Bilushi i Metës zbulon pse mbahet sekret nga Rama nga ka ardhur vaksina

12 Janar 2021, 20:03Antena TEMA

Pas shumë debatesh nga përfaqësuesit e teorive konspirative me seli në LSI, rreth origjinës së vaksinës, Bilushi i Metës ka zbuluar pse Edi Rama nuk e tregon shtetin që ka dhuruar vaksinat e para:

“Të dashur miq!

Edi Rama po përpiqet të luftojë me armët tona.

Në përpjekje për të siguruar vaksinën, ai ka marrë vetëm 500 mijë doza nga kompania Pfizzer, të cilat janë rrugës.

Ndërkohë ka siguruar dhe rreht 1000 copë dhuratë nga një shtet perëndimor.

Ka dy ditë që shqiptarët u çmendën të mësojnë se nga kanë ardh ato 1000 copë, po ai nuk e tregon.

Arsyetimi i tij është se nuk ka punë populli me këto 1000 copë, se këto janë për mjekët dhe mjekët e dinë vetë se ç’bëjnë.

Kjo është një hile. Edi Rama pasi dështoi të sigurojë 3 milionë vaksina menjëherë, tani po përpiqet të ngjallë mosbesim, që shqiptarët të mos e kërkojnë më vaksinën.

Prej dje, kur ai nuk tregoi shtetin që i ka dhuruar vaksinën, vetëm në LSI, sipas një sondazhi, 90 për qind e anëtarëve nuk duan ta bëjnë vaksinën, se kanë dyshime.

Kjo tregon se ai e bën qëllimisht këtë gjë, që të rritet numri i atyre që nuk e duan vaksinën dhe ai të shpëtojë nga importi i tyre.

Pra është një lojë diabolike. Ai po përdor anëtarët e partisë sonë, që kanë dyshime se vaksina është një çip, dhe po ua shton dyshimet atyre, me qëllim që ata të mos e pranojnë vaksinën.

Në fund të kësaj fushate, Rama tenton të dalë si hero, që do t’u lutet shqiptarëve të bëjnë vaksinën, por ata nuk do duan ta bëjnë.

Ky është plani i tij real, ndaj nuk e tregon se nga ka ardhur vaksina.

Kujdes se po na vjedh elektoratin!”

2 komente në “Bilushi i Metës zbulon pse mbahet sekret nga Rama nga ka ardhur vaksina”

  1. Kujtim says:

    Shume mire Mero qe po tallesh.
    Te lumte, ti pa lesh e tallesh,po te ishe me lesh si to beje me lesheline(LSI)?

  2. bob says:

    Shkrim bajat.Nuk eshte niveli i Meros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje