Shpërthimi i Grida Dumës si shenjë nervozizmi në kampin opozitar

3 Dhjetor 2020, 12:40Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Të martën në mbrëmje, në programin Open të Eni Vasilit, sytë na panë një debat si mosozot. Gaboi Grida Duma, gaboi Frrok Çupi, gaboi Agron Gjekmarkaj.

Por le t’i marrim gjërat sipas radhës. E para ishte Grida Duma, e cila e filloi fjalën duke e identifikuar Frrok Çupin si “ky individi përballë”. Ishte një mënyrë përbuzëse të foluri. Ishte një ftesë për t’u kacafytur. Dhe e gjitha pa asnjë arsye. Dukej sikur Grida kishte shkuar në Open bash për të zhvleftësuar “individin përballë”. Për asgjë tjetër. Pas kësaj, mori atë që kishte llogaritur të merrte. Dhe kështu gjeti shkak për të hedhur në drejtim të Çupit terma të tjerë, si “këllirë”, “llum” etj. Personalisht, u kapa në befasi. Nuk e kisha përfytyruar asnjëherë Gridën në atë rol. Ajo ka qenë prore e qetë, elegante, e hijshme. Madje, më ka bërë për vete me aftësinë për të absorbuar goditjet, të shumtat e të cilave kanë qenë të padrejta, të pandershme e të liga. E kanë marrë nishan si grua, si femër. Të njëjtën gjë bëri edhe Frroku atë natë. Por do të kthehem më pas, kur ta dojë kronologjia e këtij rrëfimi, tek ky i fundit.

Unë e kam një shpjegim pse Grida u soll në atë mënyrë. Shpërthimi i saj është tregues i një nervozizmi në kampin opozitar, të cilin miqtë e saj e kanë demonstruar me kohë. U bë shumë kohë që janë jashtë zyrave të shtetit, dhe i ka kapur frika se mund të mbeten në krahun “e gabuar” të parlamentit edhe për të paktën katër vjet të tjera. I ka gënjyer mendja se, sido që të shkojnë gjërat, në krye të tetëve viteve do të kryhet vetvetiu rokada në pushtet, siç ka ndodhur gjithë këto kohë në Shqipërinë postkomuniste. Mirëpo, duket se kanë bërë zbulimin e madh që u përplaset në fytyrë në formën e një frustrimi: Nuk e kanë të lehtë ta mundin Edi Ramën, pavarësisht mosarritjeve e dështimeve të këtij të fundit, mes të cilave bie në sy “jo”-ja e BE-së që na erdhi ditë më parë nëpërmjet gojës së Merkelit. Jo më kot e përmenda termin e huaj “frustrim”.

Është termi i duhur, që shpjegon gjithçka. Sipas fjalorit online të Oxfordit, “frustrimi” (frustration) është një “parehatí që dikujt i vjen prej ndjesisë a vetëdijes se ai është i paaftë për të arritur një objektiv”. Ata kanë zbuluar pra, se do të humbin zgjedhjet dhe se faji për këtë është i tyre. I askujt tjetër. Madje, as Rama nuk u ka ndonjë faj, sido që atë e vizatojnë me ngjyrat më të zeza të mundshme, e bëjnë diktator, monstër, gjënë më të keqe që mund t’u ketë rënë në hise shqiptarëve etj., etj. Është një mënyrë për të vrarë frustrimin, duke e transferuar fajin te të tjerët. Kur Rama nuk u mjafton, u vërsulen edhe “njerëzve të Ramës”, te të cilët përfshijnë fare kollaj të gjithë ata që nuk e fshehin se e dinë tanimë burimin e frustrimit të tyre, që është – ma ka qejfi ta përsëris – pafuqia e tyre për të mundur Edi Ramën, që në thelb është pafuqi e tyre për t’iu imponuar shoqërisë shqiptare me ide, zotësi, moral, fytyra të pëlqyeshme, apo ku di unë çfarë duhet tjetër për këtë qëllim.

Duhet thënë se një pjesë syresh e besojnë vërtet që Rama e mbështetësit e tij janë djalli vetë. Kanë krijuar një botë politike manikeiste, në të cilën përballë janë forcat e së keqes e forcat e së mirës. U duket e pabesueshme, poshtërsisht e pabesueshme, se si të tjerët nuk arrijnë të vënë re që forcat e së mirës janë ata vetë, dhe se forcat e së keqes janë Edi Rama e Co. U ngjan se shumica e shqiptarëve, duke mos i besuar, apo duke mos i votuar, po u hyjnë në hak, nuk po u japin atë që ata e meritojnë, e nuk po arrijnë të shquajnë te ta mbrojtësit e demokracisë (!!!), luftëtarët kundër korrupsionit (!!!), dashnorët e votës së lirë (!!!) etj., etj. E prandaj, bëhen nervozë, harbutë, mujsharë, gojëprishur sapo shohin dikë që guxon t’u thotë në sy, se ata janë thjesht njëra prej të këqijave.

Lëre pastaj kur del ndonjë si unë që u thotë se ata nuk janë gati për të ardhur në pushtet; se ata nuk kanë treguar në asnjë rast se kanë mësuar diçka nga historia e tyre e mbushur me vjedhje, plaçkitje, dhunë, krime, vrasje; se ata janë gjithashtu një e keqe e madhe, në mos më e madhe, dhe se prandaj këtë herë do bënim mirë të mos e respektonim atë “rregullin e artë” të famshëm dhe të pashkruar, të cilin e mbrojnë si të tillë, si rregull të artë pra, veç dështakët në politikë. Është fjala për “rregullin”, sipas së cilit një parti nuk mund të marrë një mandat të tretë radhazi për të drejtuar vendin. Ky “rregull”, që ka dalë nga praktika jonë politike prej vitit 1990 e tëhu, duhet shkelur këtë herë, në mënyrë që asnjë të mos rrijë me mendjen se në Shqipëri ka rëndësi vetëm një gjë: të shpikësh marifetet e nevojshme për t’u bërë kryetar i një partie të madhe e të jesh i aftë për të mbajtur me rrena, e shumta për tetë vjet, opozitarët durimpaktë. Ja, kështu e mendoj unë këtë punë, nga pozitat e një njeriu që nuk dëshiron ta vërë veten në shërbim të ambicies së njeriut më të pavlerë të politikës shqiptare. Quhet Lulzim Basha. Ky është një opinion i imi. Mund ta kem unë një opinion të tillë, të dashur opozitarë?

Mund ta kem unë një opinion të tillë pa qenë llum e këllirë, e dashur Grida? Po? Epo shumë faleminderit, atëherë. Ju jam mirënjohës për zemërgjerësinë që po tregoni.

Grida ka mirëkuptimin tim të plotë, megjithatë, kur të tjerët e shohin në një debat televiziv, për ta zhvleftësuar, si një grua. Asnjë tjetre në jetën publike shqiptare nuk i është dashur të përballet me qëndrime maskiliste aq sa Grida Dumës. Rrallë më ka qëlluar të shoh një burrë në një studio televizive përballë saj që, në nerva e sipër, të mos i shkojë mendja për ta “demaskuar” si grua. Është një qëndrim absolutisht mizogjinik. Burrat shqiptarë nuk janë mësuar t’i mveshin një gruaje zgjuarsi e mençuri. Aq më pak një gruaje të bukur. Dhe kur janë në debat me ndonjë të tillë, titullin “grua e bukur” nuk ia hedhin si një medalje, apo si një kompliment. Përkundrazi, ia hedhin si një stigmë. I thonë “grua e bukur” për të mos i thënë “grua budallaqe”. Me shpresën se publiku i gjerë do t’i mirëkuptojë apo mbështesë. Në fakt, kjo shpresë nuk u del asnjë herë huq. Do të gjenden gjithnjë njerëz që do të japin mirëkuptim e mbështetje për mizogjinët.

Për sa i takon Frrokut, ai m’u duk parmbrëmë nën agresionin e pakuptimtë të Gridës. Por krejt papritur Frroku bëri më të kollajtën përballë një gruaje. I vuri në dukje që ishte grua. Dhe ky ishte momenti kur ai e humbi atë debat, edhe pse Grida i lëshoi mbi kurriz një batare fyerjesh. Ne duhet të gjejmë fuqinë për të rënë dakord se çfarëdo që të thotë një grua në një debat, qëndrimet mizogjinike nuk janë përgjigja që duhet t’i jepet. Me të bërë këtë zgjedhje, burri ka zgjedhur humbjen. Për mua, Frrok Çupi e humbi atë debat pikërisht sepse bëri macho-n. Pa bërë atë zgjedhje, e humbura do ishte Grida. Tok me Agron Gjekmarkajn, i cili e mbrojti Gridën në mënyrën më të gabuar të përfytyrueshme. “Duhet ta respektosh gruan, sepse ti je prej vendit ku ka lindur Kanuni,” i tha ai Frrokut, mes të tjerash. La të kuptohet se Kanuni i Lekë Dukagjinit është një manual i feminizmit. Mirëpo të gjithë e dinë, përfshirë Agronin vetë, se Kanuni është libri antigrua par execellence. Në këtë pikë, është edhe më i qartë se Testamenti i Vjetër e Kurani.

“Kanuja e xen gruen si një tepricë në shpi,” thuhet në të. Doni fraza të tjera të ngjashme në Kanun? Ja disa: “Me rrahë burri gruen, nuk bjen në faj. Burri ka tagër me e rrahë gruen e vet.” “Grueja asht shakull (calikë) për me bajtë.” “Grueja ka për detyrë me i ndej burrit nën sundim.” Por natyra mizogjinike e Kanunit nuk ka pse të kërkohet në fraza të veçanta. E gjithë fryma e Kanunit është mizogjinike. Ne mund ta vlerësojmë Kanunin, por jo në rrugën ku na fton Agroni të ecim. Ai mbetet një dokument i shkëlqyer që provon se shqiptarët kanë ditur të ngrenë e organizojnë bashkëjetesën mbi rregulla që nuk kanë qenë domosdoshmërisht më barbare sesa rregullat e shoqërive të tjera të të njëjtit moment në histori, por nuk vlen për ta parë e pasur si një dokument, prej të cilit ne mund të nxjerrim norma etiko-morale që mund të na shërbejnë sot. Kanuni ka vlejtur për kohë të tjera. Për sot nuk vlen më. Pikë.

Agroni pati edhe një rrëshqitje tjetër, më fatale. Ai iu drejtua Çupit me fjalët: “Sikur Grida të kishte një vëlla, ai do ta ndreqte qejfin jashtë studios. Madje, nëse Grida ma kërkon, punën e vëllait të saj mund ta bëja unë.” Kjo ishte një – ju ftoj t’ma pranoni tautologjinë – “teprim i tepruar”. I ikën edhe çdo standardi të ulët të vendosur në debatin politik e televiziv. Teprimet me fjalët janë gjithsesi të pashijshme, janë një praktikë, prej së cilës duhet të shkëputemi, por kërcënimet për dhunë apo legjitimimi i dhunës janë një gjë e rëndë dhe e papranueshme. Janë vija e kuqe që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Post Scriptum: Ka vetëm një zgjidhje. Debateve të tillë, të organizuar si ndeshje gladiatorësh, u ka ikur koha. Nuk vlejnë më, nëse kanë vlejtur ndonjëherë. Nuk u vlejnë as atyre që marrin pjesë në to. Personalisht, ka muaj që i kam braktisur studiot e debateve televizive pikërisht për këtë arsye. Nëse ka një gjë që ia shoh vetes me qortim gjatë karrierës sime prej gazetari, kjo gjë ka të bëjë me pjesëmarrjen në to.

Moderatorët e debateve televizive kanë shumë në dorë. Ata kanë në dorë të përcaktojnë rregulla të debatit, ata kanë në dorë t’u heqin mikrofonin atyre që nuk i përfillin këto rregulla. Ata kanë në dorë edhe të mos i ftojnë në studion e tyre gojëprishurit e të dhunshmit. Programi i tyre varet veç prej tyre. Nëse ndodh një gjë, ndodh sepse duan ata. Prandaj, apeli im u drejtohet pikërisht atyre: “Hiqni dorë prej programeve që bëni, të cilat nuk i duhen askujt!” Por një apel ua drejtoj edhe atyre që kanë të njëjtin mospajtim me mënyrën se si organizohen këto programe: “Mos shkoni në ato programe televizive, të cilat suksesin e kanë ngritur mbi grindjet, kacafytjet, shpifjet, sharjet, fyerjet, dhunën!”

50 komente në “Shpërthimi i Grida Dumës si shenjë nervozizmi në kampin opozitar”

  1. Z says:

    Duket sikur Nano po e fton Griden ne krevat! O Mustafa! Koha sot sot eshte qe, nje grua te respektohet per ate qe eshte dhe perfaqson , jo sepse eshte vetem grua,nene,moter etj! Grida nuk perfaqson vetem gruan ne Shqiperi! Ajo ka marre persiper te jete zedhenese e PD te Sali kriminelit dhe pike. Une nuk kam ndonje respekt per Frrokun! Nje kameleon si Prec Zogaj apo Nik Lesi pa folur per Ndoken! Pastaj po te shkojme tek Gjekmarkaj,Zot na rruaj! Mediokriteti,servilizmi,inferioriteti,urrejtja,gjuha e tij, bashkohet me prapambetjen e kesaj race te poshter Shqiptari!

    1. Yttttt rrac e keqe says:

      Kjo Duma esht antifemer antigrua antinënë antihuman e paedukate pa pik klasi esht tipike provinciale e markuar mjaft mir per nderet qe i ka be Plakut, dhe fyen nje burr si z.Cupi qe eshte baba i saj ne moshe. Esht msuar me dashnor pleq dhe i duket edhe ai qe mund ta fyej sic ben me dashnoret..e jeni oar ci puno salianusit ne mesazhe? Kjo rrugace vec kshtu fi te sillet. Sa per bukurine esht nje breshk e shtremt me byth qe i prekin token s esht as femer. Sa per e zgjuar esht nivel budalli e palexuar e pakulturuar. Dikush n durres do thoshte: ja njifni nenen????

    2. qazim says:

      Te kam vleresuar gjithmone maturine dhe realizmin ne gjykim dhe po keshtu jam pergjithesisht dakord me menyren si e analizon ate debat. Vetem se me vjen cudi tek lexoj vleresime per GD,vleresime ne drejtim te intelektit,maturise ne perballje etj,etj. Per mua eshte komplet e kunderta. GD perfaqeson njeriun bosh,militanten e verber dhe harbute e skajshme. Ndoshta eshte nje menyre e jotja per te mos e denigruar si grua por GD eshte nga ata njerez(nuk po them femra) qe kur e sheh te debatoje te ngre nervat e thua boll me,neveri.

  2. Zhaklina says:

    Zoti Mustafa,
    ju vleresoj si analist madje shkrimet tuaja i lexoj me endje. Por te justifikosh Griden ne kete rast eshte turp per JU. Grida gaboi rende. nuk flet nje grua me ate fjalor si ordinere, nuk ma mban ti them rrugace. Grida ne fakt nuk ka piken e intelektit, thjesht lexon dhe mban mend disa rrjeshta te cilave ju referohet. Edhe ne se flet rrjedhshem kete e ka nga profesioni. Por me bindje te them qe nuk eshte e kultivuar, pale me pastaj me jkapacitet. Mbase dallon ne ato te pd, PROBLEM TJETER. Mua me ngjalli neveri dhe me vjen keq qe po harxhoj keto minuta me te. Ajo thjesht duhet shperfillur. Te lutem si i quan komunikimet ne telefon te saj me kolegut, ku qendron aftesia per te absorbuar godidjet e saj. Boll me me justifikime. Eshte grua ne moshe ajo te lutem, bej 2 gisht tualet ajo dhe e di sosur, qe eshte e bukur, flet dhe me hunde si per audience dhe kaq. Ajo nuk mund te jete modeli i femres shqiptare, dhe aq me pak perfaqesuesja e sa ne pd. I ke lexuar ato qe shkruhen per te besoj se nuk do me koment. Te pershendes, jepi vendin qe i takon. Sado gabim te kishte Frok çupi ajo duhej te permbahej se doli fare zbuluar. Sapr Agronin nuk mund te flas se me shkon koha kot, thjesht provincial i kompleksuar.

  3. xhemal says:

    une do shkoja me tutje qe keto programe jane bere jo vetem nje shembull i keq per drmokracine po rrezik edhe per sigurine publike aty thuhen genjeshtra,shahet pa teklif,shpifet ,ofendohet njeriu pa te keq ,flitet vetem pet anet negative te shoqerise.keto metoda jane perdorur nga nazistet per te rrembyer pushtetin me ane te terrorit psikollogjik.nuk e di cbejne istitucionet e mjeteve te informimit publik flene janr kethyer nje vend parazitesh e indiferentesh.keta jane me te rrezikshem se te paret apo kane frike se i akuzojne si shtypes i fjales neonaziste.reagimi i mustafait eshte shume i drejte e duhet mbeshtetur nga kushdo qe do nje vend normal e mjete informimi serioze qe u sherbejne perparimit te vendit

  4. Fatos says:

    Analize teper e sakte dhe diagnostikuese qe trushplarja kancerogene e medias po i trajton shqipetaret si qenie me deficience mendore e qe me sa duket po thellohet ajo qe nisi qe ne…44-en. Vecse ai ne qiell mund te na jape doren se keta te dheut po e rrenojne thelle e me thelle….

  5. Viktor says:

    O Mustafa kjo GD-ja nuk esht as e bukur as e zgjuar o fshatar, ku e ka bukurine ajo te buthet qe i cekin ne tok apo te kembet e tradha e te shtremta??!!! Po zgjuarsine ku ja shikon ti apo e mat me kutin tend???!!! Ju jeni te gjith aq medioker sa kur krahasoheni me njeri tjetrin ju duket njeri me i squt se tjetri…ju jeni ca mjerane ekranesh qe keni ambicien e provincialit, ti badhk me Dumen Sumen, dhe beni gjithcka te rrini aty ku jeni se kur ktheni koken mbrapa kushedi sa tmerroheni. Tung provinciale skrapari durrsi ndertimi…

  6. ali says:

    Gjykime perverse. Grida Duma grua e bukur, e kujt i hyn ne pune? Gruaja apo burri vleresohen ne rradhe te pare nga edukata, karakteri dhe serioziteti, aq me shume kur eshte nje person publik.
    Se si mund te vleresohet nje person mbi te cilen ka plot pikepyetje ne aktivitetin e saj, vetem Muci mund te na e sqaroje, apo nuk ju bejne pershtypje zoteri?
    Vetem komunikimi me mesazhe te ndyra i saj te denja per pornografi, ne sallen e kuvendit, mjafton qe ajo duhet refuzuar te pranohet ne studio televizive ku i jepet mundesia te komunikoje direkt me publikun.
    Sidoqofte Muci tregon pranim te cilesive te uleta te kesaj gruaje, dhe me kete rast duke e kritikuar gjoja ate sulmon gazetarin me pervoje, edhe pse nuk ka kurajon te flase te vertetat e zeza qe po dhunojne kete vend.

  7. Cufi says:

    O muc katundari na bane nje kurv te zgjuar,po cfare mendesh na ka nje putane qe e ka mendjen te luli

  8. Dashi says:

    Kjo Grigja suma nervozizmin e ka pjes te karakterit por mesa duket ky zotnia nuk e njef, e keni par kur perpiqet te qesh si i shndrohet fytyra ksaj “te bukures”. Bukuria shqiptare esht shum e kultivuar perpunuar esht fine o Mustafa. Ndoshta andej nga ke ardh ti kjo mund te quhet e bukur dhe e zgjuar, por je shuuum larg nivelit real. Bukuria e ksaj Sumes nuk esht as te suma se i prek token, por as te kembet qe i ka si sallom i trash. Sa per zgjuarsine kjo GD ka nje super zgjuarsi i ke lexu mesazhet me salianusin??? Shuuum e zgjuar esht se meret me 100 burra njekohesisht. Ajo esht thjesht nje bushter rrugesh qe juve meshkujve ju ka ven ne rresht.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Eni Vasili shkon ne orgazem kur “drejton” gjera te tilla.. Pyesni Fantomasin sahere qe thith ca linja para emisjonit duke pare oren qe me eshte bere si Flave Flave.. Sa per Gjekmutajn, ai kujton se eshte ne kohen e Babait te tij shpirteror. Pikerisht ajo perqasje qe ben Garden e Rrepublikes te Shqiperise te nxjerri tytat dhe te shtie mbi njerez te pafajshem. Dhe Gjekmutaj atehere ka qene zagari i rradhes si Bumce Kokeboshi qe vraponin emisjon me emisjon te mbronin vrastarin.. Sa per ate Grigjen o zotni, ja ke ngrejt shume vlerat de ka bo pak pune pervec Salianjit..

  10. Lik says:

    Bravo o Muç! Shoqeria shqiptare ka nevoje urgjente te emancipohet dhe nje rol te rendesishem ketu kane mediat dhe klase intekektuale te cilet ne fund te fundit edhe ato ushqehen me taksat tona.Dhe kjo e ben pergjegjesi dhe detyrim qe ato ta luajne kete rol.

  11. tropoja says:

    mustaf mire i ke analizue te tre jane fajtore aty,po ky asht problem ne shqipni se ata qe ftohen neper studio nuk merren me temen por hyjn e ofendojne njani tjetrin dhe kanalet shqiptare keto tema koti kan edhe opinionistat koti dhe krejt shoqnia shqiptare asht kot se ju gazetarucat opinionistat jeni berthama e shoqerise qe derdhni lloj lloj llumi neper studio,ti ke bo mir mustaf qe nuk shkon shum neper studio e nuk rrin tuj lpi buzt si kau ne gjoll kur han kryp,ti mustaf marrja ish dasht me ik prej studiove qysh kur u perballe me elvis hoxhen ate top modelin islamik te moderum

  12. saliu says:

    Je fantastik Mustafa Nano.
    Do te kisha votuar ty po te ishe kandidat per ne zgjedhje pa dallim se ciles parti do ti ishe bashkuar.
    Une nuk votoj sepse jam i sigurte se vota ime nuk ka piken e rendesise e peshes ne kete ktrahane, qenef, akshihane, gjylsahane e abdeshane ku gatuhet politike per shqiptaret, po per ju do te kisha dale ne votime.
    Analiza eshte e thjeshte e sakte dhe shume e kuptueshme per te gjitha nivelet.
    Me bukur se kaq nuk ka. Frrok Cupi me kostum, po anadollak ne koncept, grida Duma pa asnje nivel ne diskutimin e temes por tipike e zemerates femerore, dhe Agron Gjekmerkaj ha ha trimi cub i malesise qe kerkon te trimerohet e burrerohet ne studio televizive . tamam buratino qe flet percart. Nuk ka me bukur.

  13. Adi says:

    Z.Nano.me Kujtohet nje histori,nje I njohuri I’m pwrplas me makine nje grua me motor,kjo rrezohet ,pasi ngrihet ne kembe I fut nje te share nga Nona ky ia fut ne grusht etj.perfundojne ne gjykate dhe I thote gjykatesit : me fal zoteri nuk pashe ndonje femer vetem nje burre te Shan nga Nona dhe is fute ne grusht.

  14. sali says:

    Eshte turp te konsiderosh grua nje nivel te tille te ulet njeriu,Nje njeri arogant ,rugac pa kulture,Eshte turp per mediat qe sjellin te tille shemtirash ne ekran

  15. Titi says:

    Nga bebati Çupi-Duma I kuptoj dhe nuk pranoj qendrimin dhe sjelljen e te dyve…por nuk arrij te kuptoj dhe neveris qendrimin “kanunor” te Gejkmarkajt.Si ka mundesi nje mbetje e tille prehistorike jep mesim dhe edukon studentet tane !!!

  16. Kapterri says:

    Frustrimi o Muço (bëj perona, ca të trasha e ca të holla), vjen nga objekti Frusta, kamzhik. Dhe këta i rreh me kamzhik ustai çdo natë. Këta të PD-së me në krye disa të seksit tjetër, që nuk se çfarë t’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit, kanë lindur të frustruar. Prandaj nuk ja vlen t’i fusësh në kategorinë e diskutantëve normalë. Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë do shtohen hijenat për të kapur një copë. Mortja në kullën e tij e di këtë lojë dhe i ka ndërsyer të gjithë. Por jo të gjithë e kanë këtë talent siç e ka kjo e frustruara. Pasi bëhet fjalë për pasuri dhe jo për mënçuri. Respektin secili e fiton vetë dhe nuk ka nevojë t’ja servirin të tjerët. Edhe kjo pseudopolitikane duhet ta tregojë se duhet respektuar.

  17. ?? says:

    Nano, jo të gjtha që ke thënë janë të drejta, ashtu sikur unë mund tja fus kot në këto që do të shkruaj .
    E para, ti je një “bonario”, këtë ta kanë zili më beso edhe më “”maçot”.Me këtë dua të them që je empatik dhe kjo të bën nderë, por kjo të pengon të shohësh në përmasat reale mangësitë për të mos thënë gabimet e atij që të duket ty i sulmuari .
    Në rastin në fjalë, bukuria e femrës nuk ishte shkaku i sulmit( mgjse për mua ishte mbrojtje nga ana e Frrokut dhe jo sulm.)Njësoj do ishte goditur edhe sikur ky të qe Gjakmarkaj nuk po them Çlirim Gjata, sepse si ky i fundit, vetēm tek Çim Peka gjen .(jo për ofezë, konstatim).
    Bukuria fizike të jep pikë, nuk të merr.
    E bukur është Mersila Doda, por vlerat intelektuale, morale ku do të përfshija sociale, familjare, femërore ishin të forta dhe të bukura sa , ajo si politikane agresive pësoi sulme po aq sa edhe Lela apo Gjakmarkaj .
    Unë jamë femër e realizuar në profesion , mëse e realizuar në shqëri dhe familje dhe shumë mbështetëse për femrat në politikë. Por unë skuqem kur dëgjoj një femër të artikulohet në atë mënyrë .Me nji fjali , ajo do të mundte ta kthene fitoren nga vetja .Kjo tregon qe s’e bënte dot dhe prandaj s’duhet të futej në terrene që si’mund ti menaxhonte , do të thotë nuk ja kanë fajin ata ose ato që e sulmojnë me komente, mgjse çdo njëri tregon se cili është.
    Kur i i lejon vetes të flasësh pa filtra, duhet të presësh të njëjtën gjë, sepse si ty ka plot të tjerë femra apo meshkuj .

  18. Yttttt says:

    Lere lere Mustafa sa e bukur esht kjo grigja tamom si breshk sikur ka mjell spinoq hahaha bukuri fshatare.

  19. Skenderbeu says:

    Po mbrojtje kurve nje dhe ti kurvat si Salihani.

  20. samiu says:

    Shkrim i ngjashem me ate te Kim Muhametit! Njerin e kritikon ne fillim, pastaj e justikon me pas. Si puna e arbitrit qe ka dhene nje penallti “KOT” dhe jep nje penallti tjeter per ekipin tjeter qe te laje mutin me shurre! Kjo femra, jo vetem e bukur qe nuk eshte, por perkundrazi! (Nuk po e them fjalen e duhur!). Zonja ne fjale, ish e dashura e Z. Salinjani, kishte ardhur e parapergatitur, dhe me paramendim per te bere sherr (sipas porosise se Njeshit), jo per cfare tha Z. Frrok ne ate emision, por cfare ka thene ne emisionet e tjera dhe cfare ka shkruar. Pra, ishte nje skenar i ideuar dhe i inskenuar nga kryekomplotisti dhe kryevrasesi Sali Berisha. Ky njeri nuk mund te lejoje qe ne emisione te flityet si njeerz, qe njerezit te shpalosin idete dhe mendimet e tyre. Jo! Duhet te flasin si Grida Duma, si Gjekmarku, si Mark Marku, Andi Bushati etj.
    Perpos ketyre rreshtave te shkruara ketu, cdo perpjekje per te sjelle antiargumente per sjelljen e Grides, tregon se ajo eshte fajtore, dhe tani njerezit perpiqen ta shfajsojne! sa me shume ta mbrojne, aq me shume e bejne fajtore, dhe e tregojne te pandreqshme, politikisht, per te mos folur si femer, mbasi te gjithe e njohin se cila eshte ne te vertetete! Mundohen per mire, ne fakt e demtojne!

  21. Antoni says:

    Here e pare Mustafa qe me pelqen ne shumicen e keti shkrimin. Pse Hera e pare? Se pse je nje njeri shume kondradiktore ne shumica e rasteve. Por une si Malsore e shqiptare Jane shume krenare per Kanuni e Lek Dukagjinit se Ka qen kushtetuta e pare e shqipries i shkrue 500 me pare nga nje njeri qe nuk Ka qen filozofe a po me shkolle te larte por nje luftetar kund pushtusve Turqe !! Dhe po ta krahasoshe me Kurani a po me ligjet qe Ka qen edhe ne evrope a po ne te gjitha boten ne ate kohe eshte shume here me i mire edhe per femrate ne kanune nuk thote se ne Qofte se Gruja te tradhtone duhet me masakrue dhe me e vra me Gur siq thote Kurani dhe siq Ben.e dhe Sot ne vendet Arabe dhe myslimane por mundesh me e NDA dhe duhet me e NDA . Lek Dukagjini i Ka ber ato ligje kure ne po luftomin per mbi jetes si komb nga pushtusit dhe NUK kishim shteti dhe Kanuni po perdoret edhe Sot per fate keq se pse as sot nuk kemi shtet se i duhet kujte nje lek se pse ne qofte se dikush te vret familjen ose vjen e te granite edhe ne qofte se policija e kape ai vrasi ose hjdute paguane gjygjtare e prokurore dhe del nga burg dyrekt qfare duhet te beshe ti pastaj? Pastaj mos harroni 97 kure shteti Ra komplet po mos te jet Kanuni ne do ishte kthyer ne nje shtet a po vend si sis Kanuni e ndalone me vra Femi e gra. Normal se as Kush nuk done te perdore ligje qe Jane ber 500 me pare shpresoj shume qe nje dite te ja arrijme edhe ne si shoqri e komb po qe te behet kjo duhet te kemi shtet. Sa per Agrone Gjekmakane e Grida Dumen Jane njerze pa kulture per me then me te pakten te mbledhrur rreth nje partije qe e Ka emrin Sali berisha qe Ka 30 vite qe mbledhe ne at parti dhe rreth veti njerze hajduta vrase anti shqiptare njerze pa as nje vlere per kombin shqiptare per Mua edhe Grida edhe Agroni hyjne Tek ta njerze!! Frroku duket nje njeri me pasjone ne mbrotje e ideve te tija dhe i zoti si inteletuale eshte e vertete se shumica e emisonev ne TV shqiptare Jane nje horrore i vertet dhe une ju bej thirrje gjith shqiptarve Mose I shikoni ne qofte se doni te shifni nje pjese shifni ne YouTube dhe kaqe se Jane nje tmerre i vertet!! Une nuk besoje se Frroku e humbi debatin se pes e verteta duhet then anje grua a po burre kure ti akuzone dhe ofendoje te tjeret…

  22. Korabi says:

    Muc,me Griden e ke dhi,duket te ka zene qymyri me ate sharabajke,ajo shemtire shpirterore nuk vlen per asgje,kurse Gjeku i Markagjonit eshte nje njeri i ardhur nga shpellat.

  23. arqile says:

    Nuk na duhet e bukur om.n.se ezgjurnukeshte pervecse …
    NA DUHET TE MBAJE GOJEN.SE E BENE LIGJ KETA TE PD VETEM TE OFENDOJNE I MESOI GOMARIIMADH SALA
    E KANE TEKOLLOGJI OFENDIMIN .U DUKET VETJA SHUME TRIMA .DHE ME E KEQJA ASNJE NUK ENXJERR NGA STUDIO POR IFERKOJNE SI TY
    U THONE Bravo edh3 kur ndotin ambhentin.Turp.Sipas tyre te rinim ne pa qeveri se iku Pd ja me Griden se donte pushtet .Ja po e shohim se 10 parti u be pd .Te lene qeverine tepunoje dhe shume mire bile me veshtiresi te madhe shume.kontriboni edhe ju qe mbetet ne medja sepse kini share te majtet dhe ufavorizuat ngasala qe nuk duhej cuar as me dhi e jo te bej i pari i vendit .TUrp.dhe akoma kerkon te behet prape te pakten te mendoje se u plak por te mendoje te dorezoje edhe leket qe i ka kudo neper bote dhe pasurite qe ja mori popullit per vete dhe per ata qe i fshininkepucet.

    ..

  24. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Nuk i ve faj Nanos,per formimin qe ka,duke u ´´modernizuar´´ rruges,nga Skrapari ne Tirane, me informacione alla wikipedia,ku vjen dhe na marre pozicionin e nje ´´gjyqtari te paanshem´´:
    Nje sy dhe nje mendje e ftohte njeriu shqiptari,ndjen tek nervozizmi i pa kontrolluar i Dumes,jo nervozizmin e opozites,si e prezanton Nao,por thjesht nervozizmin e Grides si individ:
    Griden si e njohim te gjithe ku futet dhe njohja e Nanos,eshte nje grua e ndare nga burri,per shkelje kurrore,ne menyren me vulgare dhe me perverse,ku mbi te gjitha me kete i beri nje sherbim kriminal mbi te gjitha krijeses se vet te pafajeshme,djalit te familjes dhe me pas burrit.
    Cuditerisht,nano,duke harruar dhe moralin bazal njerzor,na e quan griden,grua te zgjuar te mencur dhe te bukur(O tempora o mores!)!!!
    Me ate ton skizofrenik kundervenie pa shkak,grida,nuk ben gje tjeter vecse na ekspozon ne vazhdimesi po ate grua qe ka qene,e cila hodhi ne ere familjen..
    Per femrat e bordellit,une vet kam respekt te sinqerte,pasi eshte pune qe e bejne per te mbijetuar,megjthse shumica jone eshte misogun dhe i percmon me pa te drejte ato.Kurse lloji Grida,eshte krejt ne te kundert me to,nje ´´femme fatale´´teper vulgare.
    Kurse opozites, nano i gjen si te mete te vetme,qe kuk ka nje program qe te na mbush mendjen per ti dhene pushtetin.
    Duket qe ´´analisti i paanshem´´Nano,ka pesuar nje amnesi te rende,qe ka harruar qe opoziten vazhdojne ta perfaqesojne,po ata surreter te eger dhe injorant primitiv qe vrane,e vodhen dhe i shkretuan te sotmen dhe te ardhmen ketij vendi.
    Dhe prej ketyre lloj monstrave, kerkon program politik,qe ti jape voten,Rastinjaku jone skrapali.

  25. agim says:

    JA ULE SHUME PIKET VEHTES O mUSTAFA NANO DHE SHUME GABIM QE E BERE PER KETE RAST
    MUND TA KISHE BERE PER NDONJE NJERI ME ME SHUME VLERA
    SI NUK E KE KUPTUAR TI SE KUSH ESHTE GRIDA KUR KA OFENDUAR Z. PASKAL MILO, ETC QE NUK PO LODHEM TI KUJTOJ?
    GRIDA ESHTE FEMRA TIPIKE E KOHES SE “DEMOKRACISE”
    AJO QE IU QEPET MESHKUJVE PER TE ARRITUR DIKU TE KETE NJE BURR PER KRAH QE TE MARRE FAKULTETIN ME NOTA TE MIRA, PASTAJ ME ATE TE BREDHE E TE PERFITOJE NDONJE SPECIALIZIM SI GRUA DIPLOMATI, PASTAJ CA BIZNESE NGA NJOHJET E BURRIT TE CILIN E PRISHI EDHE ME MIQTE E TIJ SE ESHTE NJE MONSTER, DIKU ME DEPUTETIN SE KERKON KENAQESI SEKSUALE, ETC ETC QE NUK I KEMI PARE
    AJO ESHTE TURPI VETE E JU GABIM QE KERKONI TA LAJKATONI

  26. Tu paskan desh ca para qe paske bo ket shkrim,por ske si e fsheh kurven mas trapllikut tat,shkerdhat gazetar. says:

    Per cfar e mbron ti buce njeri ket grua te qelbur nga goja !!??.
    Na can trapin gjoja me zgjuarsin tate prej katunari,dhe na thua se e ke admiruar per qetsi ket lloj mostre buce (se femer nuk quhet),kur asnjonit nuk i intereso cfar mendino ke ti per buce.Pastaj thu qe shpesh njerzit e kan luftuar ket kurve pa te drejte !!.
    A nuk ishte kjo kurve qe mes parlamentit,ku mendohet se populli zgjedh njerzit me te denje per ti perfaqsuar,kjo buce flisre me gjuhe karakurve !!??.Po ti je kurve vete shkerdhat njeri,sepse kete nuk e permend por na hidhesh ne analiz se kurva ska faj pse qihet kur qefi ja ka vet,por fajin e ka ai qe I fut rroten !!!!!.Tipat e gazetareve si puna jote Jan me shkerdhatat dhe te qelburit,sepse kurre se thone te verteten por mcifen mbas arsyetimeve boshe,me menjen se do tja hedhin atij populli,e qe e nesermja sido qe Te ndryshoje te ket nje far shprese per ti lepi bythen te rinjve ne pushtet.
    Njeri pa shtyll kurrizore je ti mer katunar gazetar,e dita me e bukur e Shqiptarve do jete kur soji juaj te jet zhduk nga ekranet e nga llapaqenlliku ordiner.Shkurt pra Nano,dhe ti je kurve dhe buce si kjo Suma,sepse te dy ne vend te kokes keni sumen.

  27. Tina says:

    Jam me Nanon ne nje pike, qe e quaj te rendesishme dhe te padiskutueshme. Do te fitojme vetem kur te shohim ne studio dhe kudo, qytetari, edukate dhe kulture….jo kush ben me te fortin e s’dine c’flasin…

  28. Toni.D. says:

    Ne asnje menyre s’flitet ai fjalor ne studio TV, ne shoqeri ku jetojme dhe as ne rruge…etj ndoshta ne pylle… pra z. Frrok zoteri burre…. ai ftyr ujku ne litare… kurse Grida ? tanarlliku teper ben qe ti hipi gomarit persmbrapthi me shprehje rrugacerie…. .

  29. Mondi says:

    O Nano fole shume e asgje sna the thjeshte

    Grida- Lavire
    Gjekmarkaj – Lepires
    Froku- Intelektul

  30. S- New York says:

    Kam patur shume respekt per Ju Muc,por me kete rast e ke ulur vehten shume.Do me falni,nuk mbaj mend mire fjale per fjale.Ne nje studio televizive para disa kohesh,jeni ju qe I keni thene asaj,me falni per vulgaritetin :”Akoma I lepini bythen Berishes”?.
    Dhe shume fjale te tjera denigruse.Tani me pa te drejt I dini ne krah.
    Mua s’me intereson asnje parti aqe me teper politikan,se te gjithe jane banda dhe bandit qe e morem peng kete vend.
    Zhaklina i trajton drejt qendrimet e sejcilit.

  31. Zhakullina says:

    një pyetje kam për bashkatdhetarët nga Montreali
    kush do ta bëjë opozitën nëse kjo opozitë nuk bën ?

    demokracia ka nëvojë për opozitë – nuk po shoh opozitë përvec asaj pseudo të bashkës

  32. geodynamo says:

    MN is simboli i intelektualit medioker ne Shqiperi. Nje njeri qe nuk ka force intelektuale te dalloje shapin nga sheqeri dhe te perdridhet si kurvat sa ne nje ane ne tjetren, nuk mund t’i thote vetes intelektual sic ky e mban veten.

    Se si mund te vesh ne nje kandar sjelljen rrugacerore te nje politikaneje ne nje televizion kombetar vetem nje shqiptar qe e shikon perendimin me teleskop mund ta dije.

    Te gjithe shqiptaret qe e pane ate program e dine shume mire kush ishin rrugacet dhe fajtoret ate nate:
    1. G D
    2. A Gj
    3. E V
    I vetmi gabim i Frrok Cupit ishte qe pranoi te shkoj ne ate emision.

  33. Zhakullina... says:

    ..një pyetje kam për bashkatdhetarët nga Montreali
    kush do ta bëjë opozitën nëse kjo opozitë nuk bën ?

    demokracia ka nëvojë për opozitë – nuk po shoh opozitë përvec asaj pseudo të bashkës

  34. WHAT A FUCK says:

    foli ky palla…vetem ky nuk ka moral te jape mend…eshte felliqur shume here neper studio, dmth vete-felliqur…eshte marre me gazetare sportive ILDA BEJLERIN, BORA ZEMANIN duke i treguar se si duhet te vishen, si duhet te sillen, madje duke i ofenduar dhe kur ju pergjigj ILDA se BORA e injoroi dhe mira je beri, i iku truri ketij pseudo-gazetari…ne studio sikur pak te ngacmojne, i dalin syte perjashta duke u çjerrur dhe uleritur…

  35. Ne se nje mashkull i thote nje gruaje “Je e bukur” i ben komplimet per ta terhequr drejt krevatit ose per ta joshur se aq e ka trunin. Edhe ne kete rast grida nuk se eshte e bukur, dhe vleresohet keshtu, kujt i hyn ne pune bukurria ???. Bukuria duhet per nje aktore filmash qe te luaje role per te fituar pare. Grida bukurine e ka vetem per bashen qe e mban ne oborrin e shqupit per ta shfrytezuar, kaq eshte grida, nga vete emri i nje shpendi “GRIFSHE”.

  36. Vasilika says:

    Me vjen keq ku eshte katandisur media shqiptare.Populli yne eshte nen presionin e vazhdushem te mediave,qe fatkeqesisht drejtohen nga partite.Cfare nuk po na degjojne veshet.Fjalori me banal qe ekziston shprehet drejtperdrejt ne media.Populli duke degjuar ajken qe kemi zgjedhur e ka kuptuar tashme se kush jane .Nuk e meritojne te jene me ne krye te shtetit.Asnje parti nuk e meriton.Me bemat e tyre po e cmendin kete popull,po I vrasin shpresen.Nuk do ndryshoj asgje ne vendin tone nese nuk e zhdukim komplt kete klase politike qe lindi pas 1990.Duhet te zgjohemi se po flem gjume.

  37. remarku says:

    NE MOMENTIN QE JU I THONI SE ESHTE GRUA DHE DUHET RESPEKTUAR ,JU E KENI DISKRETITUAR FIGUREN E GRUAS..ATY AJO ISHTE E BARABART DHE SI E BARABART DUHET TRAJTUAR,MOS U TUNDONI NGA TE QENURIT MASHKULL KUR ANALIZONI NJE DEBAT TELEVIZIN MIDIS GJIVIVE TE NDRYSHEME.GRIDA SHPALOSI NJE EDUKAT RRUGESH ,NE FAKTE SHPALOSI EDUKATEN QE KISHTE NE TE VERTET.NJE PERSON QE DEL NE MEDJA DUKE SHKEMBYER SMS TA PAMORALSHEME SKA MORAL ..NDAJ MOS E MBULONI KUR AJO DEL VETE E ZBULUAR.SA PER FROKUN U TREGUA I DURUAR DHE ME EDUKAT.

  38. Dori says:

    Po cfar grua esht kjo me ate goj te ndyr me ate nervozizem sikur esht rrit rrugve,me ate mllef sikur ska ngren e sesht vesh noj her, po kjo qenka femer kare mor jahu mjer kush e afron kte karen cfar negativitet i gjall sa e keqe qenka ,te lumt o Frrok qe ja corre masken ksaj rrufjane. Duhet te jet ndonje agjente e Sales se ska mundsi te katapultohet ky lloj niveli..esht tipike psikopate,ja ka bo mur ai qe e ndau e frikshme agresive..te mjeret meshkuj qe rrin me kte i myt kjo.

  39. GREY WOLF says:

    BRAVO MUC, NUK ZHGENJEN ASNJEHERE. ANALIZE E THELLE DHE E MIREINFORMUAR.
    Nuk me pelqen vetem qe mundohesh ta marresh me te mire Grida Dumen per te mos e acaruar me teper. Njerez si Grida leri te flasin, se e shpalosin vete me bukur se kushdo debatues, se kush jane ata ne te vertete. Grida tregoi ne ate debat se eshte nje individ me crregullime ekstreme te personalitetit NARCISIST NE KUFIRIN E PSIKOPATISE. Dhe nuk eshte e vetmja ne ate parti. Eshte nje fakt i njohur ne psikologji qe psikopatet terheqin vetem psikopate rreth vetes. Berisha si nje psikopat ekzemplar i ka zgjedhur me doren e tij pasqyrat e psikopatise se tij. PISPILLOSJET e teperta te Grides, mos qeneia ne gjendje te mbaje MARREDHENIE TE GJATA DHE TE EKUILIBRUARA, DHUNA VERBALE qe ushtron ndaj njerezve perreth saj etj etj, per me shume shihni listen me pshte:

    Signs and symptoms of narcissistic personality disorder and the severity of symptoms vary. People with the disorder can:
    Have an exaggerated sense of self-importance
    Have a sense of entitlement and require constant, excessive admiration
    Expect to be recognized as superior even without achievements that warrant it
    Exaggerate achievements and talents
    Be preoccupied with fantasies about success, power, brilliance, beauty or the perfect mate
    Believe they are superior and can only associate with equally special people
    Monopolize conversations and belittle or look down on people they perceive as inferior
    Expect special favors and unquestioning compliance with their expectations
    Take advantage of others to get what they want
    Have an inability or unwillingness to recognize the needs and feelings of others
    Be envious of others and believe others envy them
    Behave in an arrogant or haughty manner, coming across as conceited, boastful and pretentious
    Insist on having the best of everything — for instance, the best car or office
    At the same time, people with narcissistic personality disorder have trouble handling anything they perceive as criticism, and they can:

    Become impatient or angry when they don’t receive special treatment
    Have significant interpersonal problems and easily feel slighted
    React with rage or contempt and try to belittle the other person to make themselves appear superior
    Have difficulty regulating emotions and behavior
    Experience major problems dealing with stress and adapting to change
    Feel depressed and moody because they fall short of perfection
    Have secret feelings of insecurity, shame, vulnerability and humiliation

  40. Olimpia says:

    Nano,pjesa e analizes politike, interesante,afer te vertetes.Natyrisht per hir te se kaluares ,nguron te thuash themeloren….PD eshte nje grupim tribalo primitiv dhe komplet nen drejtimin e Berishes dhe berishizmit,njeriut me te ndyre te historise se Shqiperise.Sa per Griden,nuk e vlen diskutimi.Femrat qe per aresyet nga me te ndryshme fitojne para nepermjet seksit jane shume me lart se sa Grida.Ne fund te fundit ato bejne nje pune dhe nuk sjellin asnje te keqe shoqerise.Nderkohe Grida ,edhe po te ishte e virgjer,nuk ka rendesi,eshte nje individ teresisht maskara,pa moral,nje bandite e verete politike,n je mashtruese perfekte,nje rrugace pa nocionin elementare te miresjelljes.Sa per median ,90 % tashme eshte degraduar plotesisht.Kane mbetur vetem 3..4…gazetare apo drejtuese tv qe kane nje fare dinjiteti.shumica jane thjeshte punetore me meditje.

  41. Muci , i vetmi faj i Frokut ishte prezenca ne ate panel .
    Sa per rrjedhen e ngjarjeve , e pame te gjithe , nje gje i mbeti pa bere zjGrida , t’e shante nga nena , ose me rrob shtepie Frokun .
    Ajo nuk vajti ne emision si femer , grua , nene a moter po thjesht si mercenare , me misionin per te share kundershtarin politik , dhe respektin ndaj saj ajo mos e kerkoje tek ata qe aq brutalisht sulmoi , por tek vetja !

  42. Trimi says:

    Ske turp o Mustafa cfar shkruan pse kshtu esht analiza???? Mbroni njeri tjetrin o provincial qe e qelbet Tironen, mbro kurven se sje me pak ti qe e ke shk…familjen tende me kohe.

  43. zara says:

    Jemi shumë të privilegjuar që kemi të tjera stacione për të parë, se këto emisionet politike, Open-që vetëm mëndjehapje nuk shohim, apo Opinion-që vetëm opinione nuk shohim, vërtetë që janë kthyer në vatra për ti patur zili dhe Gebelsi, propoganduesi më i madh i teorive nazizte. Gënjehet, shpifet, tregohet agresivitet, shahet pa asnjë etikë, dhe moderatorët bëjnë sehir. Nuk e di pse duhen të paguhen njerëz për të nxitur urrejtje, armiqësi, luftë e përçarje dhe që nuk moderojnë dot një kritikë konstruktive. Kujt i shërbejnë xhanëm? Popullit JO, opozitës JO, pushtetit JO, atëherë pse duhet t’i ndjekim? Rroftë Netfliksi që na ndihmon të mos ndjekim këta gazetarucë që vetëm vrer vjellin. Sa keq që hoqën programet muzikore që na qetësonin me muzikë e histori shqiptare, e na fryjnë e shplajnë trurin me budallallëqe politike. Turp.

  44. betixho says:

    POROSITË LAPIDARE TE MUSTAFA NANON:”HIQNI DORË PREJ PROGRAMEVE QË BENI,TË CILAT NUK I DUHEN ASKUJT DHE MOS SHKONI NË ATO
    PROGRAME TELEVIZIVE,TË CILAT SUKSESIN E KANË NGRITUR MBI GRINDJET,KACAFYTJET,SHPIFJET,SHARJET,FYERJET,DHUNËN”
    E MBËSHTES PLOTËSISHT DHE U BËJ THIRRJE TA GROPOSIN NJËHERË E MIRË ATË BALLAFAQIM QË MBJELL FILOZOFINË E DESTRUKTIVITETIT
    RECIPROK ,FILOZOFINË E MOHIMIT DHE ASGJESIMIN E URAVE KOMUNIKUESE.

  45. Sela says:

    Zara, po keshtu u thote Saleh ISIS Talibani, percarje, urrjtje, vellavrasje, shkaterrime, dasira, mllefe, dhe ai nga tjeter ben sehir si shqyhen gjitholoqet dhe opionionistet dhe analistet e Salehut!

  46. Doda says:

    Zoti Nano.
    Si gjithnji, edhe shkrimi i sotem i Juaji sjell nje analize te sakte, te thelle, koncize dhe te ekuilibruar rreth shkaqeve te verteta te asaj perplasje mes nje ish deputeteje te PD (G.D), nje pedagogu A.Gj dhe analistit dhe nje nder figurat emblematike te Partises se dikurshme Demokratike.
    E vleresoj ne menyre te vecante analizen e sakte qe I beni situates ne ate qe ka mbetur nga Partia Demokratike dhe ne kete kuader, frustrimin e njerezve qe jane kapur me thonj pas nje liste qe do ti conte ne karriget e Parlamentit.
    Ai debat nuk duhej te ndodhte dhe, une nuk do kisha dashte ta shoh me Frrok Cupin ne ambjente te tilla te semura, sic po ndodh ne te gjitha emisionet, ku nje analist kushdo qofte, ne se eshte kritik me PD, ai sulmohet me te gjith arsenalin me te ndyre nga ata qe ShQUP-I dergon ne keto ballafaqime.
    Une e ndoqa emisionin. Kemi perjetuar familjarisht nje zhgenjim, nje neveri per tere ato qe ndodhen aty, me ne krye drejtueses e paafte te emisionit, duke vecuar te nderuarin Frrok Cupi.
    Frroku ashtu si edhe Ju personalisht, keni qene nder te paret qe themeluat Partine Demokratike. Frroku, por edhe Ju, u larguat jo se nuk arritet te merrnit poste, por se qe heret filluat te kuptonit se PD po largohej cdo dite nga idealet e Dhjetorit.
    Frrok Cupi, sic e dini ju ka qene me kontribute ne ate Parti. Ka qene Kryeredaktori I I-re I Gazetes Ril-Demokratike. Gjate periudhes pothuaj 30 vjecare ai ka bontribute per demokracine, si kur ishte brenda PD, ashtu edhe vone, pas ndarjes, me ane te kritikave dhe analizave mbi theqafjen qe mori kjo Parti, me duart e veta.
    Si I tille, edhe G.D dhe ai mesuesi I letersise A.Gj, duhet te kishin miresine ta degjenin me vemendje, respect dhe me durim, pasi Cupi eshte dikushi qe duhet respektuar per ato qe thote.
    Une nuk e njoh kete G.D. Te them te drejten dijme pak per te, dijme qe vjen nga nje fshat I Shkodres me emrin Sume. Kane qene familje komunistesh dhe pjestaret e familjes se saj kane qene eksponente te Sigurimit te Shtetit. Familja e saj shkoi ne Durres dhe ndryshoi mbiemrin nga Suma ne Duma.
    Nuk dihet nga vjen por nje dite te bukur gdhihet si “e rendesishme” ,e PD.
    Njerezit nuk mund te shlyejne nga kujtesa, bisedat e turpshme dhe erotike te saj me deputetin E.S. gjate seances planare, ku konsumojne nje fjalor rrugacesh, ne nje kohe qe ajo kishte nje bashkeshort dhe femije, te cilet pas pak kohe I braktisi pikerisht per shkak te ketyre sjelljeve. Nuk mund te harrohen aferat e saj me lloj lloj mafiozesh ndertimi, duke mashtruar njerez te varfer duke u a shitur te njejten hyrje dy personave.
    Ne kete kontekst, kushdo mashkull qe mund te gjendej perballe fjalorit te ndyre te kesaj zonje, do reagonte shume ashper, pasi ajo (G.D) kurre nuk merret vesh cfar thote, ajo nuk eshte e denje te perballet ne ate menyre me nje intelektual jo dosido, sic eshte Frrok Cupi, njeri me integritet, me nje familje te shendoshe, qe bashke me gruan kane rritur femije te mire e me vlera per shoqerine, njeri qe dallohet per edukate te spikatur, sjellje korrekte dhe qe ka nje emer te mire si analist, politolog, shkrimtar, etj.
    Njerez si G.D. e te tjere nga PD jane teper te veshtire, ata ne debate nuk shperfaqin ide, programe, nuk merren vesh cfar flasin dhe nuk e kane per turp te shpifin, te provokojne, te nderpresin fjalen, te bejne zhurmuesin, te bejne rolin e te “fortit”, ”garibit”, sepse keshtu e duan 2 shefat, kete menyre sjellje e shohin si te vetmen mundesi per te siguruar mjerisht nje vend ne listat e PD.
    Megjithate nuk I heq nje presje shkrimit tuaj.
    Gjithnje mezi pres me kenaqesi te lexoj analizat Tuaja

  47. pirro says:

    jo nervozisem por Histeri e nje femre pa burre qw cfryn inatin dhe mllefin ne media..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje