Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te “Kastrati group”, për 71 milionë euro

25 Dhjetor 2020, 09:32Ekonomia TEMA

Është zyrtarizuar kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend “Kastrati Group”.

Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.

Sipas kontratës, grupi Kastrati do të paguajë gjithsej 71 milionë euro përmes dy pagesave. Sipas referimit në kontratë:

Shpërblimi për aksionet sipas kësaj marrëveshjeje dhe akti i transferimit do të jetë një shumë në para e barabarte me shumën e:

-15,000,000 EUR (“Pagesa Fillestare”); plus

-56,000,000 EUR plus një shumë e barabartë me Rregullimin e Bilancit të Parasë (“Shuma e Mbylljes”);

Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, i kishte blerë në 2016-n të drejtat koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited” për 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare.

Të drejtat koncesionare iu blenë nga tre aksionerëve Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”, DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” dhe (“AviAlliance GmbH”), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004.

Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.

Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional, por po punohet për të bërë të mundur vënien në punë të tij. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.

Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se pas marrjes së koncesionit nga Kastrati mund të ketë një tjetër shtyrje të afateve

“Tirana International Airport” deri në vitin 2019 ishte një nga sipërmarrjet më fitimprurëse në vend, me një normë fitimi që arrinte deri në gati 50%. Në 2019-n, kompania raportoi të ardhura prej gati 7 miliardë lekësh. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, pothuajse i njëjtë me vitin e mëparshëm, duke u renditur e treta më e madhe në vend sa u përket fitimeve, pas BKT dhe Raiffeisen.

Norma e fitimit ra në 45%, nga 49% vitin e mëparshëm, për shkak të rritjes më të ngadaltë të të ardhurave në raport me shpenzimet. Në vitin 2019, TIA përpunoi një nivel rekord pasagjerësh prej 3.1 milionë.

Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.

Në vitin 2019, qarkullimi vjetor i grupit iu afrua 90 miliardë lekëve (730 milionë eurove), duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me rreth 5%. Në 2019-n, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati group” (tregtim me shumicë i naftës), “Kastrati shpk” (tregtim me pakicë i naftës), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe Autostar Albania (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve) raportuan në total, një fitim prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln euro), me rritje prej 12% me bazë vjetore. Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highway Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit.

19 komente në “Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te “Kastrati group”, për 71 milionë euro”

  1. B says:

    I fut nje te shtyre koncensionit Ramazoni para se te iki se nuk mund ta administroje shteti kete nderrmarje me super fitim.I fut edhe Ramazoni 1 dore te mire si Nano dhe ne shqiptaret kemi ato come biletash

    1. Eagles says:

      Shikoni çmimin e karburanteve qe kjo kompani kastrati ka ashtu do te jene dhe cmimet e biletave
      Rruajuni nga kurvat e vjetra dhe bisnesmenet e rinje

  2. Komentuesi pa pagese says:

    Bac u kry!!! I futi prape lideri global disa miliona ne xhep.

    1. Shakaxhiu says:

      Komentus pa pagesë
      Je dhe SHPIFËS i pabesë…!

      1. Komentuesi pa pagese says:

        Ja doli sufllaqexhiu i pare.

        1. Anadoll ne Tiranë dhe Prishtine says:

          Po pse mor qen, kush deshe ti qe ta merrte aeroportin? Berisha?
          Gallof. Dikush do ta perdorë aeroportin. Çfare te keqe ka Kastrati?
          Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga Kastrati apo Samir Mane, o idiot I ndyre.
          I vjen nga politika qe nuk favorizon prodhuesin bujqesor vendas dhe pengesa e investimeve ne industrine perpunuese te prodhimeve bujqesore. Kjo do rriste exportin dhe prodhimin e brendeshem bruto.
          Ndersa qenefë si ty nxjerrin vetem hale nga goja, sepse ushqehesh vetem me jashteqitjet e Berishës.

  3. Atdhetari says:

    Ishalla per hajer, por bilet do ulen gje, aeroporti I vlores do harrohet tani per nje 10 vjet se I prish pun ktyre kokave bilet me te shtrenjt ne evrop ,vetem ne allbanistan ndodh kjo pun

  4. Na myten says:

    Bravo Mero! Sukses i jashtezakonshem i juaji me Qeverine ne krye!

  5. Bbb says:

    U bo Republika Kastrati ketu….tani me verte qe nuk mbeti me gjo me nda per brezat qe do vijne
    Ja qifsha robt qe nuk ika ne Gjermani un palla

  6. Akil says:

    Me mire Kastrati( shqiptar) se Kinezi e Gjermani.
    Sa me te forta firmat Shqiptare aq me mire per Shqiperine.
    Mbron vetem kush ka cfare humb.
    Suksese .

  7. 001 says:

    Sekreti eshte ta kesh Rinasin nen kontroll
    Do kaloje kontrabanda si domatet tek pazari i ri
    Me nje avion paguan 75 milione kastrati
    Te tjerat Jan fitime

    1. Pashai Turk says:

      Bravo 001. Je 1 vertet. Duhen kontrolluar pikat hyrese dhe dalese ne Shqiperi. Kjo eshte e gjithe ceshtja. Te tjerat jane pallavra. E kush me mire se klientet e Edrames mund ta beje kete. Artist biri i botes jo shaka. Ia ka rras derrin shqipove me shume art. Jepi piktoro q… nenen te te thone baba. Jo me kot te Fevzi qehaja bq shpalle hapur idhullin tend, Enverin.

  8. uskania says:

    Ore këkëboshë! Është fitore që e ka marrë aeroportin një kompani shqiptare, që të mbeten fitimet në vendin tonë. O kokëshkretë, që u ka shkretuar Perëndia!

    1. ju luten komentoni seriozisht says:

      @uskaia per cfare fitimesh flet dhe cilit vend te atyre thaseve me valute qe ngarkojne linjat e ajrore mos ja fut pordhes er bure…

  9. Vl says:

    Se di kush e ka marr kush e kish po bileta me te shtrenjt se ne shqiperi nuk ka .
    Edhe tani ne pandemi kudo iken me 17 deri ne 30 euro aty prap sikur vete ne hene

  10. Grida dumka says:

    Me mire kastrati,se Cina

  11. Tuk Tuk says:

    O injorante Kastarti eshte Shqiptar dhe parate mbeten ne Shqiperi dhe punesohen Shqiptaret ne Rinas jo kinezet..kapitalizem nuk donit…..

  12. Linda says:

    Kastrati i ba i pasur duke vjedh shqiptaret qe paguajne sa s’bene naften, rrugen e kombit, automjetet etj! Jo se prodhoj dicka apo shpiki dicka , po vetem duke shtruar barren e harxhimeve per kurrizkn e shqiptarit qe paguajti rrugen e kombit t’a marre hazer kastrati, qe paguajti aett et oporyin qe t’a merrte hazer kastrati! Edhe pyet pastaj pse jam i mallkuar ne femijet e mi kastrati?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje