore. Përgjithësisht atje ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi, që del prej asaj llave shkatërruese të injorancës”, thotë ai.

Ekspozita juaj cilësohet “betejat e mia”, çka e nxit vizitorin të gjendet simbolikisht në një atmosferë ndeshjeje, ndoshta midis artistit dhe pushteteve. Aq më tepër kur në tablotë tuaja gjen jehonë beteja mesjetare. Përse “betejat e mia”?

Edi Rama: Në fakt ky është një titull i vënë nga një miku im i afërt, një historian arti, Gjy Cogeval. Dikur, në Shqipëria kam shkruar se “fjala është lufta, ndërsa piktura është lutja ime”. Pra me fjalë përpiqem të imponoj idetë e mia në shoqërinë ku jetoj ndërsa me pikturën unë mundohem të njoh vetveten, të kuptoj se ç’ndodh brenda meje. Realisht, jam frymëzuar për këtë seri tablosh nga “tri betejat” (tablo) të Paulo Ucelos, njëra prej të cilave ndodhet në Luvër dhe dy të tjerat në “National Galery” në Londër dhe në Uilsi të Firences. Ikonografia e Ucelos ishte pikë referimi për mua. Ajo shfaqet më dukshëm në detajet e përdorura, në përkrenaret, mburojat, heshtat etj. Starti i kësaj pune ishte një kombinim i dy kohëve duke bërë evident kamuflazhin ushtarak që ekziston në ditët tona, për maskimin e trupave.

Bëhet vallë fjalë për individin dhe pushtetin?

Jo, kjo nuk më intereson në veprat e mia. Ajo çka më intereson është ana figurative, kamuflazhi është i përditshëm në jetën tonë, çka e gjen çdo natë në lajmet televizive. Duke u përdorur në vend të kornizës për tablotë e mia ai i një perde që hapet dhe ku ti hyn në atmosferë dhe ku mesjeta vjen gjer tek ne. Kjo kornizë “ushtarake” që jeton pavarësisht e njëkohësisht e lidhur me tablonë, më intrigon plastikisht dhe besoj se do më ndjekë akoma për një kohë të gjatë.

Pra gjithçka është një asosacion, ndjesi figurative dhe jo një mesazh i drejtpërdrejtë?

Unë mendoj se në krijimtarinë dhe artin e sotëm kontemporan, pikënisje nuk mund të jetë diçka që thuhet me fjalë. Gjatë procesit krijues të shfaqen shenja dhe sinjale të kohës dhe jetës në përgjithësi. Unë jam i vëmendshëm ndaj mënyrës së shfaqjeve të këtyre shenjave, njëlloj sikur të isha para hartës së metrosë dhe të kërkoja të më shfaqeshin dritëzat e një rruge. Një sinjal i tillë që më shfaqet më jep mundësinë ta ndjek, ta zhvilloj. Kjo mund të jetë shpeshherë edhe referencë në punët e të tjerëve, siç më ka ndodhur p.sh me tablotë e Ucelos, apo më parë me Juan Gris, Klee, Duchamp, Bacon etj.

Në tablotë e ekspozitës suaj, tani së fundi ndihet një lloj densiteti brenda tablove…

Kjo ndoshta është subjektive. Secili sheh dhe percepton në mënyrën e vet. Ajo çka më bën përshtypje mua (p.sh. betejat mesjetare, kaskat, përkrenaret), nuk u bën përshtypje piktorëve të tjerë. Te kaskat e Ucelos, unë pashë diçka të verbër që ka në vetvete lufta.

Në pikturën tuaj të tanishme, siç e vuri në dukje dhe kritiku francez Denis Picard, – ka dhe një element tjetër që nuk është në pikturën e Ucelos, një element erotizmi dhe seksualiteti që lidhet në mënyrë të çuditshme me luftën. Do doja të dija se si keni punuar për të arritur në fazën përfundimtare të krijimit?

Fillimisht, mblodha nëpër rrugët e Parisit kartonë ambalazhi, çka mund të duket si diçka absurde. Ishte kjo një nisje psikologjike dhe e rëndësishme për mua, pikërisht me atë karton të hedhur të konsumit të përditshëm, të cilin e pata përdorur edhe në Tiranë dy vjet më parë. Letrën, një letër speciale dhe të rëndë, e zhubravis dhe të grisur e fus në ujë. Pastaj e ngjis nëpër kartonë. Ndjek kështu vizat kuturu të letrave të ngjitura, duke krijuar figuracione që gjithsesi mbeten të lidhur me obsesionin tim për Ucelon. Figura ka pra një ambiguitet në përmbajtje dhe në interpretim. Gjithçka është dhe zhvillohet në dialog midis tablosë dhe meje. Pra nuk është një studim që unë e kam parë në kokë, nuk është diçka e paramenduar. Për mua, ka një lidhje shumë tërheqëse midis pikturës së Ucelos dhe pikturës metafizike italiane, asaj të De Chirico, Kara, Sironi etj. Megjithatë ka diçka shumë të fortë që më lidh sot me piktorët si Picabia dhe Marx Ernest. Pra referimi i një fundi për këto krijime ishin këto burime. Kjo ndryshon me punimet e mia të mëparshme ku siç e thashë më lart isha i frymëzuar nga autorë të tjerë të mëdhenj. Tani më pëlqen surealizmi i tipit të Ernest, pra një surealizëm më plastik e figurativ.

Në hyrje të sallës së ekspozitës është një cikël prej gjashtë punimesh të vogla në të cilat duket në kombinime të ndryshme Shën Mëria me Krishtin. Një element që kthehet në një detaj të vazhdueshëm në tablotë e mëdha.

Është e vërtetë që ky element është i kudopranishëm. E kisha parë atë në ndërtimet arkitektonike të shek. 18, p.sh. Edhe në Notredame apo në një obelisk në parkun e tij, ku shfaqet ky element, dhe ku kombinimi i figurës me dritën e qiellit, dritëhijet e bëjnë atë të plotë. Është një element shumë sintetik, mjaft i gjetur, ku gërshetohet mistikja me universalen. Pra pikënisja për mua, siç ju thashë është gjithnjë figurative. Kur kjo ka ekspresion vetëzhvillohet.

Po si e konsideron ciklin e gjashtë të punimeve të vogla, në raport me tablotë e mëdha?

Krijimi i tyre ndodhi në një moment krize. Kur krijon një moment të tillë, ti gjithnjë dyshon në artin tënd. Pra në fillim dyshova, pastaj vazhdova të bëja kombinacione të ndryshme dhe kjo gjë u zhvillua më tej. E rëndësishme është dialogu që zhvillon me punën tënde, “beteja” që zhvillohet brenda teje. Për këdo është e rëndësishme kjo përpjekje që bëhet gjatë procesit krijues.

Lidhur me ngjyrat, në këtë ekspozitë të bën përshtypje koloriti i pasur, ku mbizotërojnë e kuqja, e kuqja, e zeza etj. Janë këto ngjyra që preferoni?

Ndjej një diferencë shumë të madhe. Që kur kam filluar të dal jashtë, kam arritur të materializoj diçka me krijimtarinë time. P.sh. me qëndrimet e mia relativisht të gjata në Berlin, Londër dhe tashmë në Paris, ku kam mundur të monologoj me veten time. Lidhja ime me pikat e referimit të artit shqiptar nuk është e fortë. Në Shqipëri kam patur në fakt pak momente të përqendrohem (e vështirë të përqendrohesh në një atmosferë aq mbytëse, dhe ku më mbetet më shumë të shkruaj se sa të pikturoj). Nga ato momente unë kam disa punë që më duken se janë violente dhe disi arkaike. Atje sikur kam më tepër një shqetësim të sëmurë ndërsa këtu ndihem i çliruar. Aq më tepër kur kam pika të shumta referimi me historinë e pikturës dhe ku ndihem i integruar në një traditë të jashtëzakonshme, edhe pse mund ta gjej veten shumë mikroskopik në këtë dekor. Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë, ku ujët e përplas me forcë andej-këndej. Aty pikat e referimit janë me përplasje dhe jo organike me filozofinë time krijuese.

Por a nuk ju duket se arti i sotëm figurativ edhe këtu në Perëndim po kalon një krizë. Tashmë nuk ka figura si Pikaso, Shagalli, Kandisky etj. Ashtu siç nuk ka Sartër, Kamy, Elyar etj.

Tashmë nuk është më koha e yjeve.  Konstelacionet janë krijuar. Sot është koha e riciklimit të vlerave. Ata që u shfaqën më parë erdhën me privilegjin për të hapur shtigje dhe dritare të reja në art. Periudha postmoderne është një periudhë boshllëku dhe anonimiteti, ku arti ka një pozicion tjetër. Obsesioni i S. Resë ka shkuar gjer në histeri. Megjithatë Bekoni që vdiq para dy vitesh ishte ndër më të mëdhenjtë që ju përmendët.

A do ta hapni këtë ekspozitë dhe në Tiranë?

Jo, sepse në Tiranë nuk gjej një atmosferë të vërtetë shoqërore. Përgjithësisht atje ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi, që del prej asaj llave shkatërruese të injorancës. Kështu të mbetet tua tregosh vetëm miqve të tu në studion a dhomën e thjeshtë. Ajo që është e rëndësishme është hapësira profesionale dhe këtë hapësirë nuk e gjen as në “Galerinë Kombëtare të Arteve” dhe as në konceptet e zyrtarëve që drejtojnë kulturën, deri tek vetë Ministri i Kulturës. Do të dëshiroja të ekspozoja me studentët e mi të Akademisë së Arteve nëse do të gjendej një hapësirë alternative, qoftë edhe po të ekspozonim në rrugë. Ata janë një grup plot dëshira dhe shpresa për të “ndryshuar botën”.

Mbrëmje vonë më “Rue Vjelle du Temple” në zemër të Parisit. Në Galerinë “Guy Crete” piktori Edi Rama ka hapur këto ditë ekspozitën e parë të tij personale. Një galeri profesionale që ka lançuar një mori piktorësh të rinj francezë. Plot dashamirës e kritikë arti e mbushën për tri net radhazi atë sallë, e cila do të qëndrojë hapur gjer në fund të Prillit. Përballë tyre një botë me ngjyra të ndezura “bota e sinjaleve” të një piktori nga Shqipëria. Janë tablo që kanë një pikënisje dhe të njëjtën atmosferë, që zhvillohen e variojnë mes tyre duke ruajtur të njëjtin stil, ngjyrë, tematikë e refleksion.

 Aty këtu, përmes detajesh, të shfaqen imazhe të kohës mesjetare, të cilat gërshetohen me të sotmen, shkrihen mes tyre për të ngjizur atë që kërkon çdo artist në veprën e tij, universalitetin, një universale që përthyhet pastaj në prizmin shpirtëror të çdo vizitori. “Në Shqipëri – shkruan ai në letrën – parathënie të prezantimit të kësaj ekspozite, unë nuk u bëra piktor rastësisht, por nga nevoja. Unë u linda dhe u rrita në një vend ku e panjohura nuk ekzistonte, kur ajo ishte e ndaluar, dhe ku çdo emocion, pyetje pa përgjigje, madje çdo gjurmë personale kërcënohej me vdekje. Shpejt e kuptova se po të doja të mbetesha njerëzor, duhej të deshifroja sinjalet e rralla të jetës, të asaj jete që arrinte të kapërcente perden e hekurt dhe t’i shpëtonte masakrës. 

Aventura ime krijuese nisi kur unë tentova t’i hapja një hapësirë fare të vogël lirisë sime, për të ditur më shumë nga bota, për të njohur thellësinë dhe dimensionet e saj, si dhe lidhjet e mia me të tjerët. Por edhe i lirë,  kështu vazhdon të jetë…”. Me sa duket, hapësirat e piktorit vazhdojnë të jenë të cunguara, ndoshta ende plot mjegull që rëndon edhe sot në vendin shkëmbor. Në itinerar artisti, i cili nga Shqipëria nisi udhëtimin e tij për t’u takuar me botën e qytetëruar dhe traditën e pikturës evropiane. 

Një qëndrim disa muajsh në Berlin, një tjetër në Londër, tashmë në Paris. Vjeshtën e kaluar ai ekspozoi në galerinë “Niki Maraquardt” një galeri me emër në “Place de Vozges”, ngjitur me shtëpinë ku dikur kishte banuar Viktor Hygoi. Një ekspozitë e piktorëve evropiane dedikuar muzeut të ri të Sarajevës nëpër gjurmët e luftës, udhëve të mërgimit, e ku punimi i tij quhej: “Nënë, kur të rritem do të bëhem refugjat”. Tek ky piktor të ngjan se gjërat shpërthejnë në pikëtakime të çastit, ku pas një dialogu artist-vepër, ai arrin të na thotë diçka sa personale aq edhe universale. 

“Unë nuk pikturoj për të rigjetur shprehjen e vetvetes në veprat e mia, thotë ai, për më tepër për të përfituar efektet që ato kanë mbi mua. Nuk është liria që më mëson pikturën, por është piktura që më mëson se ç’është liria”. Në mbrëmjen e vonët, në atë rrugë ku gjendet edhe galeria e njohur ku për 30 vjet me radhë ekspozoi piktori i madh me origjinë shqiptare Abedin Dino, takohem me galeristin Guy Crete. Në kontaktin e parë në studion e piktorit shqiptar në “Cite des arts”, unë mbeta i befasuar dhe menjëherë më lindi dëshira për ta prezantuar këtë autor si një surprizë që vinte nga larg. 

“Po, ç’kishte në vetvete piktura e tij, e pyes galeristin”. “Nisur nga tradita e madhe e pikturës, më thotë ai, ky piktor ka ditur të asimilojë forcën e historisë së piktorëve të njohur dhe të përkthejë atë në një formë kontemporane, përmes ngjyrave, formave të forta e të plota, duke dhënë me forcë jehonë luftarake të piktorëve të betejave”. “Bota e sinjaleve” … Për të sinjalet janë të rëndësishme, janë si yjet që ndriçojnë udhëtarët netëve të errëta. Eh, ja pse ne donim ta pyesnim atë për këtë botë “sinjalesh”.

Luan Rama, Paris

22 komente në “Edi Rama në 96-n nga Parisi: Në Shqipëri, ndihem si një trung i cunguar, i hedhur në një lumë. Në Tiranë ndjen veç urrejtje, moskuptim dhe xhelozi”

  1. Sa mirë bërë që u ktheve!
    I shpëtove shqiptarët nga injoranca dhe mediokriteti.
    Të bësh hair me piktura në Evropë nuk është kaq kollaj.
    Më mirë bëju mendjen pordhë shqiptarve se janë veçse një hap nga integrimi europjan.
    Edhe ti nuk dole gjë.
    Mbas Sali debilit që është fandaksur dixhitalisht, Nanos që është fryrë si kacek nga sufllaqet e Greqisë dhe Likes që po kërkon të vrasi veten sipër tankut, gjysëm Aliende e gjysëm Vojo Kushi, do vijë edhe radha jote të biesh nga fiku.
    Atëhere ke për ti njohur mirë gjithë dishepujt e tu.

  2. tropoja says:

    artisti i marres piktor i deshtur nuk ka shit kurr nji piktur,artist tuj dal cullak me loz ndor neper france,ky anadollak artist eunuk,xhahili surrelit

    1. TAFIL TERFILI says:

      po te flasesh shqip o tropoja …edhe mund te te kuptojme

    2. Z says:

      Nuk ka nevoje te mbrosh Ramen! Lexo komentin e “tropoja” dhe do ta kuptosh qe, injoranca e Sali-zinjve na ka zene per fyti dhe nuk na leshon! Shqiptare nga Tropoja gjysem analfabete!

    3. aleko says:

      Pikturen e kuptojne dhe e shohin ata qe marrin vesh nga ajo..deri sa hap ekspozita ne vende si Franca dhe ka mjafte interes per ti vizituar domethene qe eshte nje piktor me nivel artistik.nderkohe qe ketu ne shqiperi , shqiporit ate qe dine te shprehin me mire eshte urrejtja per cdo gje, edhe per ate qe se kane haberin…Pune geni ndoshta po ky eshte fakti qe ka mberthyer shumicen dermuse te shqipetreve..

  3. Ideali says:

    Reklame per nje te cmendur. !984 pavioni %. Po pse o Luan lepiresi tani ne Tiranen qe ka 23 vite qe e drejton Rama nuk ka me urrejtje. Po c njerez jeni mo. Sa te ceket jeni mo. Po s keni tru te mendoni mo. Trurin jua komandon paraja, mo.Turp e permbi turp.Dime edhe te tjera ne, per te edhe per ty.Kalamaqer te rritur ne preher te diktatures me te eger qe ka pare Europa. Po kallai do t u bjere nje dite, si ty, si atij.

  4. WHAT A FUCK says:

    qe je i kompleksuar, e ke te shkruan akoma ne balle…je i vetmi KM qe jo vetem shan, ironizon madje edhe urren popullin tend…
    e ke treguar ne disa raste, i fundit me deklaraten qe: ” EDHE QEVERIA GJERMANE PO TE VIJE NUK CA TE BEJE ME SHUME NE SHQIPERI”…po o zoteri ka cfare te beje, pike se pari te mos-vjedhi me PPP, se dyti te krijoje kushte per investime te huaja, te mos ju thyhen brinjet INVESTITOREVE TE HUAJ…te rrisi nivelin ekonomik me investime serioze, te rrisi nivelin e pagave, te ndertohet sistemi i te drejtesise …
    110 milion euro ja fale ti BEGETIT dhe po ja le ne kuriiz shqiptarve pasi shkaterrove nje biznes me mijera punetore te mirepaguar dhe nxore ne rruge mijera familje…verioret i etiketon me perbuzje si “Alpin” dhe pa pike fetyre tallesh me fshatare te gjore gjoja sikur po jua jep ti tapite dhe jo ligji…kam pasur shume besim se do besh ndryshe por po tregon se je nje deshtak dhe faturen ja le popullit..vetem per faktin qe ke 7 vjet qe nuk ben as 1 cm perpara ne integrimin Europian, kur e kerkon 95% e popullit shqiptar nuk di si ke fetyre dhe kerkon mandat te 3-te…per kga zullumet mund te krahasohesh vetem me Haxhi Qamilin…

    1. WEB says:

      Të drejtën tha,fundi i fundit laj thaj po këta jemi

  5. Cufi says:

    Merre vicidolin e shpellave te dhive s’bashku me sheqere Karaxhixhin qe te sjell knaqesin ti qe ke mesuar anglish Wat A Fuck

  6. Luli says:

    Shqipetaret as e kuptojne artin dhe as nuk dota kuptojne, ( e quajne zhgaravina) duke filluar nga Sali Berisha, injoranti i artit
    Prandaj ne komentet tuaja qe shkruani do te kete injorance dhe percmim per pikturen dhe per artin ,sepse cdo gje e lidhni me politiken qe ju a ka mbushur koken boshe qe keni. Ju jetoni vetem per te ngrene Buke,per te bere vetem seks dhe per te bere llogje gjithe diten duke mare neper goje gjithe Boten, dembela qe nuk doni te punoni dhe te krijoni,por doni te rini neper kafe me nje kafe dhe te beni thshatheme
    Keta jeni ju!, Shume pake ne Shqiperi e kuptojne Boten se si funksionon dhe realisht

  7. Pokeristi says:

    Lexoni me vemendje kete interviste te Edi Rames,per te kuptuar sa larg e lart eshte Edi nga ay “mesuesi” i vizarimt,nga ay “piktori i deshtuar”,qe shajne e ndotin pseudo politikanet,pseudo demokratet.
    Kjo eshte diferenca ne kulture e Edit me te tjeret,
    difernce qe ngjall inferioritet,xhelozi.

    1. Koli says:

      A e justifikon Rama pasurine qe ka?????Rri o pokerist se Rama eshte hajdut njelloj si Berisha Meta Nano e Basha.Nje kallep jane ata muter.

  8. Iliria e bashkuar says:

    Kush e ka bere kete artikull ? Ku pyet Franca per nje artist si I gjati mendjemadh dhe i etur per pushtet.

  9. ?????? says:

    Ky eshte i pa afte edhe hajdut cfar mute artisti eshte ky…

    PS
    PD
    LSI. Jane parti fitimprurese hajduta skandaloze edhe te poshter te gjith te pa afte per te drejtuar shtetin Shqiptare….??????????????

  10. Juli says:

    O Edi akoma ka injorantë këtu,që nuk dinë as të shkruajnë !!!!! Ke ne ska pyll se i prenë,por ama ka SHUMË DERRA.

  11. Carapuli says:

    Jepini mall te mire Edverit se e moret ne qafe. Mos ja perzieni. Ka filluar te kujtohet qe eshte trung, kungull, pedush, pabyths, …po I kthehet memoria. Jepini te kuqe ne tas, se e hengrem keshtu. Tek kartela e Edvin/Edverit shkruhet : Pesha netto e trurit pa koqet 0.001mg; Me koqe 0.0005mg. Dhe Agaçi ja perzjen perseri dozen!?? Mos Engjell te vrafte zoti ne klozet !!

  12. Tironci says:

    Ti o hajdut, po ta them me plot gojen qe ja dole mbane, bere pasuri, duke bere jo vetem korrupsion e duke vjedhur Shqiptaret, por edhe duke u shkerdhyer me serbin, grekun e turkun. Tani Shqiptaret e kuptuan dhe sigurisht qe do te fusin gishtin, apo me mire ta themi se do mundohen ta bejne se per vete nga ty, kane ngrene gjithe krahun, qe kur ti i mashtrove dhe ata te dhane voten qe kerkove qe te qeverisesh i vetem, dhe sebashku me ate kopilin e Ahmadinexhatid, pra erjonin e fiqve qe thoshte se nuk do hedh asnje pike beton, por e verteta doli ndryshe. Cfare do ndodhi?, ti sdo fitosh me dhe mbas zgjdhjeve do ja mbathesh se bashku kopilat si puna e kopilit te Ahmadinexhatid ne ndonje ishull privat dhe do kalosh jeten tende ne lumturi. Dhe shqiptartet dihet se kush jane, dihet se si e hengren nga enveri dhe cfare ndodhi, asgje. Kjo do ndodh edhe me ty. Asgje.

  13. *** says:

    Me ne fund u sqarua edhe prejardhja e parave qe kane ndertuar bunkarin e Surrelit. Pikturat e ekspozites u shiten te gjitha e Edushka beri miliona euro me kete ekspozite shkarravinash. Pervec te tjerave ka shitur edhe gjysmen e kartonave qe mblidhte gjoja per te bere “kartuçin” , pra edhe 5 milion euro te tjera nga shitja e kartonave. Pastaj filluan PPPte dhe Edushka nuk kishte nevoje te mblidhte kartona. Le qe ketu nuk te linte Besim dy lekshi t’i mblidhje kartonat e rruges.

  14. *** says:

    Me ne fund u sqarua edhe prejardhja e parave qe kane ndertuar bunkarin e Surrelit. Pikturat e ekspozites u shiten te gjitha e Edushka beri miliona euro me kete ekspozite shkarravinash. Pervec te tjerave ka shitur edhe gjysmen e kartonave qe mblidhte gjoja per te bere “kartuçin” , pra edhe 5 milion euro te tjera nga shitja e kartonave. Pastaj filluan PPPte dhe Edushka nuk kishte nevoje te mblidhte kartona. Le qe ketu nuk te linte Besim dy lekshi t’i mblidhje kartonat e rruges..

  15. rexha 10 says:

    ME VJENE SHUME KEQE zotiKRYEMINISTER.
    I VETMI NDRYSHIM DO ISHTE :VETEM SE DO TE SHPETOJE DISA JETE TE HUMBURA QE NUKE JANE ME KURRE,SEPSE NGA GJENDJA EKONOMIKE I KE PASE RASTET TE GJITHA PER TE NDRYSHUAR SISTEMIN E VJEDHJEVE. PRANDAJE MOSE U HIQE AQE I LARE.KJO DUKE DITUR SE EDHE GRUAN E KE SHUME TESHKATHET PER TU MARRE ME BIZNESE.PYETE ME MIRE PERFAQESUSIT E BANKES AMERIKANE NE SHQIPRI.THUAJ NJE GJE ,DHE NUKE U BE NGA ANA JOTE.

  16. rexha 10 says:

    ME VJENE SHUME KEQE zotiKRYEMINISTER.
    I VETMI NDRYSHIM DO ISHTE :VETEM SE DO TE SHPETOJE DISA JETE TE HUMBURA QE NUKE JANE ME KURRE,SEPSE NGA GJENDJA EKONOMIKE I KE PASE RASTET TE GJITHA PER TE NDRYSHUAR SISTEMIN E VJEDHJEVE. PRANDAJE MOSE U HIQE AQE I LARE.KJO DUKE DITUR SE EDHE GRUAN E KE SHUME TESHKATHET PER TU MARRE ME BIZNESE.PYETE ME MIRE PERFAQESUSIT E BANKES AMERIKANE NE SHQIPRI.THUAJ NJE GJE ,DHE NUKE U BE NGA ANA JOTE. DESHTIMI NUKE KA FAJTORE,SEPSE SE MERRE KUSHE PER SIPER.

  17. ......sa te kete ulurima kafsherore nga xhamite ... says:

    …aq me e veshture ngelet integrimi ne boten e qyteteruar, ecen neper tirane dhe degjon kafshet qe ne mengjez e deri ne darke qe felliqin qytetin me ulurima islame a thua se je ne turqi .pisaaaaaaaa ndyresiraaaaaaa qe jeni pengese e zhvillimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje