Endri Çekiçi rrëfen aventurën e re dhe zbulon të ardhmen e Albi Dokës

Mesfushori i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi pranoi se e kishte pritur gjatë golin e parë në superligën turke me fanellën e Ankaraguçu.

Në një lidhje me skype për emisionin “Sport Magazine” me gazetarin, Altin Sulçe, Çekiçi foli për ambientin në Turqi si dhe objektivat sezonal.

Çekiçi: Tani ndjehem më mirë, jam ambjentuar me ligën, me qytetin, me klubin, shpresoj që në vazhdim të bëj akoma më mirë.
 
Goditjet e dënimit janë të preferuarat e mia. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe ta kem nisur mirë. Pas çdo stërvitje qëndroj 20-30 minuta për të tu stërvitur vetëm për goditjet e dënimit.

Gjithashtu Çekiçi zbuloi se mbrojtësi i djathtë Albi Doka, i cili luan në Kroaci tek Gorica, do të transferohet në Superligën turke, pasi ka disa oferta dhe menaxheri i tij ka nisur negociatat.

Çekiçi: Jam shumë i afërt me menaxherin e tij Mentor Stafa dhe mesa di Albi ka disa oferta nga Turqia.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *