Derbi i kryeqytetit, rikthimi i Juves dhe krahasimi Pioli-Conte: Rrëfehet Capello

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Fabio Capello, është rikthyer të flasë për kampionatin italinan.

Në një intervistë për “Radio Rai”, ai komenton rikthimin e Juventusit tek fitoret si dhe bën një krahasim mes Piolit dhe Contes.

Gjithashtu, 74-vjeçari jep dhe një opinion në prag të derbit mes Romës dhe Lazios, ku shikon romakët më favorit.

DERBI I KRYEQYTETIT – “Roma duket më e përgatitur, por duelet në derbi janë gjithmonë të veçanta. Më pëlqen mënyra se si luajnë romakët, këtë gjë e kam thënë prej kohësh.

Kundër Interit ata u fikën për 25 minuta, por luajtën sërish shumë mirë në 20 minutat e fundit të takimit. Lazio bëri shumë mirë gjithashtu, por atyre u mungojnë disa lojtarë kryesorë dhe kjo mund të bëjë ndryshimin”.

RIKTHIMI I JUVENTUSIT – “Mund të them se ata po kthenen, po rigjejnë identitetin e tyre. Kanë më pak probleme se sa në fillimin e sezonit. 

Më duket se skuadra e ka kuptuar se çfarë kërkon Andrea Pirlo. Bardhezinjtë janë sigurisht kandidatë për titull, por këtë vit shikoj më shumë Interin favorit”.

PIOLI DHE CONTE – “Secili trajner ka karakteristikat e tij. Te Milani Pioli ka krijuar një ekip të rid he argëtues, i cili humbi me Juventusin, por me mungesat që kishte mund të quhet si fitore. Ndërsa Interi ka shumë lojtarë të mirë dhe Conte duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

IBRAHIMOVIC DHE LUKAKU – “Të dy janë mirë. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Sigurisht që ata duhet të vlerësohen dhe nga shokët e ekipit.

Edhe kur nuk janë në ditën e tyrë më të mirë sërish ata e tregojnë se janë  në fushë dhe këtë nuk e bëjnë të gjithë lojtarët”, përfundon Capello.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *