Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë në një qendër masazhi

3 Dhjetor 2020, 10:35Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ‘fole’ prostitucioni në Tiranë. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është arrestuar menaxheri i një qendre masazhi që kishte khtyer biznesin e tij në qenëdër prostitucioni.

Mësohet se qendra e masazhit ishte në rrugën “Don Bosko”, ku shfrytëzoheshin disa vajza për prostitucion. Pas hetimeve disa mujore është arrestuar menaxheri i qendrës së masazhit, Klinton Shuli 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre Ernest Shkreli.

Po ashtu mësohet se janë proceduar dhe 4 vajza, të cilat ishin të punësuara në këtë qendër dhe kryenin aktivitetin e paligjshëm.

Shuli dhe Shkrei në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje