Xhamia e Plumbit, rezistencë në kohë diktature e përmbytje

11 Janar 2021, 18:12Kulturë TEMA

Më 16 nëntor të  vitit 1990 aty u mblodhën besimtarë jo vetëm nga e gjithë Shqipëria. Ishin thuajse 50 mijë syresh që çelën dyert e xhamisë dhe kryen të parën lutje  23 vite pasi regjimi diktatorial ndaloi fetë dhe shkatërroi objektet e kultit.

Por Xhamia e Plumbit, me themelet në fushën bri lumit Drin e Kir dhe në krah të kalasë së Rozafës, i rezistoi fushatës famëkeqe që u përpoq, ta bënte vendin si të parin ateist në botë.

Ndoshta e ndihu fati se qe shpallur Monument Kulture i Kategorisë së parë më 1948-n, ose ndoshta Zoti e kish projektuar si tempullin që do t’i mirëpriste besimtarët në ato ditët e para kur me pluralizmin politik do të kthehej edhe liria e besimit. Më 1967-n, një rrufe dëmtoi minaren, ndoshta si një shenjë nga e përtejmja.

Jo vetëm dora e hekurt e një regjimit ateist, i cili mëtoi që adhurimin monoteist ta transferonte në adhurimin e sistemit monist dhe së vetmes parti.

Kryevepra arkitekturore dhe tempulli i besimtarëve myslimanë pas viteve ’90 e gjeti veten të zhveshur prej shtresave të plumbit në kubetë, për t’u shitur për pak pare në tregun e zi dhe kaotik të post-diktaturës.

Por kjo ishte dora e fundit, pasi plumbin kishin nisur t’ia merrnin më herët banorët pasi zona u braktis dhe më vonë ushtria austro-hungareze.

Edhe fenomenet natyrore nuk e kanë kursyer ndër shekuj, ku ujërat e lumenjve aty pranë – Kiri dhe Drini – dhe vërshojnë dhe e bëjnë të duket si xhamia mbi ujë.

Në kohë reshjesh, si kjo e ditëve të fundit, ujin shkon deri në tetëdhjetë centimetra mbi xokolaturën e xhamisë dhe shpesh futet brenda. I vetmi monument i përmbytur me shirat e fillim janarit të 2021, siç bëri të ditur vetë ministrja Margariti ishte Xhamia e Plumbit, në Shkodër.

Vetëm dy ditë pasi në Ankara u nënshkrua një marrëveshje mes Ministrisë shqiptare të Kulturës dhe asaj turke për restaurimin e Xhamisë së Plumbit.

“Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore”, shkruante Margariti në Facebook, pas nënshkrimit të marrëveshjes  me ministrin  e  Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy për restaurimin dhe konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës.

“Një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim”, thoshte Margariti, por duket se edhe për këtë dimër fati i xhamisë ishte rrethimi nga ujërat.

Prej vitesh është folur për një restaurim të objektit të kultit, njëherësh monument kulture. Më 2010-n ishin intelektualët katolikë të Shkodrës që propozuan nismën për  restaurimin e xhamisë nën kujdesin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe përfaqësuesit e shtetit turk. Më  2019-n, ministrja Margariti tha se punimet do të nisnin pranverën e 2020-s.

Tanimë punimet për rehabilitimin e objektit pritet të nisin këtë vit, me premtimin e zyrtarizuar nga qeveria turke. E renditur nga gazeta Huffington Post  më 2018-n ndër 50 xhamitë më të bukura të botës, Xhamia e Plumbit ka një arkitekturë qartazi të frymëzuar nga stili otoman.

“Zotëria i bamirësisë dhe veprave të mira Mehmed Pasha e ndërtoi këtë xhami fisnike në vitin 1187 Hixhri (1773/74)”

“Kujdestari i xhamisë fisnike Haxhi Mahmud Berberi Data e riparimeve në vitin 1280 H (1863/1864)”

Pllaka në hyrje tregon datën e themelimit dhe ndoshta të restaurimit më të madh, të cilit i është nënshtruar objekti deri më sot.

Hyrja drejt xhamisë shkon  përmes një oborri të bollshëm. Oborri i brendshëm është i vendosur në mënyrë të tërthortë përpara sallës së lutjeve. Nga jashtë, salla e lutjeve shfaqet si një bllok i ulët që mbahet nga një tambur tetëkëndor shumë i lartë, mbi të cilin qëndron një kupolë gjysmë-rrethore.

Arkitektura e saj interesante përbëhet nga një sallë lutjeje në formë katrore, nga portiku i mbyllur në veri, i rrethuar me harqe.  Në  qoshen jugperëndimore gjendet tyrbja në formë katrore dhe minarja. Në anë të sallës kryesore të lutjes jashtë dallohen dy ballkone në formë portiku të rrethuar me harqe në formë galerie që rrallë ndeshet në xhami të tjera.

E ndërtuar nga Mehmet pashë Plaku i Bushatllinjve – i cili thuhet se mori pjesë vetë në punime – shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së kalasë, e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të Pazarit.  Madje ndërtimi i saj theu edhe të drejtën perandorake që objektet e atij stili t’i kishin vetëm në Stamboll.

Një meremetim  iu bë objektit më  1920-s  prej fondeve të Xhelal Pashës, nip i vezirit.

Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut kumtojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë  dorë më dorë nga njerëzit  prej Gurit të Zi  dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.

Xhamia është ndërtuar me gurë të shkëlqyer në të kaltër e të bardhë, që janë  rezistente  ndaj veprimeve erozive e që ndoshta i kanë dhënë jetëgjatësinë, pavarësisht vërshimeve të lumenjve.

Në  vitin 1978, shërbimet e monumenteve të kulturës, i hodhën një mbulesë çimentoje. Viteve të fundit objekti u rinovua me suva çimentoje , po ashtu edhe dyert dhe dritaret, që kishin pësuar kalbje prej përmbytjeve.

Tridhjetë vjet më parë, kur regjimi ishte në grahmat e fundit, por ende nuk qe rrëzuar, myftiu   Hafiz Sabri Koçi, i cili ishte liruar nga burgjet e diktaturës më 1986-n pas 20 vitesh dënimi, do të shkonte i fshehur në një makinë qumështi drejt Xhamisë së Plumbit për të parën falje të lirisë.

Tridhjetë vjet më pas e më shumë se dy shekuj nga themelimi, xhamia pret që muret e saj të mos pushtohen më nga uji…(SI)

11 komente në “Xhamia e Plumbit, rezistencë në kohë diktature e përmbytje”

  1. A.G. says:

    Sidomos asaj diktaturës i rezistoi fuqishëm fare. Xhamia e Plumbit ishte plumb në zemër të diktaturës.
    Po atë plumbin nuk ia paska zhvatur diktatura,, ia paska zhvatur nga çatia njajo damakracia.
    Meqe ra fjala, sa herë është përmbytur nga diktatura dhe sa herë është përmbytur nga damakracia.

    1. shqipo says:

      E mo Enver, keshtu eshte kur le ne kembe gjoja si “monument kulture” keto cibanet kanceroze te ndergjegjies njerezore! Duhet te ishte pastruar vendi nga keto mbeturina, ashtu sic duhet pastruar trupi nga cibanet!

    2. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

      Poema e mjerimit
      Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
      kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
      kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
      që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
      edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
      të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
      E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
      therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
      profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
      shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

      Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
      dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
      që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
      ose bahesh fli e mjerë e paragrafesh.
      Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
      Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
      të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
      i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
      tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
      Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
      në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
      Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
      ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

  2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Popopopo nje carcaf per te treguar se nuk bie rrufeja ne ……hale/xhami.

  3. Xha Sulo says:

    Deri te Dielen do te shkoi Uji ne Xhami 2 m, urgjente te organizohen koke palaret dhe te nxjerrin Muhametit se eshte Mbrenda, se ai nuk di Note. Te shkoi dhe Hoxhe Syrtari me te Vellane qe punon te Renea se eshte shume i pregatitum. Te vije Mona, Baba Mondi, te gjithe rq e pilitikes dhe Fese.

  4. Dani says:

    Pse more njerz te degjenruar cfare ju ka ba nje objek fetare gati 1000 vjecare cfare ashte o legena qe sulmoni fete ne Shqiperi,ajo nuk asht shpellae vicidolit qe e doni aq shume por ashte nje objekt historik e krenaria e nje komuniteti te devotshem mysliman jo vetem te Shkodres por per gjithe Shqiperine.Ate se prishi diktatura e kerkojne ta prishine do surrata ne ashtuqujtur demokracia e shpellakve sepse paska akordua nje fond qeveria turke per reustarim e kthim ne ojekt te rendesishem fetare por edhe kulturor ashtu sic jane ne gjithe euvropen.Une pres nje reagim nga komuniteti mysliman i Shkodres dhe gjithe Shqiperise Kundera ketyre shpellakve te ndyre. Une jam me prirje ateiste por keto objekte i dua si kisha xhamia,teqe sinagoge

    1. uhahahaaaaaa says:

      O Dan o torrollak …

    2. Andi says:

      1000 vjet perpara ska pas musliman ne Shqiperi ….Xhamia i takon vitit 1773

    3. ca po thua says:

      Ku e gjete 1000 vjetshin o Dan psikopati!? Shkodra u pushtua nga turqit osmane ne fund te shek XV-te dhe xhamia eshte ngritur prej tyre vite e ndoshta shekuj me vone, si shenje pushtimi dhe sundimi! Meqe pretendon se je edhe ateist, duhet ta kesh te qarte se pervecse simbol i pushtimit dhe sundimit osman, kjo xhami dhe gjithe xhamite ne trojet shqiptare jane njekohesisht edhe vende dhe mjete te sundimit shpirteror dhe roberimit mendor te njeriut!!

  5. Pushtimi otoman vazhdon says:

    ….qelbesirlleqe qe la otomani ,……..ku mblidhen mizat ne letren higjenike

  6. Paul Tedeschini says:

    Xhamija e Plumbit ka qene KISHE KATOLIKE qe eshte kethyer ne xhami si shume e shume KISHA te tjera.
    Lexoni ketu (nga fundi i shkrimit) qe Xhamija e Plumbit ishte ma perpara KISHE.
    https://www.albanianews.it/turismo/scutari-albania-antonio-baldacci-2-parte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje